Në rrugë… sprovat
Faqja 1 e 1
Në rrugë… sprovat
Kushdo që jeton, përballet patjetër me shenjat e ndalimit. Kjo jetë është me valë të llojllojta me të cilat përballet njeriu. Këto pengesa janë shenja korrigjuese dhe reformuese.
I Lartësuari Allah na thotë: “Mjaft shembuj të ngjashëm patën përballë kombet që kanë kaluar përpara jush. Udhëtoni pra nëpër botë dhe shihni fundin e atyre që mohuan. Ky (Kur’an) është fjalë e qartë për njerëzimin, udhëheqje dhe këshillë për të devotshmit. Kështu pra, as mos u ligështoni, as mos u dëshpëroni dhe do të jeni fitimtarë, në qoftë se me të vërtetë jeni besimtarë. Nëse ju prek ndonjë plagë, të jeni të sigurt se e njëjta plagë ka prekur edhe të tjerët. Kështu janë edhe ditët (të mira dhe jo aq të mira), të cilat Ne ua çojmë njerëzve me radhë, që Allahu të mund t’i provojë ata që besojnë dhe që Ai të mund të marrë shehida nga mesi juaj. Dhe Allahu nuk i do zullumqarët. Dhe që Allahu të mund t’i pastrojë besimtarët dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët. A mos mendoni se do të hyni në Xhenet, përpara se Allahu t’i sprovojë ata të cilët luftuan nga mesi juaj si edhe t’i sprovojë ata që janë të durueshëm? ” (Ali Imran 137-142)
Këto ajete tregojnë se Allahu i Lartësuar bën ndërrimin e ditëve në njerëz (në epërsi apo humbje), duke testuar gjendjet e tyre. E gjithë kjo ndodh për arsyen e ngritjes së dëshmisë mbi robërit (e Allahut), se kush e meriton Xhenetin dhe kush nuk e meriton. Shtegtuesit për tek Allahu korrigjohen, por: “Allahu nuk do t’i lërë besimtarët në këtë gjendje që janë tash, por derisa Ai të veçojë të ligën nga e mira dhe as nuk do t’ju zbulojë juve sekretet e Gajbit (e të fshehtës), por Allahu zgjedh nga të Dërguarit e Tij atë që Ai dëshiron. Besoni pra në Allahun dhe në të Dërguarit e Tij. Dhe në qoftë se besoni dhe e keni frikë Allahun, atëherë për ju do të ketë shpërblim të madh.” (Ali Imran 179).
Të nderuar vëllezër!
Është me rëndësi të bëhet dallimi mes begatisë, dënimit dhe sprovës. Po ashtu, (të bëhet dallimi) mes dhuntisë dhe fatkeqësisë, si dhe mes vështirësisë dhe lirisë.
Gjatë rrugës për të arritur deri tek Allahu, besimtari duhet patjetër të dallojë begatinë dhe sprovën. Kështu që dy vetë mund ta zotërojnë një dhunti, por për njërin është begati, ndërsa për tjetrin është sprovë.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë.” (Bekare 19).
Fjala “shi i rreptë” është “uji” që gjallëron tokën, por në të njëjtën kohë (shiu) përcillet edhe “me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë.”
“Ata i rrasin gishtërinjtë në veshë për të mos dëgjuar ushtimën tmerruese (këtë e bëjnë) nga frika e vdekjes.” (Bekare 19)
Dijetarët thanë: Ky ngjasim i ujit i përshkruar nga Allahu i Lartësuar në Kur’an është shiu i stuhishëm që është për besimtarët. Thotë i Lartësuari: “Ne të shpallëm Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërimi.” (Isra 82)
Pa dyshim që njeriu furnizohet me pasuri dhe ai mendon që kjo është begati, por kjo pasuri për të është sprovë. Mund që njeriu të fitojë një pozitë (detyrë) dhe tek të tjerët kjo llogaritet si privilegj, ndërsa për vetë personin është fatkeqësi. Nxënia e Kur’anit është argument për besimtarin, por mund të jetë edhe argument kundër tij.
Dijetarët kanë thënë: “nëse e sheh që Allahu po i jep njeriut përkundër mëkateve të tij, dije se për të do të jetë ndëshkimi dalëngadalë.” I bën mëkat Allahut, Ai ia shton të mirat, dhuntitë, bereqetin etj. Atëherë, padyshim që do ta kaplojë dënimi. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk e dinë. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” (Kalem 44-45)
Allahu i Lartësuar u jep afat zullumqarëve, kjo është prej ligjeve të Tij, por kur t’i kaplojë dënimi, asnjë nga të padrejtët nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të Krijuesit Fuqiplotë.
I nderuari vëlla!
Mos u gëzo kur të shtohen të mirat, kur ti i bën mëkat Krijuesin tënd.
Bëhu prej atyre që e dallojnë dhuntinë nga sprova, kështu që: “Mos të dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë.” (Hadid 23)
Gruaja e Sa’d b. Amir Xhumehiut thotë: Një ditë më zgjoi nga gjumi zëri i lartë i burrit tim duke thënë: Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje!
Ndërsa ai në dorë kishte disa para dhe i shtynte me dorë si të ish ndonjë akrep. I thashë: Pse po vepron kështu! Më tha: “Më ka hyrë brenda (në zemër) dynjaja, do të ma lëndojë fenë.”
Po, i nderuari vëlla!
Duhet patjetër të kesh mençuri dhe ta dallosh atë që të bën dobi prej asaj që të dëmton ahiretin. Kur Allahu i Lartësuar të ka dhuruar të mira dhe ti i ke shfrytëzuar në kënaqësinë e tij, atëherë kjo është begati, por nëse i ke shfrytëzuar në mëkate, atëherë këto të mira janë sprovë dhe ndëshkim. Allahu të ka dhuruar pasuri, por ajo a të ka ofruar afër Allahut apo të ka larguar prej Tij.
Mendo o vëlla!
Çdo herë në jetën tënde shiko në të mirat e Allahut dhe shih ku e ke hedhur këmbën, të mësosh se ku je. A je në rrugën e drejtë apo i humbur në rrugica? Edhe një herë, dalloje begatinë prej sprovës, dhuntinë prej ndëshkimit!

Similar topics
» Një rrugë e mbështjellë
» Trimi në rrugë (Video)
» Kosovarët kremtojnë në rrugë
» Të përgjysmojmë aksidentet në rrugë
» Kujdes! Të dehurit në rrugë
» Trimi në rrugë (Video)
» Kosovarët kremtojnë në rrugë
» Të përgjysmojmë aksidentet në rrugë
» Kujdes! Të dehurit në rrugë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi