Vlorë, çelet panairi i punës
Faqja 1 e 1
Vlorë, çelet panairi i punës
Çelet në qytetin e Vlorës panairi i punës. Ky është aktiviteti i parë i kësaj natyre që organizohet në qytetin bregdetar.
Në mjediset e këtij panairi, që ishte vendosur në sheshin përpara Pallatit të Sportit të Vlorës, 40 subjekte prodhuese, shërbimi dhe tregtare, kishin ndërtuar pavijonet e tyre, ku punonjës të specializuar sqaronin të interesuarit për t’u punësuar në përputhje me profilin dhe nivelin e kualifikimit.
Në këtë panair u vendosën për herë të parë përballë njëri-tjetrit punëdhënësit dhe punëkërkuesit. Kjo, sipas organizatorëve, përbën një risi për tregun e punës në qytetin e Vlorës, por edhe më gjerë. Përmes këtij aktiviteti në tregun e punës në qytetin e Vlorës, janë ofruar 400 vende të reja pune në sektorë dhe profile të ndryshme.
Me këtë rast, në mjediset e panairit u zhvillua edhe një ceremoni zyrtare, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e Punës, Përkrahjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, përfaqësues të qeverisjes vendore etj. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Thoma Miço, theksoi për “Shqip” se: “Tregu i punës ka nevojë për aktivitete të kësaj natyre, ku vendosen përballë njëri-tjetrit punëdhënësit dhe punëkërkuesit”.
Ai tha se për qytete si Vlora, që janë metropol pune, janë mjaft të domosdoshëm panaire të tilla. Ky aktivitet është mbështetur edhe nga subjekte të tjera shtetërore dhe private, si Qendra e Formimit Profesional, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal AULEDA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë etj.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Celet sezoni turistik
» Panairi i tatuazheve në Frankfurt
» 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”
» Në Tetovë hapet Panairi i librit
» Në Shkup hapet “Panairi i gruas”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi