Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

2 posters

Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:39

Kombi si nocion politik u përhap në mbarë Evropën Lindore, si edhe në Shqipëri në shek. XIX. Nën ndikimin e ideve të iluminizmit dhe romanticizmit, si edhe të zhvillimeve të politikës ndërkombëtare në atë kohë, disa intelektualë të këtyre vendeve filluan të flisnin dhe shkruanin për kombin. Te shqiptarët, bartësit e parë të tij ishin intelektualët në kontakt me idetë nacionaliste evropiane, si Naum Veqilharxhi, Zef Jubani apo Jeronim de Rada. Këta ishin pararendësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Misioni që morën përsipër rilindësit në planin kulturor ishte pikërisht përhapja dhe ngulitja e përfytyrimit kombëtar në etninë shqiptare.

Kombi si nocion politik u përhap në mbarë Evropën Lindore, si edhe në Shqipëri në shek. XIX. Nën ndikimin e ideve të iluminizmit dhe romanticizmit, si edhe të zhvillimeve të politikës ndërkombëtare në atë kohë, disa intelektualë të këtyre vendeve filluan të flisnin dhe shkruanin për kombin. Te shqiptarët, bartësit e parë të tij ishin intelektualët në kontakt me idetë nacionaliste evropiane, si Naum Veqilharxhi, Zef Jubani apo Jeronim de Rada. Këta ishin pararendësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Misioni që morën përsipër rilindësit në planin kulturor ishte pikërisht përhapja dhe ngulitja e përfytyrimit kombëtar në etninë shqiptare. Ky mision bie në sy, sidomos në tekstet e figurës qendrore të Rilindjes, poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Vepra e tij ngërthen në vetvete elemente të kulturës, politikës e pedagogjisë dhe është e tëra në shërbim të idealit kombëtar. Kjo është vënë në dukje nga studiues të ndryshëm dhe ja si shkruan për këtë Eqrem Çabej: “Naimi është para së gjithash edukator. Poeti qëndron pas patriotit. Idealet artistike ia sakrifikoi kryesisht përpjekjes nacionale-politike…Sepse veprat e tij më fort se qëllimit artistik, i shërbejnë një qëllimi etik. Këtij qëllimi, që të bashkojë kombin e tij, ta lartësojë këtë në pikëpamje morale dhe kulturore, poeti ia mbërriti”. Një shikim i përmbledhur i përfytyrimit naimian të kombin shqiptar është i dobishëm tani në fillim të shekullit të ri, kur janë intensifikuar përpjekjet kombëtare të shqiptarëve në shtetet ballkanike. Në mënyrë që këto përpjekje të mos kryhen të veçuara nga njëra-tjetra dhe që të mos largohen nga tipari i tyre kombëtar, siç po ndodh tani me përpjekjet për themelimin e një “kombi” kosovar, veprimtarët e tyre duhet të udhëhiqen nga përfytyrimi i një kombi të njësuar shqiptar. Kjo do të thotë se duhen rimarrë në shqyrtim tekstet e rilindësve, në radhë të parë ato të Naimit.





Përfytyrimi i kombit shqiptar



Udhëtimin tonë në tekstet e Naimit e nisim me poemën “Dituritë”. Poeti pasi përmend krijimin e diellit, yjeve, tokës kontinenteve, kafshëve etj., hidhet te ndarja e njerëzimit në disa raca, apo “farë”, siç i quan ai. Raca e bardhë, sipas tij, ndahet në kombe, disa prej të cilëve janë përzierë edhe me raca të tjera. Pjesë e racës së bardhë ishin edhe pellazgët, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët. Në krijime të tjera Naimi përsërit mendimin që kombi shqiptar, është një bashkësi njerëzore që ka të përbashkët lidhjen gjenetike (gjakun), kulturën, gjuhën, besën te Perëndia, si edhe ardhmërinë. Kështu, p.sh. te poema “Parajsa” ai shkruan: “Gjithë ç’jemi Shqipëtarë/ jemi një fis e një farë,/ kemi të tërë një shpresë,/ një gjak, një gjuhë, një besë”.

Megjithëse prejardhja është një ndër tiparet e kombit shqiptar në përfytyrimin naimian, ai më shumë thekson gjuhën e përbashkët. Ai e bën këtë për arsye se gjuha shqipe ishte dalluesi kryesor kulturor i shqiptarëve nga joshqiptarët, ndërsa tiparet fizike nuk i dallonin ata prej fqinjëve. Tek “E këndimit çunave këndonjëtoreja II”, Naimi shkruan: “Çdo komp ka gjuhën e vet. Gjuha është q’i ndan njerëzit në kombe. Gjithë njerëzitë që flasinë një gjuhë, janë vëllezërë, janë një komp, një zemërë, një vetijë e një zakon dhe një mëmëdhe”. Vënia e bazave të shkrimit të gjuhës shqipe do të pengonte shkombëtarizimin e shqiptarëve prej kulturave të vendeve fqinjë që mbështeteshin nga kishat, aparatet shtetërore, programet e tyre ekspansioniste e shoviniste, si edhe nga politika lëshuese e shtetit osman ndaj trysnive të huaja. Prandaj Naimi i kushtoi rëndësi të veçantë krijimit të gjuhës letrare shqipe, e cila sot nuk mund të mendohet pa ndihmesën e tij. Duke lexuar tekstet e tij, shqiptarët e sotëm e kanë të vështirë ta kuptojnë se shqipja e përdorur prej Naimit, kaq e ngjashme me gjuhën e sotme letrare, duhet t’ju jetë dukur “e re”, madje “e huaj”, brezit të parë të lexuesve.

Në lidhje me pozitën e individit përballë kombit, Naimi shkruan se për individin, qenia pjesëtar i një kombi është një domosdoshmëri, në mënyrë që ai të quhet njeri dhe të marrë pjesë në racën njerëzore. Pra, ndjenja kombëtare duhet të jetë pjesë përbërëse e individualitetit: “Njeriu po s’deshi kombin e tija,/ e mëmëdhenë,/ nuk ka vend nga njerëzia,/ s’do as vetëhenë”. Kombi në kohët moderne zë një vend të rëndësishëm në jetën e individit edhe për arsye ekzistenciale. Në kohën moderne, kur roli i feve fillon e zbehet, individi realizon dëshirën e tij për përmbushje të jetës dhe amshim me dedikimin emocional ndaj kombit e atdheut. Këtë mendim ka dashur të komunikojë Naimi, kur në vjershën “Korça” ka vendosur vargjet: “Se njerëzit gjithë vdesin,/ por jeta s’mbetet e shkretë,/ gjuha, mëmëdheu mbesin/ të patundurë për jetë”.

Përfytyrimi i kombit është domosdoshmërish i lidhur me përfytyrimin e një territori që u ka përkitur paraardhësve dhe gjithashtu i përket edhe atij dhe që emërtohet “atdhe” apo “mëmëdhe”. Në një pjesë të poemës “Bagëti e bujqësi”, Naimi me anë një fluturimi të përfytyruar nëpër të gjitha trojet shqiptare, e përkufizon mëmëdhenë që nga Çamëria e Labëria në jug, ngjitet në Korçë, Kostur, Prilep, Tetovë, Dibër, Gjakovë, Prishtinë e deri në Shkodër e Ulqin. Pra, ai ka përvijuar atdheun e shqiptarëve. Tek teksti mësimor “Istori e Shqipërisë”, Naimi përfshin në atdhe të gjitha trojet që quheshin në atë kohë me emrat Gegëri, Maqedoni e Toskëri; te Istori e Skënderbeut, gjejmë vargjet “Selanik e tatëpjetë/ është vënd’ i Shqipërisë”.

Për botëkuptimin nacionalist shqiptar, identiteti kombëtar zhvillohet si evoluim dhe së fundi kapërcim i identiteteve më të kufizuar, siç janë fisi, krahina dhe feja. Gati kudo në tekstet e Naimit ndeshet kumti që ndarjet fisnore, krahinore dhe fetare nuk duhet t’i përçajnë shqiptarët. Një shembull mund të jepet nga “Fjal’ e përjetshme”: “Jemi një fis’ e një farë,/ por nukë jemi te ndarë,/ gjithë një Perëndi kemi”, dhe më poshtë: “Fet’ e besëtë t’i kemi,/ po të ndarë të mos jemi”. Edhe klerikët shqiptarë e besimeve të ndryshme duhet t’i shërbejnë bashkimit të kombit duke dashur dhe punuar për mëmëdhenë: “Me dritët të Perëndisë/ t’i ndihinë Shqipërisë/ e të ngrenë shqiptarë/ të bëhet si ish më parë”. Në poemën “Parajsa” u bëhet thirrje sidomos priftërinjve ortodoksë shqiptarë që të mos t’i shërbejnë Greqisë, sepse Krishti nuk ka qenë grek dhe Greqia nuk është krijuese e krishterimit. Ndërsa në “Ligj e përjetshme e shqiptarëve” poeti ynë shkruan se “gegë e toskë janë emra vendi e mënyrë të foluri dy vëllezërve, është një, sikur themi shkodran e dibran, e goran e lab e çam, a Hasan, a Perikli, a Dhimosten”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:40

Mitet kombëtare

Mitet janë rrëfime me bazë historike, por të ndërthurura me elemente legjendarë dhe etikë, me anë të të cilave anëtarët e një bashkësie njerëzore krijojnë lidhje të përfytyruara si mes tyre, ashtu edhe me brezat paraardhës dhe gjithashtu nxjerrin mësime apo vizione për të ardhmen e bashkësisë. Miti qëndron përtej së vërtetës dhe gënjeshtrës; që një mit të kryejë rolin e tij, nuk ka rëndësi saktësia historike e lëndës së mitit, por kumti që ai përcjell te bashkësia. Mite të reja krijohen, dhe ato ekzistuese fitojnë peshë apo transformohen, në periudha zhvillimesh të vrullshme historike kur identitetet e deriatëhershme hyjnë në krizë. Në kohë të tilla, mitet janë instrumentalë në lindjen e identiteteve të rinj. Gjysma e dytë e shek. XIX ishte një periudhë e tillë për shqiptarët dhe si rrjedhojë, ishte dhe koha kur u krijuan mitet kombëtare. Naimi është përpjekur të rrënjosë në vetëdijen e shqiptarëve një sërë mitesh kombëtare, që do të paraqiten të grupuar sipas tematikës në: zanafilla, miti i shenjtërisë së territorit, koha e artë, koha e rënies dhe ringritja. Duhet pasur parasysh se kjo ndarje është thjesht analitike, sepse realisht në veprat e Naimit mitet janë të ndërthurur me njëri-tjetrin.

Mitet e zanafillës fiksojnë në kohë dhe hapësirë fillesën e kombit. Kjo fillesë mund të ketë ndodhur në një kohë të pacaktuar historike dhe të jetë aq shumë e mbështjellë me legjendë, sa fakti historik të jetë i pamundur për t’u zbuluar, duke iu referuar vetëm mitit. Naimi dhe të tjerë rilindës pëlqyen mitin e pellazgëve, si origjinë fillestare të kombit shqiptar, për arsyen se ky mit, në sytë e tyre, jo vetëm i paraqiste shqiptarët si më të vjetrit në Evropën Juglindore, por edhe i lidhte ata me qytetërimin perëndimor. Në këtë mënyrë, miti i origjinës pellazge është njëkohësisht edhe mit i “djepit të qytetërimit”.

Mitet e territorit shërbejnë për të lidhur shpirtërisht kombin me atdheun. Ato legjitimojnë pretendimet e kombit për zotërimin e territorit që i përket atij. Disa pjesë të gjeografisë së atdheut, më shpesh male, lumenj dhe qytete, përfytyrohen si më të shenjtë nga pjesa tjetër, për shkak se mund të shënojnë sinorët e atdheut, mund të kenë të bëjnë me besëtytnitë e njerëzve apo mund të lidhen me ngjarje historike. Në kujtesën popullore ose në krijimtarinë nacionaliste këto janë pika referuese për tërë atdheun ose kombin. Në botëkuptimin mitik të Naimit, pika të tilla referimi të kombit shqiptar janë faltorja e pellazgëve në Dodonë, mali i Tomorrit, “ku rininë Perënditë” apo Kruja - “qytet i bekuar”- kryeqendër e Skënderbeut. Ndërsa gjithë poema “Bagëti e bujqësi” i është kushtuar qëllimit të mitizimit të atdheut, duke e paraqitur këtë si një vend të bukur, të begatë dhe me banorë të shëndetshëm, punëtorë e të virtytshëm. Kjo vepër është një himn romantik për atdheun dhe kombin shqiptar. Në të poeti thotë: “Ti, Shqipëri, më ep nderrë, më ep emrin shqipëtar”.

Ka periudha të historisë së një kombi që quhen “kohë e artë”, sepse përfytyrohet që atëherë kombi gëzonte liri, begati, qetësi dhe virtyte. Kjo kohë krahasohet me dekadencën e së tashmes dhe shërben si model për t’u përsëritur në të ardhmen. Për Naimin, koha e artë e Shqipërisë fillon që me pellazgët dhe vazhdon për shumë kohë, deri në ardhjen e turqve në Evropën Juglindore. Me mitin e kohës së artë ndërthuren miti i vlerave luftarake të shqiptarëve dhe ai i mbrojtjes së qytetërimit evropian. Figura historike që citon Naimi si shembuj të cilësive luftarake të shqiptarëve janë Aleksandri, Ptolemenjtë, Pirro, Teuta, Skënderbeu, Qyprillinjtë, Mehmet Aliu, Xhavela, Bubulina, etj. Nga leximi i “Parajsës” del se trimat shqiptarë nuk u munduan vetëm për vete, por edhe për qytetërimin botëror, për lirinë e përparimin e popujve të robëruar: “Aleksandri dha lirinë/ e shpëtoj nga zgjedh Asinë/ i dha nder Shqipërisë,/ mëmës së ti q’i dha sisë,/ përkujdesi njerëzinë,/ dhe pruri qytetërinë,/ bëri udhë e qytete/ pru gëzim në gjithë jetë”.

Koha e artë e shqiptarëve arrin kulmin e saj me bëmat e tyre nën udhëheqjen e Skënderbeut, i cili në veprën e Naimit qëndron mbi gjithë heronjtë e tjerë shqiptarë, aq sa fare mirë figurën e Skënderbeut mund ta quajmë si kryemitin e Naimit. Skënderbeu ishte më i përshtatshëm se të gjithë princat e tjerë shqiptarë për t’u shfrytëzuar prej nacionalistëve të Rilindjes, për shkak të kundërshtimin që i bëri për një kohë të gjatë pushtimit turk, për orvatjet e tij për një shtet të përqendruar shqiptar dhe për shërbimin që pretendohet se i bëri mbrojtjes së qytetërimit perëndimor. Rilindësit shqiptarë, bashkë me ta dhe Naimi, përfytyronin të kryenin me sukses atë që kishte nisur Skënderbeu pesëqind vjet më parë.

Naimi përfytyronte si “kohë të rënies” kombëtare periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë. Sipas tij, kjo periudhë është kohë e rënies prej “kohës së artë”, kur shqiptarët kishin shtetet e tyre të pavarura. Gjatë sundimit osman vërtet që shqiptarët nuk u nënshtruan asnjëherë, por ata duke u dhënë pas ofiqeve, gradave dhe trimërive në luftë, lanë pas dore atdheun e tyre, si edhe kultivimin e gjuhës amtare e nxënien e diturive. Tani kur perandoria po shembej, shqiptarët duhet të dëshmonin para botës se s’ishin komb më pak i vjetër dhe i qytetëruar se fqinjët e tyre, pra e meritonin të bëheshin të pavarur. Për t’u pranuar si të barabartë me kombet e tjerë të Evropës, ata duhet të zgjoheshin dhe të kujtonin kulturën, gjuhën, traditat dhe të parët e tyre. Nevojitej që shqiptarët të njihnin dhe të vëllazëroheshin me njëri-tjetrin dhe të bashkoheshin rreth një qëllimi të përbashkët. Detyrimisht, në veprën e Naimit, miti i rënies ndiqet nga ai i ringritjes.

Mitet e ringritjes i ngjajnë Janusit, zotit të dyerve të romakët, që kishte dy fytyra, njëra prej të cilave shihte para e tjera mbrapa. Kriza kapërcehet nga kombi, duke kërkuar në të kaluarën e tij vlera dhe forca që t’i tregojnë rrugën që duhet të ndjekë në të ardhmen. Momentet e shkëlqimit, heroizmit dhe fitores në histori shërbejnë si modele për t’u përsëritur në kohën tonë. Kjo nuk do të thotë se nacionalistët me anë të miteve të ringritjes rreken të rikthejnë të shkruarën. Përkundrazi, ata përzgjedhin nga e kaluara e kombit ata elemente që nevojiten në kushtet e tanishme. Tradita ndërthuret me elementë të rinj për t’u bërë ballë problemeve të reja. Koha kur jetoi Naimit ishte për Evropën kohë e shndërrimeve të mëdha, ishte kohë e teknologjisë, modernizimit, arsyes, shkencës, diturisë, por ishte edhe kohë e konkurrencës midis shteteve, kohë e kolonializmit dhe e imperializmit. Që të mbijetonte një komb, duhej me doemos të modernizohej. Në proceset e modernizimit ishte e domosdoshme kultivimi i kulturës dhe arsimit kombëtar. Prandaj Naimi te “Gjuha shqipe” bën thirrje që trimëria tradicionale e shqiptarëve të kombinohej me arsyen dhe diturinë sipas nevojave të reja të kohës. E vetme, trimëria nuk bën më dobi: “O burra shqipëtarë/ të marrim dituritë/ se s’është koh’ e parë/ tani lipsetë dritë”. Naimi është kundër çdo lloj mesianizmi për botën, neve na duhet të mendojmë vetëm për vete dhe të përqendrojmë forcat për mbrojtjen dhe begatinë e vendit tonë. Kjo është porosia që u jep shpirti i Skënderbeut shqiptarëve në fund të “Istorisë së Skënderbeut”: “Mos mundohi më për botë,/ këtë marrëzi e lini!/.../përpiquni për Shqipërinë!”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:40

Mësime politike prej Naimit

Leximet sot të veprës së Naimit janë kryesisht i karakterit pedagogjik dhe letraro-gjuhësor. Leximi politik është lënë pas dore, edhe sepse politika shqiptare shumë pak bazohet në traditën e përcjellë nga Rilindja Kombëtare. Elita politike shqiptare shquhet për mungesën e vëmendjes ndaj çështjes kombëtare. Çështja shqiptare është parcelizuar sipas kufijve politikë, ku shndërrohet, sipas rastit, në çështje të të drejtave të njeriut, pakice etnike apo vetëm demagogji partiake. Nëse ndonjëherë ne shqiptarët do të përpiqemi të ndërtojmë një politikë kombëtare, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’u referohemi veprave të rilindësve. Si figura qendrore e Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri ka ç’të na mësojë në këtë drejtim.

Së pari, duhet të rimësojmë përfytyrimin e një kombi dhe atdheu. Shqiptarët kanë nevojë të mësojnë sesi të veprojnë si një komb i vetëm. Pavarësisht prej kufizimeve institucionale brenda të cilëve janë të detyruar të veprojnë, ata duhet të udhëhiqen nga përfytyrimi kombëtar. Së dyti, në kohën tonë, sikurse në atë të Naimit, detyrë kryesore mbetet ruajtja dhe zhvillimi i kulturës sonë kombëtare. Ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare nuk duhet të synojë tërheqjen e turistëve të huaj që të shpenzojnë disa të holla për të provuar “ekzotikën” shqiptare, por, së pari, edukimin e brezit të ri, që të kapërcejë shfaqjet e sotme të inferioritetit kombëtar dhe të ksenocentrizmit. Së treti, politika shqiptare duhet të heqë dorë nga çdo lloj mesianizmi. Shqipëria nuk mund të pretendojë të ndihmojë në përhapjen e demokracisë nëpër botë pa ndërtuar më parë një sistem të qëndrueshëm demokratik për veten e saj: Nexhmedin Spahiu ka të drejtë kur thotë se “Shqipëria duhet të jetë demokratike, por jo dhe të pretendojë të bëhet zëdhënëse e demokracisë botërore, siç ishte dikur zëdhënëse e proletariatit botëror”. Së fundi dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk duhet t’i lëshojë zemra, por të punojnë e të shpresojnë se “Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë!”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:49

Nese nuk prish radhitjen do te sjell kete shkrim per naimin e Madh :

Naim FRASHËRI - OZONI YNË KRIJUES


Ferit RAMADANI


Është dukuri e rrallë të mbesë aq i pranishëm një krijues ashtu siç ishte, është e të jetë i ndërlidhur si Naim Frashëri me sistemin e dijes, me nivelin aktual dhe artistik të veprës së tij letrare! Qyshkur u ndal sërrahuri zemra , e , mendja e tij së krijuari! Një shekull ndarjeje ! Por ai, po aq më shumë e më me forcë troket nëpër damarët dhe mendjen shqiptare!Me një fjalë, po ai Naim, edhe pas një shekulli është aq i pranishëm me substancën e tij krijuese saqë del dhe artikulohet si ozon i domosdoshëm në rrafshin mbarëkombëtarë për të na fal energjinë në aspektin e jetësimit, e për të na ngritur në nivelin intelektual qoftë si krijuesë të domethënieve filozofike, e qoftë si qytetarë të një realiteti praktik civiliues!
Nëse pas vdekjes së krijuesëve gjithmonë ka filluar të bijë harresa, ashtu siç kanë rënë edhe në të gjallë të tyre shumë trajta të tragjedive, për ta përjetuar ata zverdhjen dhe asgjësimin, e, Naim Frashëri edhepse që nga lindja e deri në vdekje të tij ec e përballet me to , tek ai, ka ndodhur e kundërta! Pas vdekjes, përpara një shekulli, fillon rilindja, rijetësimi, përjetësia e tij! Edhepse pa të, shpejt ndjehet mungesa e grahmat e vdekjes së tij janë një jehonë zezone që me trishtim e përjetojnë bashkëkohanikët, veçmas poetët si Çajupi dhe Asdreni , me veprën e tij letrare ai bëhet bashkëkomunikues dhe i përhershëm! Prandaj, të goditur nga ajo ndarje e ftohtë, ata e ndjejnë vetveten me një disponim të ngrysur që edhe në shkrimet poetike e shfaqin si një humbje kombëtare që i ka kthyer njerëzit , fushat, malet, detërat , qiellin , në mjerim! Kështu do të shkruaj Çajupi në vargjet e tij me rastin e vdekjes së Naimit:

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi
moj e mjera Shqipëri ...!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai...

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi,po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.

Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:50

Gjithë kjo dozë pikëllimi në përmasat e Atdheut të robëruar u shfaq pas vdekjes së Naimit!Se siç e thekson edhe Çajupi: Kush do t’ia përkushtonte këngët Atdheut? Kush do t’i dilte zot? Kush do ta deshte aq shumë? Kush do të tretej si qiri...?
Edhe shumë dilema e pyetje lindën nga ajo ndarje e ftohtë! Atdheut do t’i mungonte poeti, që ia ngriti lavdinë! Ai i cili e quajti tokë të perëndive e ku “ shkruhenë në kartë / fjalët e gjuhës së zjarrtë? Kjo ngritje e lëvdatë për shqiptarët bëhet nga malli e dashuria që ndjen Naimi për ata dhe për Atdheun atje larg në mërgim ku u shpërngul të jetojë me trup por, me mendje e shpirt në çdo kohë qëndroi atje! Se:

Shqipëri ti më jep nderë , më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr!


Fal fuqisë së shprehjes artistike të Naimit dhe përkushtimit të tij shpirtrorë , edhe sot po ai virtyt etik e kombëtarë e kthen atë në një profil specifik të kolosit krijues që i ngjan një gurre të përherëshme prej nga buron balsami i dijes dhe i shijes që e rrit , e shëndosh dhe e çliron gjithë
trungun Arbëror! Sdomend, kjo korrespondencë e pashkëputur mes tij dhe pasardhësve në relacion të ndërlidhjeve ka bërë të mundur përballjet për mbijetim , pasi fuqia e shprehjes së tij çdoherë ka pasur mundësi për ta rrezatuar realitetin për atdhedashurinë!
- Në agime të reja ajo ka sfiduar shkëndijat e idesë, dhe
- Në muzgjet tiranike ka përmbushur skamjen dhe mjerimin me shpresa mbijetimi!
Prandaj Naim Frashëri nëpër dekadat e këtij shekulli më shumë është ngazëllyes, njeri krijues që e argumenton unitetin për pavarësi të Atdheut, e mbi të gjitha për ardhmërinë e tij bën profetësi se:

Për Shqipërinë
Ditët e mira paskëtaj vinë,
shkoi errësira!
Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë...
!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:52

Naim Frashëri, ky kolos i Rilindjes Kombëtare, pas një shekulli vdekjeje është reflektuar me natyrën e tij krijuese përherë i gjallë! Prezenca e tij ka qenë në të gjitha zhvillimet e jetës!Edhe aty ku bëhej shkolla! Edhe aty ku derdhej djersa e punës! Edhe aty ku bëhej lufta e pavarësisë!Edhe aty ku bëhej mërgimi! Bile, ai ka qenë , është, e , do të jetë prezent edhe aty ku është robëria! Dhe , me sfidimin e tij profetik do të përballet për të mbërri deri tek agimi i lirisë!Gjithmonë me një bazë të fortë! Ashtu siç ka ditur ta gatuaj idenë edhe kur ishte i gjallë! Ashtu siç e gatoi edhe pas një shekulli vdekjeje! Ashtu siç do ta gatuaj në ardhmëri! Se ai:
-Ua ka falur freskinë gjithë trajtave të vjetruara të Atdheut,
-Ua ka falur mobilizimin gjithë forcave të lirisë,
-Ua ka falur bukurinë gjithë bëmave shqiptare! Që nga “Bagëti e bujqësi” ..., deri tek Historia e Skenderbeut! Ai gjithmonë ka mundur të krijojë kulme filozofike - artistike, që kanë ditur të përballen me gjithë stinët zullumqare që i vërsulen zhvillimit njerëzor! Ai ka ditur të përballet me të gjithë barbarët e perandorive që duan ta bëjnë robërinë në sistemet e jetës! Edhe atëherë kur ai ishte jashtë atdheut : “Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar
që t’u ap pakëzë dritë
natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni!



Qenësia e mendjes së tij i ka vërshuar gjithë fenomenet që dalin dhe bëjnë një analizë, në fakt bëjnë një zgjim të ndërgjegjes kombëtare e cila duhet të niset drejtë rrugës së bashkimit për ta fituar lirinë! Ende nuk ka formula për ta përkufizuar vlerën e domethënies dhe Porosisë së Madhe të Naimit që ai e ka përmbledhur si frekuencë përkushtimi për Atdheun! Prandaj, për Naimin sa është folur e shkruar gjatë këtij shekulli është pak! Studiuesët e tij nga shumë kënde e kanë vlerësuar sfondin e tij të pakufishëm ideor! Natyrisht, edhe sa ka mbetur pa bërë sipas asaj që ai e ka shprehur, ajo,është edhe porosi që e detyron universin mendor e veprues të kombit tonë! Sepse mësimet naimiane të shpiejnë ta ndjeshë edhe atë që nuk e ndjen! Të shohish edhe atë që s’e ke parë! Të pranosh atë që duhet pranuar! Faktikisht ai të fal edhe guximin edhe trimërinë!
Misioni i tij e koncepton shumë drejtë përparimin! Ai në modelin e zhvillimit gjithmonë e ka projektuar tërësinë shqiptare dhe asaj me epitete, simbole, metafora dhe me figura i këndon:
As hidhe gardhë
dhe shpejto pakë,

o dit’ e bardhë ,
dhe jakë, jakë,
se të pres,
nuk vdes!

Jak’, o dit’ e uruar,
që lind nga perëndon!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:54

Nëse këtij artikulimi etik e të bazuar në filozofinë racionale ia bëjmë matjet e përmasës në aspektin e jetësimit, do të kuptojmë profetsinë e këtij shenjtori, se ai ishte në rrjedhat e një saktësimi të përhershëm për orientimin Evropian.Në kohën kur perandoria anadollake kishte mbuluar gjithë dritën e zhvillimit shqiptarë, gjegjësisht prej saj lëngonte Ballkani, ai e kishte të çartë se orientimet nga lindja ose nga drejtime të tjera nuk ishin ato që shpienin tek liria! Vetëm orientimi perëndimor ishte ai! Aty do të kenë mundësi për t’u integruar gjithë popujt dhe lirisht do të mund ta flasin e shkruajnë gjuhë e tyre! Do të mund ta zhvillojnë identitetin e tyre me një nivel të lartë të zhvillimit e të mirëqenies! Po kështu edhe shqiptarët do të shkojnë përpara dhe lirisht do të mund ta përdorin gjuhën që:

Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe’e dlirë,
si gjuhë perëndie!

Është sa nxitëse po aq edhe kundërvënëse ndaj gjithë atyre që shqiptarët dhe shqipen deshën t’i zhbëjnë nga faqja e dheut. Po e kësaj domethënie është gjithë vepra naimiane që tingëllon fort për t’iu kundërvënë modernizmit të kohës që synon ta mbajë shqiptarin dhe gjuhën e tij me statusin e përkufizuar pa dashur t’ua pranojnë se ky popull ka vlera legjendare dhe për të edhe Homeri i madh është shprehur me admirim ! E Naimi do të shkruaj se:

Bota që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazgj u thoshin më parë,
më së fundi shqipëtarë.

Kjo formësi e këtij niveli të zhvilluar, e ka detyruar Naimin të bëhet kundërshtar këmbëngulës kundër Turqisë, dhe i motivuar nga këto dëshmi ai bën hapin nxitës me shkrime drejtë rrugës së çlirimit! Me këtë synim ai edhe në kohën e vet, por edhe brezave ua fal guximin që ta bëjnë kërkesën legjitime e natyrore të hises që e kishin por ua grabitën të huajt që shumë vonë ia behën si bisharë!
Ky zbulim poetik i Naimit që mbetet i përhershëm na e mundëson rrjedhën e qëndresës në analet jetësore. Si i tillë edhe ai edhe niveli i lartë artistik i veprës së tij letrare vijnë e mbesin si urti me shumë elokuencë! Prandaj Naimi sa është i drejtë në shprehje po aq është i vërtetë në fakte! Gjithë kjo ia ka mundësuar atij daljen e përhershme si kult profetik dhe atë:
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje është zgjimi i ndërgjegjes sonë, dhe,
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje ( përjetësie), i del zot idesë dhe synon që ajo të zgjidhet si çështje!
Gjithë kjo pamje e profilizuar në sfondin artistik të Naimit, përmes modelit. linjës, idesë, figurës, stilit, ka edhe mjetin dhe qëllimin. Gjithë vepra e tij ka fituar një përmbajtje në arkitekturën e ngritjes artistike, dhe ka mbetur kryevepra letrare.Ndërsa Naimi në përmasat e
gjeografisë shqiptare, bile deri në skutat më të thella të shtrirjeve të ambienteve shqiptare është një kolos i cili i shërben kauzës kombëtare si ozoni organeve të frymëmarrjes!
Shpalimin e rikujtesës në këtë përvjetor shekullor të vdekjes së Naimit, gjegjësisht shpalimin e domethënieve filozofike të veprës së tij letrare na duhet edhe njëherë ta manifestojmë për ta kuptuar sa më drejtë transhenë e tij qëllimmirë :Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë....!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:55

NAIM FRASHËRI - MONUMENTI I VIRTYTIT DHE VETËFLIJIMIT KOMBËTAR !

Ferit RAMADANI

Të shkruash për Naim Frashërin pas një shekulli vdekjeje, nuk është as shpërthim vrulli që del nga kujtesa, as përfundim i asaj të keqeje që e ka pllakosur kombin duke u ndarë nga poeti, patrioti, humanisti, vetëm fizikisht!
Naim Frashëri është bërë qysh në të gjallë të tij lidhja e përherëshme dhe ka kaluar në pavdekësi për aspektin parimor që e shprehu në krijimin e një niveli letrar artistik, poaq edhe në aktivitetin e zgjidhjes së çështjes shqiptare! Pikërisht për këtë, ai në çdo distancë kohore, edhe në këtë 100 vjetor vdekjeje, është po aq i afërt me ne, dhe vepron në linjën e parë të aktivitetit! Ai është po aq premtues për ditët e ardhmërisë! Është sfiduesi më i saktë që përballet me realitetin që nganjëherë del i rëndë në dëshpërime e në të këqia! Megjithatë, saherë bie zezona mbi Atdheun dhe shqiptarët, gjegjësisht ata i gërryen ligësia dhe përçarja, Naim Frashëri është monumenti i një ngritjeje i cili në shumë aspekte të ndez me dashurinë dhe me parimet e të mirës për ta na rimbledhur bashkimi e për ta rimbajtur në zemër Shqipërinë!
Nga shprehjet poetike të Naimit , shqiptarët e kanë bërë rikthimin e gjendjes shpirtërore! Vargjet e tij, ua kanë shtuar emocionet, dhe ata kanë mbledhur edhe forcën edhe mendjen të veprojnë për interesat e Atdheut! Sepse atij kurrë nuk i ka munguar gatishmëria që t’i përgjigjet dilemës e cila është shtrirë në aspektin propagandistik për ta zhbërë e për ta rrudhur Atdheun e shqiptarëve që ishte Kalaja e enciklopedive për veprimet mbijetuese! Përpara rreziqeve dhe kanosjeve të shpartallimit të Shqipërisë nga interesat e fuqive robëruese, ai doli gjithmonë me një veprim unikat : Për bashkimin dhe pavarësinë! Gjithmonë duke e pasur në kujtesë Heroin Kombëtar të shqiptrëve, Skenderbeun, ai doli me dëshmi - nxitjet, se shqiptarët gjithkah në univers janë të tillë!

“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë
armët e tij kur i pashë
në Belvedere, në Vjenë, -
sikur pashë Skenderbenë”.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:56

Është manifesti i mobilizimit që del e ngrit poemën “Parajsa”, që Naimi ua vë përballë shqiptarëve për qëllime taktike, se vetëm prej të tillëve mund të mbrohet atdheu dhe kombi, ashtu siç u mbrojtë nga Heroi ynë kombëtar! Me këtë dendësi qëndrese, të cilën e ka trashëguar nëpër shekuj shqiptari, ka mundur të mbrohet Atdheu nga egërsia pushtuese për të mbetur bota e qytetëruar e cila edhe për karakterin e të drejtës, të urtisë dhe të vërtetës mbeti Iliri! I prekur thellë në sedër për realitetin praktik dhe pasojat e atdheut të robëruar dhe, shqiptarëve të syrgjynosur, Naimi, bashkë më Abdylin dhe Samiun, dhe me shumë Rilindës të Lidhjes shqiptare, pareshur veproi për ta krijuar Platformën e Zgjimit për Çlirimin Kombëtar!
Nëpër dallgët e përmbytjeve robëruese përmbyllej kaptina e Atdheut , përmbyllej syrgjynosja e shqiptarëve për ta larguar nga zemra e nga shpirti edhe gjakun, edhe shqipen edhe Shqipërinë! Që nga Porta e Lartë e Stambollit e deri tek Tanzimati! Që nga Kuvendi i Berlinit e në Paqën e Versajës, apo, në Shën Stefan, gjendja e Shqipërisë shkonte drejt katandisë! Parafyturimi i rrëmujës dhe rrëmetit, Naimin e prekën në ndjenjat e frymëzimit për t’i shkruar krijimet për dhembjen, mallin dhe dashurinë e Atdheut:

“Mendje merr fushat e malet!Jashtë, jashtë nga qyteti!
Nga brenga, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti!”

Nëpër kohën e kësaj errësire, nëpër gjithë këtë tirani osmane shkuar bizantinëve, Naimi nuk u mposht nga dëshprimi. Ai u ringrit në një kolos që do të derdhë gurrën letrare për të krijuar kryeveprën, poemën Bagëti e Bujqësi, e cila me nivelin e saj artistik, me përmbajtjen dhe tërësinë, simbolin dhe metaforën, hapi horizontin ku hynin dhe gjenin frymëzime për t’u mobilizuar me ndjenjën atdhetare gjithë shqiptarët. Ky patos i brumosur i forcës shprehëse për shqiptarët u bë kushtrimi më i fuqishëm që i nxiti nga Stambolli e deri në Bukuresht ta kërkojnë lirinë! Hovet krijuese të mishëruara me hovet e përhershme shpirtërore të Naimit që i pati në parim e në platformën vepruese të tematikës patriotike, e bënë atë Pris Shpirtëror të shqiptarëve, të cilët e çmuan dhe e admiruan si kombin dhe Atdheun! Sepse, ai ua shpaloi të vërtetat për të cilat duhej këmbëngulur me guxim, ashtu siç ishte edhe poema “Shipëria” se:

“Bota , që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazg ‘ u thoshin më parë,
më së fundi shqiptarë...
Mos durofsh, i madhi zot,
të jetë në zgjedhë sot!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:56

Poema “Shqipëria” është sa entuziazmuese, poaq edhe dokumentuese, për shqiptarët!Ajo është e një qenësie faktike e cila, që nga krijimi ka përjetuar goditjet e perandorive të ndryshme, të cilat, ende e godasin dhe padrejtësisht vazhdojnë t’ia mohojnë edhe gjenezën , edhe gjakun, edhe gjuhën, ashtu siç u përpoqën t’ia ndryshojnë gjeografinë, që pastaj, në hapësirën e saj të kultivohej çdo farë e fe në damin e shqiptarëve!
Naim Frashëri , del si monument për t’ua zbardh të vërtetën shqiptarëve që të mbesin gjithmonë krenar dhe të ndjejnë dashuri për atdheun! Del edhe si parandalues këmbëngulës kundër gjithë atyre që i kanë pretendimet robëruese ndaj kombit! Mbase, i bindur edhe në fuqinë e “I madhi zot”, se nuk do t’i duronte padrejtësitë e tilla të mbetjes së Shqipërisë nën zgjedhë! Është sa e domosdoshme po aq e nevojshme të theksohet në kohën tonë, se Naim Frashëri edhe sot e paskëtaj është Mësuesi ynë i madh i cili na ndërlidh me temat që u ka rënë misteri, megjithatë ai i bën të dashura, dhe brezat që vijnë i detyron të ndjehen krenarë! Sepse:

Pa shihni ç’ gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe e dlirë,
si gjuhë perëndie!

Në realitet, kush nuk do t’i përkasë cilësisë së tillë?! Kush nuk do të përpiqej ta flasë atë pos djajve të cilët me çdokusht u përpoçën ta fshijnë nga autoktonia e saj me aneks administratat barbare! Megjithatë, meç ishte e cilësuar si e tillë nga Naim Frashëri - monumenti i virtytit dhe vetëflijimit kombëtar, ajo përkundër gjithë tendencave të perandorëve, bashkë me shqiptarët në çdo skaj të botës përjeton një zhvillim karakteristik! Në këtë proces të zhvillimit është edhe Lëvizja për liri kombëtare! Ajo i ka marrë nuancat e një përbetimi të përhershëm të shqiptarëve të cilët që nga lindja e deri në vdekje e mbajnë si amanet dhe gjatë gjithë jetës së tyre përpiqen ta sëndërtojnë:

“ Shqipëri ti më jep nderë, më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:57

te lumte ARTI jan gjera qe ne duhet nganjehere ti kujtojme
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:57

Gjithë kjo jehonë e ndërgjegjes sonë kombëtare nuk është vënë kurrë në binarët e mohimit të vlerave të të tjerëve! Për ato, Naimi gjithmonë ka pasur respekt dhe ka ofruar bashkëpunim! Ai në kuptimin e këtij krijimi ka ringritur shpjegimin i cili hyn në misionin e ndriçimit për rreshtimin e drejtë dhe përcaktimin e plotë të Atdheut, kombit dhe gjuhës së tij, pa të cilat as që do të bëhej trashëgimia, as kultura, as trimëria! Me një fjalë, historia do ta ndjenjte mungesën për ta shkruar efektin e të ngjarave që mbeten epope të papërsëritura! Ashtu siç mbeten unikate edhe krijimet artistike të Naim Frashërit për vetëflijimin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët:

Do të tretem , të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë Empty Re: Ti, Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtarë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi