City rrëmben pozitën e katërt
Faqja 1 e 1
City rrëmben pozitën e katërt
Manchester City është ‘ulur’ në pozitën e katërt të Ligës Premier falë fitores së lartë prej 6-1 në fushë të Burnleyt.
‘Qytetarët’ shënuan pesë gola në pjesën e parë, tre prej të cilëve në shtatë minutat e para të takimit. Emmanuel Adebayor hapi rezultatin në minutën e katërt të ndeshjes, ndërsa një minutë më pas Craig Bellamy e dyfishoi atë. Pas edhe dy minutash tjera, Carlos Tevez shënoi golin e tretë të takimit (7’).
Pjesa e parë solli edhe dy gola, së pari Patrick Vieira çoi Cityn në avantazh të katërfishtë në minutën e 20-të dhe në fund të pjesës së parë Adebayor shënoi golin e tij të dytë dhe të pestin për ekipin mysafir.
Pjesa e dytë filloi duke premtuar gola, me Vincent Kompany që shënoi golin e gjashtë të Cityt në minutën e 58-të. Megjithatë pjesa tjetër e ndeshje solli vetëm edhe një gol, që ishte edhe i nderit për vendasit, i shënuar nga Steven Fletcher (71’).
Tre pikët e reja e ngrenë Cityn në pozitën e katërt të tabelës me 59 pikë, një më shumë se Tottenhami që më herët u mposht nga Sunderlandi me rezultat 3-1.
Similar topics
» Serie A: Intensifikohet lufta për pozitën e katërt
» Arrestohen tre të dyshuar për keqpërodrim me pozitën
» Crouch tash kërkon pozitën e tretë
» Cmendim keni për pozitën e femrës në shoqërinë tonë??
» Jolie “rrëmben” djalin e saj nga Vietnami
» Arrestohen tre të dyshuar për keqpërodrim me pozitën
» Crouch tash kërkon pozitën e tretë
» Cmendim keni për pozitën e femrës në shoqërinë tonë??
» Jolie “rrëmben” djalin e saj nga Vietnami
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi