Ora më e saktë e botës - gabon një sekondë në 200 milion vjet
2 posters
Faqja 1 e 1
Ora më e saktë e botës - gabon një sekondë në 200 milion vjet
Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin Boulder, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë, kanë krijuar një orë e cila gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Kjo është dy herë më e saktë se ora matëse zyrtare e përdorur në Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në saktësinë e orës zyrtare botërore.
Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.
Por me ritmin të shpejtë që lëviz bota sot, për shumë procese duhet më shumë saktësi. Në një laborator në Universitetin e Kolorados, profesori i fizikës, Xhun Ji thotë se ora eksperimentale e ekipit të tij mund të bëhet një nga orët më të mira. Kjo për arsye se ajo rreh miliona herë më shpejt se një orë e vjetër.
Është më e saktë edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve të Bashkuara, një orë e sofistikuar atomike që gabon me një sekondë në 80 milion vjet. Zoti Ji thoyë se ora e re është me shumë se dy herë e saktë sepse ajo punon me rrahje më të shpejta. “Parimi i përgjithshëm është se kur prodhon një orë, duhet që lëkundja bazë të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur, gjë që të krijon mundësinë për të gjetur shumë më shpejt gabimet.”
Sa e shpejtë është një dridhje? Një orë e vjetër bën tik-tak një herë në sekondë. Orët më ekzakte që janë sot në përdorim numërojnë rrahjen natyrale brenda një atomi që vjen nga luhatjet e energjisë me miliarda herë në sekondë. Fizikani Andru Ludlou, i cili është duke punuar me Xhun Ji, thotë se ora e re e ekipit të tij gjithashtu varet nga një atom. “Atomi, që zëvendëson pendulin e një ore të vjetër, lëviz para-mbrapa dhe duke numëruar lëvizjet ashtu siç ndodhin, në atë mënyrë kontrollon dhe kohën. Në të njejtën mënyrë, atomi ka një frekuencë lëkundjeje natyrale. Ne po mundohemi të numërojmë këto dridhje, për të parë se si po përparon atomi dhe që në fund të fundit është orë.”
Zoti Ludlou thotë se ajo që ndryshon në orën e re është se si ajo numëron lëkundjet. Një nga orët më ekzakte në ditët e sotme është ora standarte amerikane në Insitutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Boulder. Ajo punon nëpërmjet shpërthimeve radioaktive të mikrovalëve për të bërë numërimin.
Por, ndërsa këto mikrovalë lëvizin me një shpejtësi të jashtëzakonëshme, ato humbasin shumë rrahje. Zoti Ludlou thotë se ora e re eksperimentale përdor diçka që lëviz edhe më shpejt dhe që kap më shumë rrahje: rrezen lazer.
Për të përdorur këtë orë me precizion super të lartë duhen një numër i jashtëzakonshëm pajisjesh. Në laborator janë katër tavolina, secila në madhësinë e një kamioni të vogël, të mbuluara me tela, pompa vakumi, lazër, pasqyra, kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotë se kjo është diçka e pritshme. “Nuk do ta vëmë që nesër në dorë, natyrisht.”
Por, komjuterat e parë në botë zinin një dhomë të tërë dhe sot disa pajisje komjuterike mund të vihen në kyçin e dorës. Kështu, zoti Ludlou thotë se orët më të sakta do të përmirësojnë sistemin e komunikimit pa kabllo dhe sitemet satelitore në anijet kozmike që do të shërbejë për zbulimin e botëve të tjera.
__________________

Re: Ora më e saktë e botës - gabon një sekondë në 200 milion vjet
e pra,ankohem un per oren time
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zbulimi: Zjarri u përdor nga njeriu, 1 milion vjet më parë
» Gjen thesarin e vjetër 4 mijë vjet, me vlerë 1.5 milion euro
» Gabon Juve
» Parkingu 1 milion dollarësh
» Guzhina per ju ,dhe a dini te gatuani....?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi