Një vështrim ‘smokey’
2 posters
Faqja 1 e 1
Një vështrim ‘smokey’
Ke disa kohë që po kërkon një teknikë për të trukuar sytë, një teknikë që fsheh defektet e vogla dhe që të jep një pamje sensuale dhe të thellë njëkohësisht? Ja ku po jua tregojmë ne, dhe më e bukura është që ky trukim realizohet shumë shpejt.
Përgatiti: Laura Dreshaj
Bëhet fjalë për Smokey Eyes, domethënë sy të hijëzuar, një teknikë shumë në modë dhe që nga pasarelat ka kaluar tek ne.
Çfarë ju nevojitet për realizuar makijazhin?
Një laps i zi, një kajal (kozmetikë në formë brumi që aplikohet mbi qepallat e lëvizshme), dy hijezues për bazën, një ngjyrë kafe dhe një ngjyrë gri, më pas një hijezues sysh ngjyrë floriri ose argjendi për prekjen finale. Mos harroni rimelin e zi.
Hap pas hapi si të veproni
• Vijëzo sytë duke kaluar nga baza e qerpikëve të sipërm dhe të poshtëm me një laps të zi, dhe më pas grimo me ndihmën e një peneli ose me ndihmën e gishtit.
• Fikso vijën e bërë me laps me ndihmën e hijezuesit kafe. Më pas grimo drejt qerpikëve duke e përzierë me hijezuesin gri.
• Grimoje edhe pjesën e qerpikëve të poshtëm me hijezuesit kafe dhe gri të përzierë bashkë.
• Për një efekt magjepsës, me më shumë ndriçim dhe shkëlqim mund të përdorësh dy hijezues me ngjyrë kumbulle dhe/ ose një blu të errët.
• Shumë i rëndësishëm është rimeli. Kaloje me një lëvizje zig-zag (që të kapni dhe qerpikët më të shkurtër) vetëm tek baza e qerpikëve. Bëj edhe syrin tjetër dhe pastaj rikthehu tek i pari: filloni nga baza duke u drejtuar për lart nga maja e qerpikëve.
• Në fund kaloni kajal-in dhe për të krijuar një pikë drite poshtë qerpikëve apliko një hijezues ngjyrë floriri ose argjendi, një ngjyrë shumë në modë këtë vit.
‘Top 10’ vështrimet ‘smokey’
Katherine Heigl
Eva Longoria
Fergie
Keira Knightley
Scarlett Johansson
Jessica Alba
Natalie Portman
Alicia Keys
Beyonce

Vizitor- Vizitor
Re: Një vështrim ‘smokey’
sa e bukur qe eshte kjo Fergie ta heq trurin me then te drejten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Një vështrim ‘smokey’
me pelqen shume ne fakt ky efekti ,,, do me pelqente shume ta beja nje here por jo vete se nuk di dhe aq mire,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Shqipëria – Vështrim i përgjithshëm
» Nje veshtrim tjeter i poezise shqipe
» Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi