Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria

Shko poshtë

Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria Empty Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria

Mesazh nga Vizitor Mon 26 Apr 2010 - 1:50

Vizat, Bosnja më mirë se Shqipëria BevizatNdërsa presin me padurim liberalizimin e vizave, dy vendet e prapambetura të rajonit në këtë proçes, Shqipëria dhe Bosnja, janë kategorizuar ndryshe në performancën e tyre nga Komisioni Europian.


Formulimi "duket se vendi plotëson kriteret" përbën notën më të lartë që dëshmon përmbushjen e njërit apo tjetrit bllok të udhërrëfyesit.
Ashtu siç ishte përsëritur shpesh herë, Bosnja gëzon dukshëm pozicionin e vendit favorit, pasi me këtë formulim vlerësohen 3 nga 4 blloqet e udhërrëfyesit.
Edhe pse me një lexim të thellë krahasues të dy raporteve vëren se ky vend ka disa mangësi në raport me Shqipërine, vendi ynë notën më të lartë të Komisionit e gëzon vetëm për bllokun e parë, ndërsa Bosnja shënon mangësi vetëm në bllokun e tretë, atë të sigurisë dhe rendit publik. Kjo pritet të shtyjë Komisionin që në rekomandimin e tij për liberalizimin e vizave, të kushtëzojë të dyja vendet me misione të tjera ekspertësh për kriteret e paplotësuara.
Situata politike në Bosnje, por edhe keqardhja për muslimanet boshnjakë si të vetmit të penalizuar nga liberalizimi i vizave me Serbinë, janë disa nga arsyet pse ky vend shihet me përparësi në Bruksel.
Për të shmangur një krizë të thellë në Bosnjë, edhe NATO rendi se fundmi duke i ofruar "Planin e Veprimit për Antarësim", kur dihet se vendi nuk i plotëson të gjitha kushtet për ta merituar.
Politikën e "karotës" synon dhe deklarata e Sarajevës, në takimin e ministrave të Jashtëm në qershor, me lëshimin e mesazhit pozitiv për vizat, përpara zgjedhjeve të vjeshtës në Bosnjë.

Me të gjitha përpjekjet dhe sado i lartë qoftë niveli i përmbushjes së kritereve nga ana e Shqipërise, nje pjesë e mirë e vendeve anëtare mendojnë se falë situatës së krijuar në Bosnje, mund të përfitojë edhe Shqipëria. Ekzistojnë dhe parashikime famëkeqe, sipas të cilave, Bosnjës mund t’i hiqen vizat përpara Shqipërise. Këto zëra që qarkullojnë korridoreve të Brukselit mbështeten edhe tek dallimi i qartë që është bërë nga Komisioni Europian në formulimin e ndryshëm të arritjeve që kanë shënuar të dy vendet.

Megjithëse, skenari me pozitiv për heqjen e vizave për Shqipërine mbetet vjeshta e këtij viti, përmendja e datës 1 janar 2011, nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, por dhe nga vetë autoritetet shqiptare, ushqejnë edhe më tej zërat për diferencimin në këtë proçes, jo vetëm të dy vendeve, por dhe të kohës se kur do të përfitojnë nga heqja e vizave.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi