Lutaj, PS: Emrat e dhunuesve të kreut socialist në Mallakastër
Faqja 1 e 1
Lutaj, PS: Emrat e dhunuesve të kreut socialist në Mallakastër
/* */
“Sot, në një reagim të shëmtuar e primitiv të Partisë Demokratike ndaj protestës së banorëve të komunës Fratar, Kryetari i Partisë Socialiste për Mallakastrën Pajtim Ismaili është kërcënuar e më pas goditur nga Besnik Murati dhe Gentian Dervishi, të dy këta njerëz të nxitur nga kryetarja e komunës Fratar, Sabire Hoxha”, deklaroi deputeti i Fierit Pirro Lutaj.
Kjo zonjë, vijoi ai, dhe militantët e Partisë Demokratike pasi dështuan dje në përpjekjet e tyre për të prishur me dhunë protestën e Partisë Socialiste në Fratar, e pasi dështuan të trembin banorët me kërcënime primitive për ndërprerjen e asistencës sociale, sot kaluan në dhunë të hapur ndaj kryetarit të rrethit. “Aktualisht këto momente që po flas strukturat e Partisë Socialiste në Mallakastër e Fier ndodhen në ambientet e komisariatit te policisë Mallakastrës, në mbështetje të kolegut të tyre i cili po kryen denoncimin përkatës. Në emër të Partisë Socialiste, i kërkoj policisë që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar e vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtij akti criminal”, theksoi Lutaj.
Ai këmbënguli se dhunimi i kryetarit të PS për rrethin e Mallakastrës nuk është më një rast i vecuar e sporadik. “Pak kohë më parë, pre e kësaj dhune qeveritare u bë një mbështetës i PS në fshatin Ruzhdie. Pak kohë më parë deputetit të Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Deda iu vendos një mjet eksploziv nën makinë, ndërkohë që mbetet ende e pazbardhur vrasja e kolegut e mikut tonë të ndjerë Fatmir Xhindi. Fakti që në asnjë rast, Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk janë distancuar nga këto akte që nuk kanë vend në një demokraci, fakti që këto sulme janë nxitur nga zyrtarë lokalë e partiakë të partisë në pushtet, flasin qartë se këtu bëhet fjalë për një fushatë dhune e kërcënimesh që po ushtrohet nga partia e Sali Berishës kundër opozitës shqiptare”, nënvizoi Lutaj
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kukës, shpërthim në banesën e kreut të qarkut
» Sekuestrohen pronat e ish kreut të sindikatave,Valer Xheka
» Mallakastër, vriten dhe digjen në banesë bashkëshortët
» Mallakastër, ujësjellësi shton sasinë e klorit
» Djemte e mallakastres - Mallakaster nene te kemi [2013]
» Sekuestrohen pronat e ish kreut të sindikatave,Valer Xheka
» Mallakastër, vriten dhe digjen në banesë bashkëshortët
» Mallakastër, ujësjellësi shton sasinë e klorit
» Djemte e mallakastres - Mallakaster nene te kemi [2013]
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi