Kelmendi nuk pranon asnjë ofertë nga Sejdiu
Faqja 1 e 1

Ish-ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, ka thënë të hënën se nuk do të pranojë asnjë ofertë që mund t’i vije nga lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Një burim brenda Presidencës ka thënë për të përditshmen “Epoka e re” se presidenti Sejdiu është duke e shikuar mundësinë që ish-ministren Kelmendi ta afrojë afër vetes në kabinetin e Presidencës në postin e këshilltares.
“Nekibe Kelmendi dhe Alush Gashi kanë qenë të afërt me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Qëllimi i presidentit Sejdiu është që njërën nga themeluesit e LDK-së, në këtë rast Nekibe Kelmendin, ta angazhojë në Presidencë si këshilltare”, ka thënë ky burim.
Megjithatë, ish-ministrja Kelmendi e ka hedhur poshtë këtë mundësi. “Jo, kjo ofertë është konflikt interesi. Unë kam thënë shprehimisht se asnjë ofertë nuk do të pranoj, as të shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, as anëtare e komisioneve parlamentare. Do të jem deputete e thjeshtë, pasi të tillë më ka votuar populli i Kosovës”, ka thënë Kelmendi në një prononcim për këtë të përditshme.
Kelmendi ka thënë se, edhe pse është shkarkuar nga posti i ministres, nuk ndjehet e zhgënjyer pasi që – siç u shpreh ajo – “ndihem mirë që jam deputete e Kuvendit të Kosovës me votat e qytetarëve”. Ajo ka thënë se afër vetes ka zërin e popullit. “40.000 vota m’i kanë dhënë qytetarët Kosovës. Jam shumë e kënaqur që me votat e popullit sot jam deputete në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi. /

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Chelsea me ofertë për Riberyn
» Vdiq deputetja Nekibe Kelmendi
» Celsea ofertë befasuese për Paton
» City, ofertë 110 milionë për Pique
» Poezi nga Naim Kelmendi
» Vdiq deputetja Nekibe Kelmendi
» Celsea ofertë befasuese për Paton
» City, ofertë 110 milionë për Pique
» Poezi nga Naim Kelmendi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi