Kukës, mungesa e fondeve ndal ndërtimin e ujësjellësit
Faqja 1 e 1

Ndërpriten punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Kukësit, që synon të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin brenda dy viteve.
Nga burime të bashkisë mësohet se tenderi është zhvilluar që në pjesën e parë të vitit 2009, por punimet kanë nisur në muajin tetor dhe kanë vijuar deri disa javë më parë kur siç mësohet, janë ndërprerë për mungesë financimi.
Ndërprerja e punimeve
Drejtori i ujësjellësit të Kukësit shprehet se punimet në vepër u ndërprenë për pak kohë për shkak të motit dhe se ato kanë rifilluar. “Specialistët po punojnë për hapjen e kanaleve dhe kjo është ndër fazat e para të projektit”, tha drejtori Rasim Shehu.
Ndërkohë që kryetari i bashkisë nga ana e vet pranoi se tani për tani punimet janë ndërprerë, por shtoi se: “në ditët në vijim pritet të akordohet fondi i duhur nga Ministria e Financave dhe çdo gjë do të rifillojë si më parë”.
Kreu i bashkisë, Hasan Halilaj, ka sqaruar se firma kishte sjellë në terren tubacionet e ujit dhe pritej vetëm dërgimi i fondeve për të nisur fazën e rëndësishme të hapjes së kanaleve dhe vendosjes së tubave.
Ndërkohë, burime të afërta me firmën zbatuese thonë se kriza financiare është shkaku kryesor i ndërprerjes së punimeve, pasi firma nuk mund të kryejë çdo gjë me burimet e veta. “Thjesht shpresojmë që kriza të mos zgjatë shumë”, thotë një nëpunës.
Furnizimi me ujë
Ndërmarrja anonime e ujësjellësit në Kukës ndodhet në vështirësi të plotë, pothuajse në falimentim. Ndërmarrja nuk ka mundur të vjellë faturat për ujin e konsumuar nga banorët. Burime të kësaj ndërmarrjeje tregojnë se në vitin e fundit janë vjelë vetëm 20% e faturave, duke e vënë në dilemë funksionimin e vetë administratës së ujësjellësit.
“Nuk kemi lekë as për pagat, le më për investime”, tha një nëpunës. Edhe bashkia është sensibilizuar nga kjo gjendje, madje drejtues të pushtetit vendor u kanë bërë thirrje konsumatorëve që ta paguajnë ujin e pijshëm. Një familjeje i takon të paguajë 600 lekë në muaj, mundësi që realisht e kanë shumica e banorëve.
Ndaj kësaj ndërmarrjeje që nuk ka qenë në gjendje t’u sigurojë ujë të pijshëm në stinën e verës dhe as në atë të dimrit, konsumatorët kanë qenë indiferentë.
“Nuk më vjen uji në katin e pestë, kam prishur edhe tarracën duke vendosur depozitë dhe prapë më është dashur të blej pompë për ta mbushur”, tha një banor i lagjes 3, duke shtuar se veç ujit, kishte problem tavanin e shtëpisë që pikonte pas prishjes së tarracës nga depozitat e ujit.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë ka fajësuar për gjendjen e krijuar administratën e ujësjellësit, duke e cilësuar si të paaftë dhe neglizhente. Por ai u ka premtuar banorëve se gjithsesi do t’u sigurojë ujë 24 në 24 orë.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Rrashbull, plagoset punonjësi i ujësjellësit
» Avaria, riparim provizor i linjës së Ujësjellësit
» Cfare mendoni per ndertimin e Metrove ne Shqiperi dhe Kosove??
» Ndal bote,dua te zbres...
» Kukës, vritet një 45 vjeçar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi