Stubb pret Metën : Mbështetje për liberalizimin e vizave
Faqja 1 e 1

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, qëndroi për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të tij finlandez, Alexander Stubb, ku ky i fundit ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë dhe progresin e arritur prej saj, duke siguruar mbështetjen e plotë të Finlandës për integrimin evropian të Shqipërisë si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
“Ne e mbështesim fuqimisht zgjerimin e BE dhe ndaj është e rëndësishme që të ecim përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, që patjetër kërkon vazhdimësinë e reformave. Ky proces po ecën në drejtimin e duhur”, u shpreh Stubb.
Duke nënvizuar domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Finlandës, z. Meta u shpreh se “kjo vizitë përkon me hyrjen në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, energjisë, bujqësisë, mjedisit dhe turizmit”.
Gjithashtu dy homologët biseduan edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbi të ardhmen e tij evropiane si dhe mbi çështje të tjera të zhvillimeve globale. Në këtë kuadër, Stubb shprehu vlerësimin e Finlandës për rolin tepër konstruktiv të Shqipërisë ne rajon.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Hyseni kërkon përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave
» Hoxhaj kërkon mbështetje nga V4
» Rama, mbështetje të rinjve
» Vizat, mbeshtetje nga Greqia
» Franca i ofron mbeshtetje Greqise
» Hoxhaj kërkon mbështetje nga V4
» Rama, mbështetje të rinjve
» Vizat, mbeshtetje nga Greqia
» Franca i ofron mbeshtetje Greqise
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi