Mozilla shtyn përdoruesit e saj të përditësojnë shfletuesin
Faqja 1 e 1
Mozilla shtyn përdoruesit e saj të përditësojnë shfletuesin
Qëkur se është paraqitur në muajin janar të këtij viti, Firefox në versionin 3.6 deri më tani është shkarkuar nga më se 100 milionë përdorues, së paku nëse mund t’u besohet pohimeve zyrtare. Megjithatë, një numër i caktuar i përdoruesve ka mbajtur versionet më të vjetra të shfletuesit, gjë të cilën tabori i Mozillas po tenton ta ndryshojë.
Përdoruesit të cilët deri më tani nuk kanë përditësuar shfletuesit e vet me versionin 3.6 Mozilla duke filluar prej kësaj jave do t’ua tërheq vërejtjen me anë të dritareje pop-up. Nëse shfletuesi “e ndjen” se nuk ka aktivitet të përdoruesit në kompjuter gjatë 60 sekondash, ai do të nis automatikisht dritaren përkatëse pop-up.
Përdoruesve do t’u ofrohet që të përditësojnë shfletuesin e tyre menjëherë, të shtyjnë vendimin e tyre për përditësim për 24 orë dhe të refuzojnë përditësimin. Me përzgjedhjen e opsionit “No, thanks” përdoruesit do të mund të përditësojnë Firefoxin me anë të përzgjedhësit përkatës dhe opsionit “Check for Updates”.
Nëse jeni përdorues i Firefoxit, atëherë i bashkohemi këshillës së Mozillas që menjëherë të përditësoni shfletuesin tuaj.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Mozilla lancon browserin e ri Firefox 3.6
» Koncepti i ri Mozilla Seabird Mobile Phone dhe(Video)
» Cfare na shtyn te bejme dashuri ?
» Cfare na shtyn te bejme seks?
» Google, Facebook, dhe Mozilla kundër senatit amerikan për mbrojtjen e Internetit!
» Koncepti i ri Mozilla Seabird Mobile Phone dhe(Video)
» Cfare na shtyn te bejme dashuri ?
» Cfare na shtyn te bejme seks?
» Google, Facebook, dhe Mozilla kundër senatit amerikan për mbrojtjen e Internetit!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi