Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kutitë, PD: Në Komisionin e Venecias. PS: S`pranojmë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kutitë, PD: Në Komisionin e Venecias. PS: S`pranojmë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kutitë, PD: Në Komisionin e Venecias. PS: S`pranojmë

Shko poshtë

Kutitë, PD: Në Komisionin e Venecias. PS: S`pranojmë Empty Kutitë, PD: Në Komisionin e Venecias. PS: S`pranojmë

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 8:21

TIRANE – Pak ditë para shqyrtimit në Parlament të propozimeve të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve me anë të hapjes së kutive, deputetja Vasilika Hysi ka paralajmëruar se opozita nuk do të pranojë atë që po përpiqet të bëjë Partia Demokratike, duke përgatitur propozime që kërkojnë ta çojnë çështjen në Komisionin e Venecias.
Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e PS Vasilika Hysi, i ka bërë thirrje sot maxhorancës të pranojë propozimet e opozitës, pasi ato janë kushtetuese.
Vasilika Hysi, ka thënë se kërkesa e PS është kushtetuese dhe për pasojë Partia Demokratike duhet ta pranojë atë.
Deputetja socialiste Vasilika Hysi, ka shtuar më tej se “nuk do të ketë tërheqje të opozitës nga hetimi përmes hapjes së kutive”.
Deputetja e PS, i parapriu kështu veprimit të pritshëm të Partisë Demokratike e cila të hënën përflitet se do të paraqesë amendamente që kërkojnë kalojnë vendimin për hetim te zgjedhjeve në Komisionin e Venecias.
“Ky propozim i maxhorances i përfshirë në amendamentet e demokratëve për draftin për komisionet hetimore, thjesht do të zvarrisë krizën. Zgjidhja duhet të vijë brenda 18 marsit, ashtu sic kërkoi dhe Pierre Mirel, por nga institucionet shqiptare”, tha deputetja socialiste.
Ajo shtoi se instrumentat ligjorë duhet të jenë në Shqipëri, ka ardhur koha që të mos kërkohet gjithnjë ndihma e institucioneve ndërkombëtare.
“Asistenca ndërkombëtare është e nevojshme atëherë kur gjërat nuk janë të qarta, por në momentet kur gjërat janë të qarta, e zeza është e shkruar mbi të bardhë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shprehin qartë rolin e komisionit hetimor parlamentar, raportin e këtij komisioni me prokurorinë dhe Gjykatën mendoj se nuk është e nevojshme që të shkojë përsëri cështja në Komisionin e Venecias, sepse kjo është një zvarritje, kjo është për ta mbajtur krizën politike të gjatë”, nënvizoi deputetja Vasilika Hysi.
Ajo pranoi se nëse “paraqiten amendime, ne do ti marrim, do ti studiojmë, por uroj dhe shpresoj që maxhoranca e ka kuptuar drejt mesazhin edhe të opozites, por dhe pardje të zotit Mirel, që tashmë hapi nga PS është hedhur dhe i bie barra Parlamentit, dhe kur thuhet Parlamentit, edhe maxhorancës, dhe theksoj dhe kryetaren e Parlamentit për ta zgjidhur këtë krizë politike”.
Drejtori për Zgjerimin i KE-së, Pierre Mirel kërkoi pak ditë më parë në Tiranë, zgjidhjen e krizës politike brenda datës 18 mars 2010.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi