Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

3 posters

Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:15

Poezitë që do të keni rastin të lexoni në vazhdim, janë poezi humoristike dhe i kam shkruar vetë unë.
Sarkazma që këto poezi bartin në brendësi të tyre, nuk ka për qëllim ofendimin apo përçmimin e askujt!
Unë i kam shkruar vetëm e vetëm për qejf, ndaj nuk kam dëshirë që asnjëri prej jush që do ti lexojë këto poezi, që të mos i marrë seriozishtë apo për ofendim...

Ju faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të sinqertë.
Lexim dhe argëtim të këndshëm.

Me respekt për ju:
Saimiri...


Edituar për herë të fundit nga Poeti Dhimbjes në Tue 10 Apr 2012 - 1:44, edituar 1 herë gjithsej
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:16

IKU UJI...

Iku uji, iku uji
moj e mjera popullsi!
Hapni cezmat edhe prisni,
pas dhjete oresh, do te vije!

Kur uji te kete ardhur,
shume shpejt do te shkoje!
Mbushni kovat dhe legenet
qe t'ju gjenden, per nevoje!

Ate uje qe pini,
ju lutem ziejeni mire!
Pasi nje gomar i ngordhur
eshte hedhur ne Boville!

Rrofte shume, tregu i lire,
qe sjell uje te importuar!
Ne ditet qe do te vijne,
do bejme dush, me uje te gazuar...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:16

NE PARK

Ne kete buzembremje,
ne nje stol te parkut.
Per dashni jane ndezur,
ndjenjat e nje plaku.

Me plaken e tij prane,
ulur ne stol qendrojne.
Me nostalgji e mall,
te kaluaren kujtojne.

Ju kujtohen vitet,
kur enede ishin te ri.
Dhe heret e panumerta,
qe benin dashuri.

Ndaj kjo nostalgji,
plakut na i ngjalli.
Nje te zjarrte dashuri,
porsi ajo, e nje djali.

Mbi trupin e plakes,
duart i leshon.
Por per fat te keq,
plaka nuk pranon.

Nuk eshte pune per ne,
thote plaka e rraskapitur.
Ne jemi shume te vjeter
dhe behet gati, per tu ngritur.

Plaku i kap doren,
dhe i thote, ku po shkon?
Vertet jemi te vjeter
por gjaku, po na valon.

Duke i thene keto fjale,
e puth ne buze lehte.
Duart me ngadale,
mbi gjokse ia mbeshtet.

Mos keshtu thote plaka,
se lame kokrren e namit.
Ketu ne mes te parkut,
ne rreze te akshamit.

Sa per kete pune,
ti mos u merzit fare.
Kete pune, thote plaku,
e bejne, burra me kollare.

Duart, ia heq nga gjokset,
tek kofshet ia leshon.
Plaku tashme i eksituar,
qe veten me se kontrollon.

Plaka e shkrete nuk do,
por c'fare ti beje plakut.
Qe i eshte mbushur mendja,
ta beje ne mes te parkut.

Mua po me vjen turp,
thote plaka e zene ngushte.
Turpin e kane ngrene me buke,
thote i shkreti plakush...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:17

A te kujtohet?!...


A te kujtohet e dashur,
takimi yne i pare?!
Kur une pija ''L.M'' te kuqe,
e ti pije Marlboro te bardhe.

E ndersa ne disko atje tek bari,
kur po merrnim per te pire.
Ti koktele me kampari,
ndersa une nje shishe birre.

Pastaj kur dolem nga diskoja,
per te ikur ne shtepi.
Une i shkreti u nisa ne kembe,
ndersa ti more taksi...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:17

NE AUTOBUZ URBAN

Sa po futesh brenda
Degjon keti zera
Uuuuuu, Buuuuuuu
Uuuuuu, Buuuuuuu.

Kur ja, atje ne fillim
Degjohet nje ze tjeter
Eshte faturina qe bertet
Beni gati, leket dhe abonete.

Pak me tutje nje femi
Qe eshte grindavec
Qan me nje ze te c'jerrur
Ueeeeeeee, Ueeeeeeee.

Pas qarjes se femijes
Degjohet nje tjeter britme
Mooooooooos, moreeeeee
Me vodhen portofolin.

Ai qe bertiti me te madhe
Se i vodhen portofolin
Ishte i shkreti xhaje
Qe sapo kishte marre pensionin.

Nje burre perballe xhajes
Grabitesin, shume mire e pa
Por nga fytyra kercenuese e tij
Me tregu, dot nuk ia mba.

Oooooo shofeeeeeeer
Mbaje autobuzin
Therret xhaja i pilelluar
Mire por hajduti, eshte larguar..
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:17

PLAK SHKERDHATA

Ne pallatin per karshi
Eshte nje plak shkerdhat
Ne ballkon tere diten rri
Komshijen plake, se le rehat.

Sa here qe del plaka
Ne ballkonin e shtepise
Ia fillon ky plak shkerdhata
Me kenget e dashurise.

Me zerin ne kupe te qiellit
Komshijes plake i kendon
Ashtu si puna e gjelit
Kur pulen e shikon...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:18

POLITIKEN KEMI NE GJAK...

Jemi popull
Me tradita
Rrojme pa uje
Edhe pa drita.

Jemi popull i vogel
Me drejtues te nalte
Nuk bindemi aq lehte
Politiken kemi ne gjak.

Jemi popull
Me emer te madh
E gjithe bota
Ne goje na mban.

Na mban ne goje
E na ka zili
Qe ne kemi
Njeqind parti.

Por te gjithe
Te thone c'te dojne
Ne politiken
S'do ta leshojme.

Shume parti
Jane me te vertete
Si kemi per ndonje hall
Por i kemi per qejf.

Qe te gjitha partite
Rrofshin sa malet
Qe na i qajne
Te gjitha hallet...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:18

BINGO

Nga mengjesi, deri ne mbremje
Neper bingo ne qendrojme
Me seri i blejme biletat
Por vec humbasim asgje s'fitojme.

Ah kjo bingo e mallkuar
Mikrob na eshte bere
Asnjehere s'kemi fituar
Por prape se prape, nuk e leme.

Edhe naten ne gjume
Me ze te larte bertasim
Trembim femijet dhe grun
Bingo, kur therrasim.

Ketu nuk je ne Bingo
Por je ne krevat
Thone grate e merzitura
Dhe te mbushura me inat.

Neper bingo e lojra fati
I lame te gjitha parate
Nje nga nje kane filluar
Te na ndajne dhe grate...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 10 Jun 2010 - 4:18

FUSHATA ELEKTORALE

Sot ne kete dite
Eshte hapur fushata
Jane sulur te gjitha partite
Ne fjalime te gjata.

Populli eshte ndare ne dysh
Nje pjese per Salen brohorasin
Pjesa tjeter e mbetur
Fatosin, duartrokasin.

Sa mitingje te medha
S'jane pare ndonjehere
Bertet populli i ngrate
Qe s'do te marre gje asnjehere.

Ne mitingun e PD-se
Berisha mban fjalimin
Votoni, deputetet e mi
Qe te luftojme krimin.

Ne mitingun e PS-se
Nano flet porsi gjithmone
Hidhet populli e kot bertet
Dhe asnje fjale nuk kupton.

Po erdha une ne pushtet
S'do te keni mungese te ujit
Eshte premtimi i Saliut
Por si mbushet mendja, askujt.

Une ju premtoj energjine
Thote fatosi, nga ana tjeter
Por qe te gjithe e dine
Se premtimi, eshte genjeshter.

Ne qofte se do te votoni
Per te djathen kete radhe
I thote Saliu popullit
Do te beni palle.

PD-ja ju mori milionat
Thote Fatosi me tej
Votoni per te majten
Po deshet tjua kthej.

Fatosi eshte hajdut
Mos i jepni vota
Thote Salu me ngut
Premtimet e tij jane te kota.

Sali ju sjell 97-n
Po esrdhi ne pushtet
Mos e votoni,thote Fatosi
Po deshet te jetoni te qete.

Pra sejcila parti
Beri premtimet e veta
Dhe gjithkush e di
Qe jane vetem genjeshtra...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 26 Dec 2010 - 10:34

Pune, pune nate e dit.
Qe te shohim pakez drite.
Eh Naim te ishe vet,
e t'a provoje turnin e trete.

Ne mesin ton kishe qendruar,
e the qe ishe duke u perveluar.
Po t'mos digjeshe, ne zjarr more Naim,
Askush s'do te te mbante ne kujtim.

E pra, more Naim keshtu e paska kjo jet,
dikush digjet e piqet, ndersa dikush tjeter qef.
Pune, pune, me ka ardhur ne maje te hundes.
Se qejfin e benkan ato qe i bejn bisht punes.

Ndaj te lutem, mos m'a mbaj aspak merin.
Sepse une e dua, ashtu sikurse ti letersine.
Por puna duket sikur eshte zbehur nga tradita.
Se keshtu na mesoj ne te rinjt, kjo politika.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Tonii Mon 28 Feb 2011 - 9:21

Saimiri shkruajti:PLAK SHKERDHATA

Ne pallatin per karshi
Eshte nje plak shkerdhat
Ne ballkon tere diten rri
Komshijen plake, se le rehat.

Sa here qe del plaka
Ne ballkonin e shtepise
Ia fillon ky plak shkerdhata
Me kenget e dashurise.

Me zerin ne kupe te qiellit
Komshijes plake i kendon
Ashtu si puna e gjelit
Kur pulen e shikon...


:fishkelleje: hahahahahahaha
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 4:29

Poeti Dhimbjes shkruajti:NE PARK

Ne kete buzembremje,
ne nje stol te parkut.
Per dashni jane ndezur,
ndjenjat e nje plaku.

Me plaken e tij prane,
ulur ne stol qendrojne.
Me nostalgji e mall,
te kaluaren kujtojne.

Ju kujtohen vitet,
kur enede ishin te ri.
Dhe heret e panumerta,
qe benin dashuri.

Ndaj kjo nostalgji,
plakut na i ngjalli.
Nje te zjarrte dashuri,
porsi ajo, e nje djali.

Mbi trupin e plakes,
duart i leshon.
Por per fat te keq,
plaka nuk pranon.

Nuk eshte pune per ne,
thote plaka e rraskapitur.
Ne jemi shume te vjeter
dhe behet gati, per tu ngritur.

Plaku i kap doren,
dhe i thote, ku po shkon?
Vertet jemi te vjeter
por gjaku, po na valon.

Duke i thene keto fjale,
e puth ne buze lehte.
Duart me ngadale,
mbi gjokse ia mbeshtet.

Mos keshtu thote plaka,
se lame kokrren e namit.
Ketu ne mes te parkut,
ne rreze te akshamit.

Sa per kete pune,
ti mos u merzit fare.
Kete pune, thote plaku,
e bejne, burra me kollare.

Duart, ia heq nga gjokset,
tek kofshet ia leshon.
Plaku tashme i eksituar,
qe veten me se kontrollon.

Plaka e shkrete nuk do,
por c'fare ti beje plakut.
Qe i eshte mbushur mendja,
ta beje ne mes te parkut.

Mua po me vjen turp,
thote plaka e zene ngushte.
Turpin e kane ngrene me buke,
thote i shkreti plakush...
kam qesh me lot kur e kam lexuar
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 9 Apr 2012 - 11:14

Knaqsi eshte edhe per mua, kur shoh qe te ka pelqyer kjo poezi Satirike.

Rrespekte nga une.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.) Empty Re: Poezi HUMORISTIKE (Te shkruara nge une.)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi