Siguria dhe privatësia e Google nuk mjaftojnë
Faqja 1 e 1
Siguria dhe privatësia e Google nuk mjaftojnë
Një Universitet Amerikan ka thënë se përkushtimi i Google ndaj privatësisë dhe sigurisë nuk arrin standardet e parapara.
Sipas Information Week, Gmail ka dështuar në një në një testim pranë Davis të Universitetit të Kalifornisë, për programin e 30.000 e-mailave të fakultetit dhe anëtarëve të stafit.
CIO i UC Davis Peter Siegel, drejtori i senatit akademik i IT-së Niels Jensen, dhe drejtori i këshillit të kampusit të IT-së Joe Kiskis thanë se shkolla ka vendosur të ndal programin me Gmail për shkak se anëtarët e fakultetit kanë dyshuar për aftësinë e Google për të mbajtur korrespondencën e tyre private.
Shumë fakultetet “kanë shprehur shqetësime se përkushtimi i kampusit tonë për të mbrojtur privatësinë e komunikimeve të tyre nuk është demonstruar nga Google dhe se masat e duhura të sigurisë nuk janë të vendosura në vendin e duhur në këtë kohë dhe as nuk janë të planifikuara për të ardhmen e afërt”, thuhet në letër.
Google insiston se kontrollet e saja të privatësisë janë adekuate, megjithëse pranon se ka shumë opinione dhe zëra në kampuse.
Raporti i Universitetit të Kalifornisë ka cituar një letër të fundit nga shefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt, nga komisionarët e privatësisë së dhjetë shteteve, duke përfshirë edhe Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, të cilat kanë mbyllur dyert për shtojcën e fundit të Google Buzz në Gmail.
Buzz shton vegla të rrjeteve sociale për të cilat komisionarët thonë se komprometojnë privatësinë e përdoruesit.
Megjithatë Google është shprehur se Buzz nuk ishte pjesë e pakos Gmail nën evaluimin pranë UC Davis.
L!nndy'- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : n'Matiqan
Postime : 160
Gjinia :
Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi : Design
Similar topics
» A do forcohet privatësia në internet?
» Siguria....apo dashuria?!
» Për të joshur një mashkull nuk mjaftojnë vetëm.
» Dhjetë minuta mjaftojnë për seks të përsosur
» Siguria shoqërore, si një nga objektivat e Islamit
» Siguria....apo dashuria?!
» Për të joshur një mashkull nuk mjaftojnë vetëm.
» Dhjetë minuta mjaftojnë për seks të përsosur
» Siguria shoqërore, si një nga objektivat e Islamit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi