Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Chelsea rimerr kreun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Chelsea rimerr kreun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Chelsea rimerr kreun

Shko poshtë

Chelsea rimerr kreun Empty Chelsea rimerr kreun

Mesazh nga Binni Sat 3 Apr 2010 - 8:54

Chelsea rimerr kreun F.0403153831841_m

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, është mposhtur me rezultat 2-1 në Old Trafford nga rivali i drejtpërdrejtë për titull, Chelsea.

Blutë kontrolluan ndeshjen në pjesën më të madhe dhe patëm raste më të mira shënimi se Djajtë e Kuq, që ishin në mungesë të golashënuesit kryesor, Wayne Rooney.

Chelsea kaloi në epërsi të merituar që në pjesë të parë me anë të Joe Cole. Një depërtim i mirë nga ana e Florent Malouda dhe një asistim i tij nga e majta u dërgua në rrjetën e portierin Edvin van der Sar nga Cole pas 20 minutash lojë.

Pavarësisht rasteve, rezultati nuk ndryshoi deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes kur blutë e dyfishuan epërsinë me anë të një goli nga pozita jashtë loje, i shënuar nga Didier Drogba (79’).

Chelsea rimerr kreun Didierdrogba300-Reuters

Por nuk vonoi shumë dhe vendasit ngushtuan epërsinë me anë të një goli të shënuar nga i riu italian Federico Macheda. Pas një harkimi të Nanit dhe dëbimi nga portieri Peter Cech, topi goditet në gjoksin e Macheda dhe duke prekur edhe dorën e lojtarit përfundon në rrjetën e mysafirëve (81’).

Chelsea rimerr kreun Manunited340-Reuters

Dimitar Berbatov pati një rast të barazojë rezultatin në minutat shtesë, por bullgari e keqpërdori atë, siç bëri edhe në disa raste më herët.

Me tre pikët e sotme Chelsea pozicionohet në krye të tabelës me 74 pikë, dy më shumë se United që zbret në pozitën e dytë. Kandidati tjetër për titull, Arsenali, tash mbetet gjashtë pikë prapa kreut (68), por ka rastin ta ngushtojë në tre, kur më vonë pret në Emirates ekipin Wolves. /
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi