Hartohet Platforma e Shqipërisë Natyrale
Faqja 1 e 1
Hartohet Platforma e Shqipërisë Natyrale
Eshte
hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte politologu
Koco Danaj. Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe
Kryengritja e Pambaruar, eshte hartuar nje Platforme me e plote per
kombin shqiptar. Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne
serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 50 mije
kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Bazamenti
I PlatformesPlatforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne tarshegimine
positive te shqiptareve qysh nga epoka e Seknderbeut dhe pervoja e
Lidhjes se Prizrenit. Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili
shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte
sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt I
Konferences se Londres 1913Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences
se Bujanit te 31 janar 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me
Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterorePlatforma bazohet
ne betimin e luftetareve te UCK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM,
Lugine e Presheves, I cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron
thelbin e luftes se tyre Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes
se Shqiperise te miratuar me referendum Popullor ne 1998, e cila
bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe
shekullore. Pse tani kjo Platforme Platforma e Shqiperise Natyrale
eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal. -Ajo
merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet
demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane
te bejne me thelbin e kombeve. -Ne hapsirën mbarëshqiptare, po bëhet
kapërcimi I madh i kalimit nga Pluralizëm Krahinor në Pluralizem
Politik. Me vështirësi, por progresi duket, është i pranishëm. Dhe
thelbi i Pluralizmit Politik është Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb
apo shteti-principatë apo edhe shteti pa komb -Platforma e Shqiperise
Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken
rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar,
rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e
tyre nga vete fuqite e medha. Cilat jane mjetet e realizimit te
Shqiperise Natyrale? -Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane
dialogu dhe debati demokratik. -Shqiptaret pergjate nje shekulli kane
derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me
nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo,
Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje. Sot kur
forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte
moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare. Per
kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut,
respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe
vecanerisht nevoja e referendumit popullor Marrdheniet me fqinjet
-Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga
Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe
traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I
deshirueshem, I padebatueshm, I domosdoshem per stabilitetin
rajonal.-Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje
nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe
realiteti i saj I neserm. Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia
Natyrale -Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me
pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per
komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve
politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo
grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe
rotacioni I tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te
partive te ndryshme. -Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall
dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk
kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te
tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por
per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per
mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per
mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I
te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e
historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te
garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre. Cfare synon
Shqiperia Natyrale? -Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit
shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit
te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe
jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te
thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon Kemi nevoje per nje
Londer-2 Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkobetare
Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime
qe I pranojne vete fuqite e medha boterore. Sot mbi kombin shqiptar
ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat
asesi nuk jane natyrale. Kane mbetur artificiale. Marreveshja e Londres
1913. Marreveshja e Versajes 1919, Marrveshja e jaltes 1945,
Marreveshja e Rambujese 1999, marreveshja e Kumanoves 1999. Marreveshja e
Konculit 2001, Marreveshja e Ohrit 2001. Shtate Marreveshje per nje
komb!!! Cfare do te thote Shqiperi natyrale? Shqiperi natyrale do te
thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua
kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre
dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me
pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me
shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve
me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.
Platforma do te botohet me ndihmat vullnetare te te gjithe shqiptareve
qe e duan ate.
Similar topics
» Platforma e Apple për reklamim mbërrin në Evropë
» Hapat për të qënë sa më natyrale
» Panxhari, viagra natyrale
» Panxhari – viagra natyrale
» Shqipëria natyrale, domosdoshmëri
» Hapat për të qënë sa më natyrale
» Panxhari, viagra natyrale
» Panxhari – viagra natyrale
» Shqipëria natyrale, domosdoshmëri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi