Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Libri i mallkuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Libri i mallkuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri i mallkuar

3 posters

Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Libri i mallkuar

Mesazh nga Aristogata Tue 8 Jun 2010 - 11:13

Libri i mallkuar 6410

Eshtë një tekst i mallkuar, "Necronomicon", Libri i të Vdekurve.

Autori i mundshëm i "Necronomicon" është një poet arab i quajtur Abd al'Hazred, i lindur në Jemen në vitin 700. Titulli origjinal i veprës së tij ishte "Az Azif", që do të thotë "Tingulli i zërave të djajve". Al-Hazred nuk ishte mysliman, por ai ishte adhurues i entiteteve paganë të quajtur Yog Sototh dhe Cthulhu.

Diku aty rreth vitit njëmijë, një përkthim i fshehtë bizantin i dha tekstit të mallkuar titullin "Necrocomicon", që do të thotë "Libri i ligjeve të të vdekurve". Thuhet se disa kopje të tij janë shkruajtur me gjak dhe janë të lidhura me lëkurën e qenieve njerëzore të vrara gjatë riteve flijuese.

Për herë të parë Necronomicon është përmendur në vitin 1922, dhe në rrëfimin e "The Hound" të shkrimtarit amerikan Hoëard Phillips Lovecraft, përmbahen një seri rrëfimesh mes horrorit dhe fantashkencës, që të gjithë së bashku janë të njohur me emrin "Miti i Cthulhu"

Yog Sototh, Azatoth, Shub Nigurath. Janë këta emrat e "Të Lashtëve të Mëdhenj", entitete aliene të pakonceptueshëm që popullojnë një univers, ku për njerëzimin nuk ka as vend dhe as shpresë. Mes të gjithëve, i Madhi Cthulhu, një Perëndi me kokë polipi, i adhuruar në fshehtësi nga turma adhuruesish në vendet më të fshehtë e të largët të tokës.

I burgosur që në agimin e kohëve në qytetin e tij të fundosur në ujë, thuhet se Cthulhu është duke pritur me durim... "Dhe kur yjet të vendosen në pozicionin e duhur, monstra do të mund të ridalë dhe të rimarrë kontrollin e tokës...". Kështu e parashikon Necronomicon.

Kur Lovecraft vdiq në vitin 1937, ai ishte i bindur se kishte dështuar si shkrimtar dhe se vepra e tij do të vdiste bashkë me të. Por gabohej: rrëfimet e tij, në fakt do të njihnin një sukses në rritje dhe të jashtëzakonshëm.

Të paktën 15 shkrimtarë ndoqën dhe amplifikuan Mitin e Cthulhu-së. Artistë dhe piktorë u angazhuan në detyrën e vështirë të rikrijimit vizual të universeve që përshkruante Lovecraft, mes të cilëve zvicerani H.R.Giger, kriijuesi i "Alien". Veç të tjerash, në Portland zhvillohet çdo vit një festival kinematografik i frymëzuar pikërisht nga Miti.

Por filmat më të arrirë janë ata që nuk përmendin në mënyrë të drejtpërdrejtë Lovecraftin, por që evokojnë atmosferën, si për shembull filmi "Gjëja" i John Carpenter. Dhe jo vetëm: I Madhi Cthulhu është shndërruar në një ikonë të madhe të kulturës pop, të cilit i janë kushtuar këngë, lojëra, kartona etj.

Por në këtë pikë ndodh diçka e papritur: shumë lexues nisin e kërkojnë që të shfletojnë me të vërtetë fletët e Librit të Mallkuar. Botuesit që publikonin historitë e Mitit të Cthulhu nisën që të marrin shumë kërkesa për informacione në lidhje me kopjet ekzistuese të Librit të të Vdekurve.

Shumë dëshmitarë pohojnë madje se kanë mundur që të prekin dhe të shikojnë ekzemplarë të vëllimit. Në vitet gjashtëdhjetë u sinjalizua prania në Universitetin e Kalifornisë dhe bibliotekën e Vatikanit, natyrisht në pjesët jo të hapura për publikun.

Një kopje e Necronomicon u shfaq edhe në katalogun e Librarisë "werewolf" të New York-ut, me çmimin e pabesueshëm të një milion dollarëve. Në fund, Necronomicon nisi të botohet nga shtëpi botuese të ndryshme, që shesin tekstet e tyre sikur janë origjinali i Librit të Mallkuar të Abd al-Hazred.

Sebastiano Fusco, gazetar dhe shkrimtar thotë se, "shumë praktikues modernë të magjisë dhe okultizmit kanë gjetur tek Necronomicon një burim frymëzimi shumë më të lartë se sa burimet tradicionalë mesjetarë. Megjithatë, Lovecraft ishte një racionalist i bindur dhe ai përsëriste në mënyrë të vazhdueshme se Necronomicon ishte thjesht një sajim. Por a ishte vërtetë kështu? Apo ndoshta Lovecraft dinte më shumë nga sa donte të pranonte?

Në vitin 1978, mes habisë së përgjithshme, okultisti Colin Wilson deklaroi se kishte gjetur Necronomiconin e vërtetë. Sebastiano Fusco thotë se Wilson kishte deklaruar se kish gjetur mënyrën për të deshifruar një libër antik të koduar, të realizuar nga okultisti i shekullit XVI, John Dee, që quhej Liber Logaeth. Pasi të deshifrohej Liber Logaeth, do të zbulohej se ai nuk ishte asgjë tjetër përveçse i tmerrshmi Necronomicon!

Por ishte vetëm një hile, siç i kishte pranuar vetë Fuscos Sprague De Camp, biografi i Lovecraft që ishte angazhuar fillimisht prej Wilsonit në gjoja gjetjen e madhe. Kështu që, duket se Necronomicon mund të jetë vetëm një pjesë e fantazisë së Lovecraft.

Por ata që këmbëngulin në ekzistencën e tij hedhin edhe një tjetër ide. Lovecraft ishte një individ jashtëzakonisht shumë i ndjeshëm, mendja e të cilit ishte në gjendje që të kapërcente në stade të tjerë të ekzistencës, sidomos gjatë gjumit. Në fakt, rrëfime të tërë janë të bazuar në ëndrrat që Lovecraft vetëm sa i përshkruante. Aq sa ai vetë thoshte: "Pyes veten nëse kam të drejtë të vetëshpallem autor i gjërave që në të vërtetë i shoh në ëndërr.

Urrej që t'i atribuoj vetvetes ide, sidomos kur ndërgjegjja ime nuk ka bërë as sforcimin më të vogël për t'i prodhuar. Nga ana tjetër, nëse nuk i bëj unë, kujt mund t'ia atribuoj... Titulli Necrocomicon më erdhi në mendje gjatë një ëndrre, por etimologjia greke është plotësisht e saktë: Libri i ligjeve të të vdekurve".

Lovecraft duhet të ketë qenë pra ndërmjetës i pavullnetshëm i krijesave të botëve të tjera, ashtu sikurse Abd al-Hazred, që shkruante Necrocomiconin nën diktimin e demonëve. Eshtë e qartë se bëhet fjalë për një tezë, që nuk do të demonstrohet dot asnjëherë.

Një gjë është e sigurtë. Necronomicon, i përmendur në libra dhe në filma, i riprodhuar dhe sulmuar dhjetëra herë, ka arritur realisht të ndërfutet në botën tonë. Dhe kushedi se në cilën pjesë poshtë oqeanit, i Madhi Cthulhu mund të jetë duke pritur momentin e rizgjimit.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Re: Libri i mallkuar

Mesazh nga remzi Sat 28 Aug 2010 - 3:45

intersante
remzi
remzi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 58
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : studimeett

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Re: Libri i mallkuar

Mesazh nga Sergio Sat 28 Aug 2010 - 3:48

e quditshme
Sergio
Sergio
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Zvicer
Postime Postime : 2554
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/08/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Hip Hop

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Re: Libri i mallkuar

Mesazh nga Vizitor Sat 28 Aug 2010 - 3:50

me hypi kureshtja ta lexoj tani prankster67
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Re: Libri i mallkuar

Mesazh nga Sergio Sat 28 Aug 2010 - 3:53

shum interesante
Sergio
Sergio
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Zvicer
Postime Postime : 2554
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/08/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Hip Hop

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri i mallkuar Empty Re: Libri i mallkuar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi