Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin, janë dhe do të jenë Shqipëri
Faqja 1 e 1

Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin,
janë dhe do të jenë Shqipëri
Sami Frashëri
“Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët” (Sami
Frashëri) Pas deklarimit të pavarësimit nga Serbia,
rryma e vjetër titiste, filosllave, e përkrahur fuqishëm nga vende dhe
qarqe të njohura kundërshqiptare, ka marrë hyxhym kundër flamurit,
kundër gjuhës dhe kundër çdo gjëje shqiptare. Dikur të veshur me petkun
ideologjik të titizmit dhe patriotizmit jugosllav, ndërsa sot me petkun
ideologjik të “solanomisë” dhe patriotizmit evropian, ky soj i
“shqiptarëve” po përpiqen të na bindin se copëtimi i Shqipërisë dhe i
kombit shqiptar është i përfunduar dhe i përjetshëm!? Shqiptarët e
krahinës shqiptare të Kosovës tashmë, sipas tyre, janë “kosovarë”, gjuha
e tyre është “gegërishtja”, ndërsa “flamuri” i tyre është lecka e
propozuar nga plani i Atisarit dhe e miratuar nga klasa politike kozmopolite dhe kombmohuese e Kosovës. Gjithmonë
sipas tyre, Kosova dhe “kosovarët” tashmë janë vend dhe popull më vete!?
Me vendin dhe shtetin e tyre, Shqipërinë, mund të kenë vetëm
marrëdhënie të fqinjësisë, njësoj si me Serbinë, si me Malin e Zi dhe si
me “Maqedoninë”!? Madje, ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të
jetë më e hapur se ndaj vendit të saj AMË, Shqipërisë! Pastaj, në Kosovë
secili mund të jetë dhe është ai që është (serb, malazez, rom, turk,
hashkali, egjiptian, etj.), vetëm shqiptari nuk mund të jetë SHQIPTAR,
por duhet të bëhet “kosovar”!? Secila nga këto pakica mundet dhe do ta
përdor lirshëm flamurin e saj, përveç shumicës, shqiptarëve (95% e
popullit të Kosovës), të cilët duhet “doemos” të heqin dorë nga flamuri i
tyre dhe ta përvetësojnë si të vetin “flamurin” (leckën) e Atisarit!?
Ky përfundim doli edhe nga një debat në RTK-në kundërshqiptare nga
sahanlëpirsit e tipit Kelmendi, Matoshi e Spahiu. Ndërsa filozofi i
shkretë, Kullashi, tha se “flamuri i ri ishte bërë me plebishit”!? Nëse u
besojmë shpjegimeve që japin fjalorët për fjalën “plebishit”, del se
Kullashi ka gënjyer… Plebishit, sipas fjalorit, do të thotë “votim i
përgjithshëm për një çështje politike me rëndësi të veçantë; referendum:
plebishit popullor”. Për leckën-flamur, more zoti filozof, jo që nuk ka
pasur votim të përgjithshëm, referendum, por për të nuk është votuar as
në Kuvendin e Kosovës!! Sikur nuk është votuar as për planin dhe
kushtetutën e Atisarit. Mbase ke qenë larg, në Paris, e s’e ke marrë
vesh!
Propagandë dhe dhunë e shfrenuar institucionale dhe mediale ndaj
identitetit shqiptarKëta kalemxhinj të paguar mirë nga qarqe,
fonde dhe shtete kundërshqiptare kanë në dorën e tyre dhe i kontrollojnë
plotësisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Soji dhe
sorollopi i tyre ishin të lirë dhe të paguar mirë edhe në kohën e
pushtimit. Pena e tyre villte helm e vrer kundër përpjekjeve kombëtare
për ruajtjen e identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar dhe kundër
përpjekjeve për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Serbia,
Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo bandë mercenarësh dhe soji i tyre atëherë
përpiqeshin dhe angazhoheshin për krijimin e kombit “jugosllav”.
Eksperimenti i tillë u kushtoi popujve jo serbë të Jugosllavisë qindra
mijëra viktima dhe shkatërrime kolosale. Fitorja e kombit shqiptar ndaj
forcave pushtuese serbe në Kosovë i frikësoi dhe i luhati përkohësisht
këto forca, që vepronin si kolonë e pestë brenda kombit shqiptar.
Mirëpo, kalimi i disa drejtuesve të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të
UÇK-së në anën e tyre u dha zemër dhe forcë këtyre bastardëve të gjuhës
dhe të kombit shqiptar. Shpalosja e leckës së Atisarit në kullën e
Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk ishte vetëm fyerje dhe provokim
i pashembullt për KULLËN e Jasharajve dhe për KULLËN shqiptare, por
ishte edhe një shenjë dhe dritë e gjelbërt për forcat kundërshqiptare në
Kosovë e më gjerë në trojet shqiptare.
“Ai që s’do kombin e mëmdhenë e tij është tradhtar e i
lig; i tilli s’mund të quhet njeri. Shqiptarët më tepër se çdo komb duan
dhe e nderojnë kombin e mëmdhenë e tyre. Shqiptari i vërtetë vritet për
kombin e tij dhe s’mund kurrë të duroj e të dëgjoj njeri t’i shaj
shqiptarinë” – shkruante i madhi Sami Frashëri. Sot, njëqind e
nëntëmbdhjetë vjet pas botimit të veprës madhore të S. Frashërit,
“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, sot, gati nëntë vjet pas
çlirimit të krahinës më të madhe shqiptare të pushtuar, Kosovës, jetojnë
ca matoshër, ca kelmendër, ca spahinj e ca politikanër, të cilët, me
moton “grusht bashkuar”, kanë marrë përsipër zhbërjen e shqiptarisë në
Kosovën e mbetur pas copëtimit dhe ndarjes së tokave të pushtuara të
Shqipërisë midis Serbisë, “Maqedonisë” dhe Malit të Zi. Veprimtaria e
kalemxhinjve të paguar mirë dhe e politikanëve të dalur nga shkolla
titisto-kolaboracioniste nuk i habit shqiptarët. Ajo që ka ngjallur habi
dhe shqetësim është nënshtrimi dhe bashkimi me shkollën
titisto-kolaboracioniste i disa figurave të dalura nga shkolla e
qëndresës dhe e luftës kundërpushtuese!! Të parët janë betuar e
stërbetuar para padronëve të vjetër e të rinj për zhbërjen e qenies
shqiptare në Kosovë, ndërsa të dytët ishin betuar e stërbetuar për
çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!! Populli
shqiptar i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë nuk mund ta besonte kurrë se
pas Luftës së UÇK-së, pas gjithë atyre përpjekjeve, flijimeve dhe pas
atij gjenocidi e holokausti serb do të përpiqej dikush t’ia ndërronte
flamurin dhe përkatësinë kombëtare!?
Klasa politike dhe institucionale atisariane, media e
shkruar dhe ajo elektronike, si dhe një pjesë e inteligjencies në Kosovë
po prodhojnë dhe ushtrojnë dhunë të pashembullt institucionale,
mediale, politike, psikologjike dhe shpirtërore ndaj popullit shqiptar.
Nuk po lënë formë as mjet pa përdorur për ta detyruar këtë pjesë të
popullit shqiptar të heq dorë nga identiteti i tij kombëtar, gjuhësor,
kulturor, shpirtëror, etj., në një kohë që të gjitha pakicave në Kosovë u
njihet e drejta, madje janë paraparë garanci kushtetuese, ligjore,
administrative, politike, financiare, etj., për mbrojtjen dhe fuqizimin e
identitetit të tyre!!
Askush nuk ia ndalon Matoshit, Kelmendit, Spahiut dhe
sojit të tyre, por as atyre që kanë tradhtuar bindjet dhe shpirtin e
tyre shqiptar, të deklarohen francezë, italianë, evgjitë, romë,
“kosovarë” ose “jugosllavë”, e çka të duan, sepse kombi shqiptar nuk
mbetet keq pa ta, por duhet t’u ndalohet të ushtrojnë dhunë mediatike,
politike dhe institucionale ndaj popullit shqiptar. Këtë e ndalojnë edhe
të gjitha dokumentet dhe aktet ndërkombëtare, të cilat është zotuar t’i
respektojë “paria” e Kosovës. As ata, dhe askush në botë nuk ka të
drejtë ta përdor gazetën, televizionin, institucionin shtetëror, arsimor
a politikë për t’ia mohuar të drejtën një populli dhe për t’ia dhunuar
dhe nëpërkëmbur identitetin e tij gjuhësor, kulturor dhe kombëtar. Po të
bëhej një fushatë dhe dhunë e përmasave shumëherë më të vogla se kjo
ndaj pakicës serbe, ndaj gjuhës, flamurit dhe kulturës së saj, do të
bëheshin fletëparaqitje dhe ndjekje penale, do të dënoheshin autorët dhe
të mbylleshin mediat me arsyetimin “e nxitjes së urrejtjes kombëtare”,
etj. Edhe përpjekjet dhe dhuna për spastrimin shpirtëror, kulturor dhe
gjuhësor të popullit shqiptar në Kosovë duhet të denoncohen, të ndiqen
penalisht dhe të dënohen e të ndalohen. Barra kryesore për mbrojtjen e
shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar bie mbi Tiranën zyrtare, e
cila për këtë detyrohet edhe nga Kushtetuta. Kjo fushatë dhe dhunë e
shfrenuar ndaj shqiptarisë duhet të denoncohet edhe në gjykatat
ndërkombëtare.
Nuk mund të zhbëhet identiteti shqiptar në Kosovë
Këta maskarenj të tipit Matoshi, Kelmendi e Spahiu, që
kapen shumë pas demokracisë evropiane (sa për t’i hedh hi syve
opinionit), asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër ndarjes dhe copëtimit
të tokave shqiptare. Këta mercenarë, që thirren në filozofinë e
integrimeve evropiane, kur vjen puna te integrimet shqiptare, kanë
fytyrë dhe guxim të ngriten edhe kundër gjuhës së njësuar shqipe!!
Porosinë e Samiut të pavdekshëm se “s’mund të ketë Shqipëri pa
shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë
gjuhë shqipe pa shkronja shqipe, pa shkolla në të cilat mësohet gjuha
shqipe” e kanë kuptuar ashtu siç e ka kuptuar Serbia dhe shovinistët
tjerë, që i tremb për vdekje ribashkimi i Shqipërisë dhe i kombit
shqiptar. Prandaj, janë kaq të zëshëm kundër çdo gjëje që bashkon, janë
për një copëzim sa më të madh të qenies shqiptare. Sepse, vetëm kështu
Serbia, Greqia, Rusia, etj. mund të shpresojnë të sundojnë në Ballkan pa
asnjë telashe dhe t’i shfrytëzojnë dhe zhbëjnë tokat e pushtuara të
Shqipërisë. Këta paloshqiptarë kur shkruajnë dhe flasin gjuhën e Vuk
Stefanoviç Karaxhiçit, kur shkruajnë dhe flasin gjuhën angleze apo
ndonjë gjuhë tjetër të huaj u përmbahen tërësisht normave të atyre
gjuhëve. Vetëm normën dhe njësimin e gjuhës shqipe nuk mund ta durojnë
këta maskarenj të padenjë për emrat më të bukur në botë, SHQIPTAR dhe
SHQIPËRI. Ata parapëlqejnë të vetëquhen “kosovarë”, sepse kështu ndihen
më afër Serbisë se sa Shqipërisë… Të bindur se kanë marrë përsipër një
“mission impossible”, ky grup dhe politikanët që e mbështesin atë po
kërkojnë shpëtim dhe mbështetje kudo dhe te kushdo që është i gatshëm
t’i përkrah. Për realizimin e këtij misioni dhe të këtij programi të
papërfunduar (pjesë të tij janë realizuar më herët) të Garashaninit,
Cvijiçit, Çubriloviçit, Pashiçit, Rankoviçit e Titos kanë dështuar dhe
kanë thyer qafën dhe kokën e tyre sa e sa presednikë dhe sa e sa laro të
tipit Hasani, Shukriu, Vllasi, Morina, etj. Në përpjekjet e tyre për ta
zhbërë popullin shqiptar, gjuhën dhe flamurin e tij kanë dështuar edhe
sa e sa perandorë, sulltanë e krajla. Do ta thyeni qafën dhe kokën tuaj
edhe ju në murin shqiptar. Për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Në ndihmë të kësaj bande “kosovare” ditë më parë u vu
edhe Solana, i cili deklaroi se “në Kosovë po lind një komb i ri”. Po ta
“përkthejmë këtë deklaratë i bie që në Kosovë nuk do të ketë më popull
shqiptar!? Kjo deklaratë sigurisht që ishte një frymëzim i fuqishëm për
zvarranikët e tipit Matoshi. Mirëpo, të nesërmen, Ambasadori amerikan në
Tiranë, i erdhi në ndihmë popullit të pathyeshëm shqiptar, duke
deklaruar se “në Kosovë duhet të fuqizohet identiteti shqiptar”.
Deklarata e Solanës u botua në të gjitha gazetat e Kosovës dhe u dha në
media elektronike, ndërsa deklarata e Ambasadorit amerikan, që ishte
përgjigje publike në deklaratën e Solanës, nuk u botua në asnjë gazetë
dhe as u transmetua nga ndonjë medium elektronik “kosovar”!! Megjithatë,
populli shqiptar i Kosovës, i përkrahur nga mbarë kombi, po ecën rrugës
së tij shekullore, rrugës shqiptare. Është fat që kjo rrugë e ka edhe
përkrahjen e Amerikës dhe të gjitha vendeve që respektojnë të drejtën e
popujve dhe të njerëzve për ta ruajtur dhe deklaruar identitetin e tyre
kombëtar. Por, nuk duhet të mungojnë edhe përpjekjet dhe bashkërendimi i
tyre nga të gjithë atdhedashësit dhe shqiptarët përparimtarë, të cilët,
bashkë me mbarë kombin shqiptar, do të duhej të krijonin një digë të
pakapërcyeshme për fundrrinën e kombit dhe për vendet kundërshqiptare,
që duan një gjeografi, një histori, një kulturë shpirtërore e materiale,
një gjuhë, një ekonomi dhe një komb shqiptar të copëzuar dhe të
shkërmoqur. Kjo DIGË (ribashkimi i Shqipërisë në një shtet) do të ishte
ndihmesë jashtzakonisht e madhe edhe për paqen dhe qëndrueshmërinë
afatgjate në Ballkan e më gjerë. Zaten edhe nuk kemi rrugë tjetër. Jemi
të detyruar ose “të dënuar” të bashkohemi dhe të jetojmë si popujt tjerë
të qytetëruar me nder dhe dinjitet…

Similar topics
» Rritje e numrit te shkurorezimeve ne viset shqiptare
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Kush ishin krimet me te renda gjate vitit 2011 ne Shqiperi
» Vajzat shqiptare që kanë fatin të jenë pranë burrave miliarderë
» Zgjedhjet, Engel: Shqiptaret kane arsye te jene krenare. I dhane mesazh BE se jane gati per status

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi