Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim

Shko poshtë

Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim Empty Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim

Mesazh nga **Jeta** Thu 27 May 2010 - 5:36

Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim Policia-tr

Një konflikt lidhur me një tokë të blerë 10 vite më parë është rikthyer duke çuar deri në pengmarrjen e një 34-vjeçari nga daja i vet. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se rreth orës 23:00 të së mërkurës u vunë në pranga Mark dhe Valmir Nikolli, babë e bir të akuzuar për marrjen peng të të afërmit të tyre, pengmarrje që zgjati rreth 4 orë. Arrestimi i tyre u bë në Fushë-Gjormë të Mamurrasit, ndërkohë që burimet bënë të ditur se në automjetin e tyre u gjetën edhe armë.
Ngjarja
Burime nga policia bënë të ditur se rreth dhjetë vjet më parë, pas kthimit nga Greqia ku kishte qenë emigrant Ndoc Ndoji i kishte dhënë para dajës së tij për të blerë 4 dynymë tokë në Fushë-Gjorm të Mamurrasit. Kjo tokë do të regjistrohej gjysma në emër të tij dhe gjysma në emër të Mark Nikollit. Por ndërkohë daja e ka regjistruar tokën në emër të vet, gjithsesi për dhjetë vitet ajo është shfrytëzuar nga Ndoci. Si rrjedhojë, pak kohë më parë, daja i tij ka shkuar dhe i ka kërkuar paratë e shfrytëzimit të tokës që, sipas tij, i përkisnin, pavarësisht se paratë e tokës ishin paguar nga 34-vjeçari. Një gjë e tillë ka bërë që mes nipit dhe dajës të arrihej në një konflikt të tillë që të duhej ndërhyrja e policisë së Kurbinit. Sipas bluve, të dyja palët ishin shprehur se kjo çështje ishte zgjidhur, por siç duket i janë rikthyer asaj të mërkurën.
Burimet të policisë bëjnë të ditur se dëshmitarë okularë kanë parë rreth orës 19:00 të së mërkurës Mark Nikollin bashkë me nipin e tij, të ardhur nga fshatrat e Pukës dhe që prej 10 vitesh jetonte në Mamurras, që të pinin një kafe në një lokal. Ata mësohet të kenë qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe më pas mes tyre kanë nisur debatet. Së bashku me ta dyshohet të ketë qenë edhe djali i Markut, Valmiri. At e bir kishin ardhur nga Puka për të takuar nipin. Qëllimi sipas policisë ishte marrja e sasisë së parave që, sipas tyre, u kishte borxh Ndoc Ndoj. Të njëjtat burime shprehen se sapo kanë dalë nga lokali në trotuar, Mark Nikolli ka nxjerrë një pistoletë dhe ia ka vendosur pas kokës nipit duke i kërkuar që të ngjitej në autoveturën e tij që e kishte në anë të rrugës. Pasi e ka kërcënuar, Ndoji është detyruar të futet në makinë dhe Mark Nikolli së bashku me të birin janë larguar në drejtim të Laçit, por pak metra nga qyteti kanë lënë rrugën kryesore duke u futur në një rrugë dytësore. Dëshmitarë okularë të ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila është vënë menjëherë në lëvizje, por pa mundur t’i ndalojë.
Ndjekja
Mësohet se fillimisht automjeti ka ndjekur një rrugë qorre dhe si rrjedhojë ka arritur t’i shkëputet policisë që ishte vënë në ndjekje. Telefonat e tyre mësohet se janë vënë në përgjim, në mënyrë që të arrihej zbulimi i vendndodhjes përmes kompanive celulare. Në Laç ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Lezhës, Muharrem Furriku, si dhe specialistë të Ministrisë së Brendshme. Informacionet e para që u morën ishin se automjeti ishte nisur në drejtim të Pukës. Ndërkohë, drejtori i policisë së Lezhës, Muharrem Furriku deklaroi në orët e vona të mbrëmjes se policia kishte informacion mbi vendndodhjen e pengmarrësve. Ai tha se janë ngritur tetë pika kontrolli dhe se policia e Lezhës po bashkëpunonte me forcat e policisë të qarqeve të tjera. Arrestimi i Mark Nikollit dhe djalit të tij Valmirit u bë rreth orës 23:00 të mbrëmjes në fshatin Fushë-Gjormë të Mamurrasit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe prona prej 4 dynymësh në emër të Mark Nikollit. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se ndaj babë e bir është ngritur akuza e “pengmarrjes”, por edhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë që mësohet se gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar të kenë marrë peng nipin, teksa kanë pohuar se thjesht kanë qenë duke biseduar. Bëhet e ditur se Ndoc Ndoj, 34 vjeç, ishte rojë në një pikë mermeri në dalje të qytetit të Mamurrasit.
/shekulli/
**Jeta**
**Jeta**
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime Postime : 8276
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi Hobi : leximi,muzika...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi