Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bosch: Kriza nuk u zgjidh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bosch: Kriza nuk u zgjidh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bosch: Kriza nuk u zgjidh

Shko poshtë

Bosch: Kriza nuk u zgjidh Empty Bosch: Kriza nuk u zgjidh

Mesazh nga Vizitor Mon 22 Mar 2010 - 5:50

Bosch: Kriza nuk u zgjidh Bosch-osbeNdërkombëtaret shprehen të zhgenjyer dhe deklarojne se votimi në kuvend nuk e zgjidhi krizen politike në vend.(UPDATE)

Pas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Europian, Kukan një ditë më parë, se fundi edhe diplomatët e huaj në Tiranë kanë përdorur një fjalor të fortë. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosh deklaroi se seanca e së premtes në kuvend ishte një zhgenjim i madh dhe nuk ndihmoi në zgjidhjen e krizes. Sipas Bosch, komisioni i ngritur në menyrë të njëanshme eshte i padobishëm dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës.

Deklarata e Bosch:

"Sic mund ta imagjinoni, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Ju e dini që javën e shkuar u bëra thirrje të dy palëve për të arritur një kompromis. Dhe kompromis do të thotë që ta dëgjonin njërit-tjetrin. Parlamenti është vendi ku negociohet një kompromis dhe ajo që pamë ishte që të dy palët përsëritën këndvështrimet e tyre pa mbarim, pa fund. Dhe nuk pati debat, vetëm deklarime dhe kjo ishte pikërisht ajo nuk donim të ndodhte. Kjo pikërisht gjëja më negative që mund të mendohet. Pra kjo nuk qe aspak e dobishme, shpresoj që kjo të mos jetë fundi i tërë cështjes, ashtu sic thashë të enjten kompromis do të thotë që të dy palët të leshojne dicka nga vetja, te bejne leshime. Asnjehere nuk arrin plotesisht ate qe do dhe tani cdokush rifillon me pikat e veta dhe kjo sigurisht nuk është e pranueshme dhe ne na duhet te vazhdojme te vazhdojme, me shpresen qe dyert nuk jane krejtesisht te mbyllura, por sigurisht që nuk është aspak pozitive ajo që ndodhi javën e shkuar.
Ka vetëm një rrugë dhe një zgjidhje duhet gjetur. Thamë gjithashtu mjaft qartë javën e shkuar, në cdo rast unë nuk përfaqësoj Bashkimin Europian, por u tha mjaft qartë gjithashtu nga përfaqësuesit e BE-së, se një zgjidhje duhet gjetur dhe per sa kohe askush nuk leviz nga qendrimi i vet, zgjidhja nuk ka per t`u gjendur. Pra për të dyja palët, për të dyja palët, duhet që të gjejnë një zgjidhje dhe tani asgjë nuk ka ndodhur ‘de facto’.

Mund të zgjidhjet me cfarëdo mënyre, nuk kam asnjë ide për këtë, të dyja palët duhet të gjejnë një rrugëzgjidhje, nuk po them cfarë zgjidhje duhet të jetë, por sigurisht nuk duhet që njëra palë nuk heq dore nga e saja dhe tjetra po ashtu, kompromisi është që të ecet së bashku dhe kjo është e sigurt që nuk ndodhi javën e shkuar. Dhe ishte shumë negative, shumë zhgënjyese dhe shpresoj që ky të mos jetë fundi. Dhe besoj, sikurse thashë të enjten, besoj që ky nuk do të jetë fundi sepse ka vetëm një rrugëzgjidhje dhe ky është kompromisi.

Duhet të ishte një komision me mbështetjen e të dyja palëve. Nëse bëhet fjalë për një kompromis, të dyja palët duhet të jenë dakort. Nëse vetëm njëra palë ëshët dakort, atëherë kjo nuk është shumë e dobishme. Të dyja palët duhet të bien dakort me atë që do të bëhet. Nëse vetëm njëra palë është dakort, kjo është de facto sikur të mos kesh asgjë."
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi