Panasonic Lumix G2 e G10
Faqja 1 e 1
Panasonic Lumix G2 e G10
Para paraqitjes së planifikuar zyrtare Panasonic ka publikuar të dhënat e plota në faqet zyrtare të internetit për dy fotoaparatet e radhës nga seria e modeleve Micro Four Thirds. Bëhet fjalë për fotoaparatet Lumix G2 i G10.
Të dy fotoaparatet do të vijnë me sensorë të rezolucionit 12 megapiksela, ekrane rrotulluese prej 3 inçësh dhe mundësinë e incizimit të video materialeve me 720p.
Risi në këto modele është ekrani i ndjeshëm në prekje, derisa në modelin G2 risi është mundësia e incizimit të videove H.264 me 60 fps. Ndjeshmëria në dy modelet shkon deri në ISO 6.400, gjersa në ofertë do të jetë edhe një mikrofon shtesë si dhe blici. Mbështetja për kartelat e memories SDXC vjen në mënyrë standarde në modelin G10, mirëpo kjo nuk është vërtetuar edhe për modelin G2.
Pritet që Panasonic do t’i paraqes këto fotoaparate së shpejti, kur do të bëhen të ditura edhe çmimet e dalja në shitje.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi