Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

2 posters

Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:10

https://www.youtube.com/watch?v=QZLrwQsIXX0

Rruga e jetës deri në 80 vjetor !


Është kënaqësi të rrëfesh historinë e kaluar të një personi, si Ramazan Bajrami, i njohur me nofkën Komandant Askeri, pjesmarrës i luftës që u zhvillua më 2001 ndërmjet UÇK dhe pushtetit shtypës në Maqedoni!

Ai me një buzëqeshje të pret, dhe është i gatshëm deri në flijim se:

- Për shqiptarët dhe lirinë e tyre jap gjithçka !


I tillë është plaku i palodhur ! I lindur më 1928 në fshatin Arangjell të Kërçovës, ndër të parët në atë, kohë arriti ta kryej tetëvjeçaren ! Dhe sot, me peshën e viteve, i pret agimet me dëshirë se mirëqenia dhe liria do të ngjadhnjejë!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga WebMaster Sat 18 Apr 2009 - 3:18

TRIBUNIT TË LIRISË
I kushtohet plakut
Ramazan Bajrami
Komandant Askeri


E
Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!

Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!

E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!

Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!

Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!

Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!

Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!

Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!

E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!

Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!

Ca në shtigje t’ Anadollit,
ca në Amerikë,
Në çdo skaj të Evropës
i shitën për kafshatën,
Pas shpine u ranë
t’i bëjnë pik’ e pesë
në burgje i mbyllën
ta përjetojnë mandatën!

I vranë, i shanë,
në emër të fajsisë,
përse flisnin shqip,
përse ishin shqiptarë
i quajtën ballistë,
irredentistë, terroristë,
- kaurro shkinia
me të vetit zagarë!

Për këtë xhaka Xan
vuante e rënkonte
për këtë xhaka Xan
rrinte në mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarëve
duhej të shpëtonte,
- shqiptarin e prisnin
të tjera agime!

T’i bashkohet Trungut,
dhe këngës dhe gjakut,
se një dorë gjakatare
u kish bërë kufi,
nuk durohen kaurrët
që në prag të oxhakut
karakurvëlloheshin
me shpirtin lubi!

Ndaj u nis në mal
- Kalorësi i Lirisë
me armët në dorë
e shkruan historinë!
- Kjo tokë! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!

Është e të parëve tanë
- Tokë Arbërore,
më kot Qorr Gligorët
i turren si hijena,
shkofshin në theqafje,
deri më një u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite të paqena!

Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballëpërballë në luftë
deri më një do të vdesim,
kopilat e shkinave
në prag s’i durojmë
tirani e vjedhje
përditë të na shesin!

Do të luftojmë pa ndal
deri në pavarësi !
Së bashku t’jetojmë
në tokën e Arbërisë !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhë
mori në shënjestër
tiranët e makokaurrisë!

Ndaj në vargje
s’thuhet gjithë lavdia
as heshtja
që kthehet në jehonë,
por, vargjet shërbejnë
që jetëgjatësia
të bëhet rrezedritë
për jetën tonë!

Po! Si xhaka Xan
- për sfidën : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerë për Arbëri!
Stërnipi i Skenderbeut,
i Mefailëve të Zajazit
që shekujve u hapën
kaptinën histori!


Sa e madhe është
ajo kështjellë e ndërgjegjes!
Të vegjël mbesin ata
që e robërojnë !
Edhe përse djegin fshatra
vrasin gra e fëmijë ,
se thyejnë këtë popull,
as nuk e frigojnë!

As idealin e lirisë
kurrë s’ia ndalin,
më kot turren xhindët,
dallkaukë e spiunë!
Kjo tokë ka lindur
e do të rrisë viganë lirie
Askerë si xhaka Xan
që bëhen Tribunë...!

Nuk e mposhtin djallëzitë
as pazari për robëri,
Nuk e heshtin kërcënimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisë
Në çdo kohë përballet
- për pavarësi , agime…

Ndaj me pëllambë mbi sy
e mat Arbërinë
nga perëndimi në lindje ,
nga jugu në veri!
Eh!Klith Askeri :
-për gjithë atë Tërësi,
që shkon vërdallë
Nga pushtuesit e zi !

Për atë Askeri
Rrin në mendime !
Një rrudhë e thellë
mbi ballë i ka dalë ,
- S’i lëshoj kurrë armët !,
- thotë Komandanti i Lirisë!
- Nuk ka mashtrim
që mund t’më ndalë !

Se nuk ulen armët
për robëri të re
Robëri që sjell
pjella integriste ,
Kam qenë nga lindja
në robëri të thellë
Por kurrë n’pajtim
me shtrigat komuniste!

Edhe tash e ngris
Zërin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mëkatarë të këtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanë shndërruar dhe !
Ndaj mbetëm pa liri ,
mbetëm pa Atdhe !

Më kot Ju çirreni
se bëni integrimin !
Ne jemi të ndarë ,
Jemi në robëri,
Asgjë s’është bërë
me kopalla të tilla
Vetëm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !

Si të mbesin trimat
që ranë në luftë,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa të tjerë
Dëshmorë që dhanë jetën
Sërish mbi ta
të çirret tirani!

Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bë jehonë !
Çdo ditë oshëtin
në ndërgjegjen e fjetur ,
Të ecet rrugës së Ditës Sonë…!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:35

PERIUDHAT E JETËS

Fëmijëria e Komandant Askerit ka mbetur peng në kujtesën e tij!

Dëshira për t'u shkolluar ishte e madhe.Por, kushtet dhe rrethanat e pengonin atë. Dhe plaku mjekërrbardhë, klith për të vijuar rrëfimin:

- U binda se pas mbarimit të tetëvjeçares, me sukses të shkëlqyshëm, duhej patjetër të vë janxhikun në krah! U bëra bari ! E pas ca vjetëve, e kapa plugun në dorë dhe lëvroja arat për të siguruar kafshatën për familjen ! Se ajo priste prej meje!

Babai i thyer nga lëngata , më ftoj e më tha : Ja ! Ti do ta udhëheqish shtëpinë! Kujdesu të ecish përpara. Kujdesu për vëllezërit, motrat...! Për...! Se unë...

__________________
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:37

Ftesa e për në ushtri më trokiti në moshën njëzetvjeç! Postjeri më thirri dhe ma dorëzoj teskeren ! U nënshkrova në dorëzim kartolinën se e pranova atë ftesë ! Dhe rashë në mendime të një kryefamiljari që duhej patjetër të largohesha dy vjet !
Ku do të mbeste shtëpia, familja ! Nëna, motrat, vëllezërit ? E babai i shtrirë në shtratin e lëngatës ! Por, ushtria ishte ushtri ! Dhe s'kishte kthim, urdhëri i saj !
Njëditë, vazhdonte rrëfimin Askeri, mblodha në strajcën e ushtrisë gjësendet që duheshin dhe u përshëndeta ! Nëna, mbeti duar lidh dhe me lot në sy ! Vetëm klithma e saj më oshtinte :

- Shëndosh t'më kthehesh bir !


Në kthinën e parë, ku fshatin e mbulonte kodra , mbërtheva mallin dhe kujtimet atje larg - larg në Bileqë të Bosnës. Atje ishte caktuar prej të mëdhenjve, dhe kush e thyente atë urdhër ! Patjetër, sipas tij do të zbatoheshin detyrat ku mësohehej talimi ushtarak !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:38

Nëpër dekadën e varfërisë u end Ramazan Bajrami , togeri që flaku gradat e ushtrisë jugosllave ! Si bujk i lidhi stinët për ta kaluar vitin. Megjithatë kurrë nuk ra pishman nga vendimi për largim nga jeta ushtarake !

- Ma mirë pa grada se sa të zbatoj urdhërat e atyre që për çdo mëngjes kërkojnë të qëndrosh '' mirno !", duke u ngritur lart në shtyllë, të valojë flamuri i robërisë së shqiptarëve , me himnin që ndillte kob dhe krijonte mallkime kundër lirisë së kombeve të lidhura në federatë.

Gjithë këto pëshpëritje i ripërsëriste Ramazani, bujku i ri, nëpër arat e mbjellura me grurë, por , që, kurrë s'ia arriti të mbushë hambarët ! Se :

- duhej tatimi për shtetin,
- duhej për rojën e pyllit, se shkopin e drurëve se sillje nga mali,
- duhej për mjekët , që pa ua mbushur xhepin , kurrë s'vije në rend të kontrolloje shtypjen, e kurrësesi të shërohesh !
- duhej, eh!, çka s'duhej për shqiptarin të përmbushte obligimet e shtetit të ngritur mbi haraçin , dhunën dhe robërinë.

Por, ishin të dhënat ''nën dorë '' instrumenti dhe mundësia që të shpëtonte nga procedurat e organeve shtetërore, se po të të merrnin në sy, ta siguronin vendjetimin në shtëpinë e ferrit , në Idrizovë, Gradishkë dhe Goli Otok !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:39

Përditë e ma pak mundësi për të mbijetuar me të mirat që i krijonte bujqësia !

Ndaj, Ramazan Bajrami, si shumë vendas të tjerë iu bashkua varganit të gjatë të mërgimtarëve !

- Sërish u nisa për ta kërkuar kafshatën në tokën e huaj ! Shumë ma larg se Bileqja e Bosnës ! Larg në Gjermani ! Në Duseldorf !

- Kush e di ! Me ëndje desha të arrijë atje ! Edhe pse një grumbull fëmijësh dhe gruaja më mbesnin në fshat ! Por, u nisa ! Sepse Gjermanisë, ia kisha ndëgjuar qëndrimet! Edhe përshtypjet e Legjendarëve të Kërçovës, për Gjermaninë , i dija ! Ata e përkrahën Mefailin e Madh dhe çetën e tij të mbajë flamurin me shkabë deri më 1948 !

- Mbase kishim qenë miq në luftë e do të ishim miq edhe në punë. Se në vendlindje ishte vështirë të punësohej shqiptarë ! Përkundër gjithë organizatave shtetërore që nuk kishin lanë sllav pa punësuar. Bile, në Termoelektranën e sotme, të atëherëshmen minierë, përditë sillnin nga lindja punëtorë. U jepnin edhe banesa. Edhe egejca sillnin! Edhe çekosllovakë ! Vetëm për shqiptarët dyerët e punësimit ishin të mbyllura ! Mos flasim për minierën e hekurit në Tajmishtë ! Gjithë Sërbia u punësua !

Prandaj një kënaqësi ndjeja kur u nisa për në Gjermani ! Sepse me gjermanë isha shoqëruar gjatë luftës, kur Mefaili udhëhiqte. Dhe ai, erdhi në vizitë e mbajti një takim në shtëpinë tonë atëherë. Ishte i shoqëruar me tre gjermanë që më mbetën në kujtime, si njerëz të dashur e të fortë !

Ndaj, nga kujtimi i tillë, me ëndje u nisa shtigjeve të mërgimit, atje në Duseldorf të Gjermanisë !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:41

Rrethana të ndryshme krijuan agimet e mërgimit!
Përditë e ma tepër e kuptoja se gjendja jonë kërkonte ndryshime !

Duke bluar mendimet për çdo çast atje në mërgim vetëm , malli më mbyste për gjithë shqiptarët nga Plava e Gusia e deri në Pollog Pellagoni! Kosova plagë që se kapërdija dot !

Me zhvendosjen nga Duseldorfi në Dortmund sikur isha në Kërçovë. Aty ishin mbledhur gjithë shqiptarët e asaj ane.

Një ditë befas takova tre kosovarë! Shkëmbyem gjatë mendimet. Dhe lam takimin e radhës pas një jave. Arriti dhe ajo dhe dola te klubi ku mblidheshim. Edhe ata erdhën. I shoqëronin edhe të tjerë.

- Ja ky është ai gazetari që e braktisi Televizionin e Prishtinës !, ma prezentuan. Ky është Jusuf Gërvalla !

Kishim biseduar për të. Ndaj i gëzuar se takohesha , iu afrova dhe e përqafova sërish! Ai buzëqeshte dhe heshtëte !

Ua kam dëgjuar zërin po nuk u kisha parë kurrë ! Të të kemi mixhës, i thash!

Prisja ta marrë fjalën e ta zgjasë. Dhe ne të heshtnim ! Por, ai dëgjonte me kujdes dhe me heshtje duke lëkundur kokën i buzëqeshur , na lexonte mendimet , dhe na dëgjonte fjalët që dilnin edhe pakuptim!

Por, nuk e prishte nurin!

- Cilin mister tragjik mbulonte ai njeri ? Më bëhet mua plakut se ai i kishte mbledhur gjithë hallet e kombit! Dhe, kushedi, në cilin variantë deshi t'i shpalojë?!

Si u përballon të gjithave ?, pëshpërita në ndarje, duke lanë takimin tjetër për ditën e shtunë që vinte pas një jave...
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:43

Pas punës së rëndë në baushtellë, një pasdite Lexoja Zërin e Kosovës !

Kush e di për të satën herë më shkonte mendja vërdallë! Zemra më pikonte vrer e kraharori më nxirrte vullkane tek lexoja për vrasjet, burgosjen e djemëve që studionin në Prishtinë !

Pas gjithë kësaj gjendjeje parafytyroja Jusufin !

- Pa tjetër t'i tregoj ! Kjo nuk durohet ! Procesi duhet të shpejtojë ! Vargonjt e robërisë së federatës arrinin kulmin e tiranisë! Janë ata që vranë e prenë qysh më 1940 e këndej !

Dhe më dilnin fytyrat e dëshmorve që ranë ! Luftëtarët e Mefailit ! Mes tyre dhe tre dëshmorë të familjes ! E nënat që u mbetën derisa ishin gjallë me të zeza manifestuan dhembjen ! Po, nuk u mbajtë asnjë ditë apo çast ku do të rikujtoheshin !

Nuk mundet ! Ne jemi në robëri, sikur më dilte jehona nga thellësia e tokës.

Nuk e dija çka të them. Zëri i Kosovës, apelonte :

- Të ndihmojmë vëllezërit tanë gjithkah, dhe ata në Kosovën e robëruar ...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 18 Apr 2009 - 3:48

U MBAJTË PROTESTA : Liri per Komandant Askerin !
Në prani te qindra qytetarëve, të cilët edhe nënshkruanin Peticion, në Sheshin e Kërçovës u mbajtë protesta me moton 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Hangediri Për Komandant Askerin , në perkrahje të gjithë Bashkësive Lokale, organizatave joqeveritare,Levizjes Ndryshe dhe qytetarëve shqiptarë! Në emër të familjarëve për këtë protestë u falnderua Driton Adili, i cili kerkoj nga organet e pushtetit lirimin e plakut tetëdhjetëvjecarë Ramazan Bajrami - Komandant Askeri.Ndërsa letrën drejtuar organeve të pushtetit dhe shqiptarëve e lexoj Ferit Ramadani i cili nër të tjera theksoj:
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami Empty Re: 80 Vjetori I Komandant Askerit - Ramazan Bajrami

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi