Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria e Fjales People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liria e Fjales People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria e Fjales

Shko poshtë

Liria e Fjales Empty Liria e Fjales

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jun 2010 - 4:36

LIRIA E FJALËS

Realizimi i
sajë, në të shumtën e rasteve ka qenë i cunguar, në vaqnti në vendet e
evropës lindore, ku dominonin sistemet moniste, kjo doemos edhe tek ne
shqiptarët. Ndrydhja e lirisë së fjalës, është e lidhur ngushtë me
lirinë e individit, shoqëris së gjerë, etj. Pra ajo është e lidhur
ngushtë me të drejtën individuale deri në atë kolektive. Shikuar nga ky
kënd, ndrydhja e sajë, është e dëmshme jo vetëm për individin por për
gjithë një shoqëri a kolektivitet të tërë. Me që jemi tek letërsia,
liria e fjalës është çelësi për realizimin e veprës letrare. Kur ajo
mungon, apo bëhen kufizime qofshin ato të natyrës së brendshme të
autorit, për hir të reflektimit apo koncesioneve që mundë ti bartë
autori, apo, edhe nga cezura e jashtme, është e pa mundur pasqyrimi
komplet i mendimit në një vepër të caktuar. Kësi sojë, dëmet janë të
gjithëanëshme. E sonë fjala e autorit, vepra, pastaj dhe shoqëria e
gjerë e cila nuk ka mundësi ta absorboj pasqyrën reale të mendimit. Pra
nga kjo ndrydhje vijmë në konstatimin pa lirin e shprehjes së lirë, nuk
ka as vepër të mirë. Këtij konstatimi vihet në pikëpyetje edhe zhvillimi
intelektual i një shoqërie. Për ta ilustruar më së miri lirin e fjalës,
ta marrim atë gjatë pjesës së dytë të shekullit të shkuar, në vendet
ish sisteme moniste. Kësaj rrjedhe, do të mundë ti ikej as edhe tek ne,
nga se pikërisht nga ky vizion dhe vizioni i shikimit nga letërsia
botore, letërsia shqipe, e ka pruar më së rëndi nga cungimi i fjalës së
lirë. Jo pse duam të mohojmë se nuk janë krijuar vepra në atë kohë, apo
nuk është tentuar një shpërthim i fjalës së lirë, por me lirin e plotë
të fjalës, pa tjetër se ajo letërsi do të shumë më e avancuar në nivel
letrash, në letërsinë botore. Megjithatë nga kjo kohë qetësia e jonë,
sidomos kah fundi i perëndimit të sistemeve moniste, na del me një
metaforë shumë të fuqishme në krahasim me letërsitë e tjera. Pra,
autorët duke qen të detyruar në kërkimin e shprehjes së lirë, fjalën e
mbyllin brenda një metafore, nga e cila në mënyrë të tërthortë e
shprehnin atë që e mendonin, edhe pse jo plotësisht. Si në Shqipëri,
edhe në Kosovë, gjatë kësaj kohe, liria e fjalës, ka munguar dhe këtij
konstatimi i qëndrojmë të pa luhatur. Në Kosovë, ka ndikuar sistemi
monistë dhe pushteti i huajë, duke e pasur parasysh pozicionin e Kosovës
në ish shtetin Jugosllavë, apo thënë më saktë atë Serbë, në pjesën e
fundit të këtij pushtimi. Ndoshta do të duhej elaborim më i gjerë i
kësaj kohe dhe lirisë së fjalës në këtë kohë, për ta ilustruar në fakte
këtë problem, por për ata që i kanë jetuar këto sisteme e njohin mirë
lirinë e fjalës. Kjo do të mundë të vërtetohej edhe me këtë se
shqiptarët në ish këto pushtete i patën të cunguara edhe të drejtat
njerëzore të kufizuara dhe çfarë të thuhet më tepër. Megjithatë, pas
luftës së dytë botërore e këtej, letrarët vazhdimisht janë përpjekur, që
brenda sajë lirie të kufizuar, të krijojnë pa u ndalur, që në një masë
të caktuar ja kanë dalë, sa do e rrezikshme ka qenë realizimi i sajë.
Edhe pse ka pasur shumë përpjekje pozitive në realizimin e sajë të plotë
dhe në avancim, gjatë kësaj kohe ka gatur edhe elementë nga vetë
njerëzit tanë, që janë vënë në shërbim të sistemit, e që shpesë me
vetëdije apo pa të, e kanë ndihmuar cungimin e sajë. Ndoshta do të ishte
mirë kthimi në të kaluarën, por sa do e hidhur të jetë ajo, ka ndodhur.
Persekutimi i krijuesve, ndalesat e publikimit, diferencimet, izolimet
etj, e deri tek likuidimet fizike, janë dëshmi e kohës që janë realizuar
nga ish pushteti me ndihmën e pa tjetërsueshme edhe njerëzve nga
vorbulla e jonë. Këto probleme, thuaj se janë të ngjashme edhe në
shtetin amë Shqipërinë, nga se edhe atje, ish sistemi monistë, ka
përdorur të njëjtën cezurë ndaj fjalës së lirë. Edhe atje, fjala e lirë
ka qenë e ndrydhur, dhe nuk mundë ta mohojë kush. Kjo për faktin se ka
ndodhur ngjarje e fakte të cilat e vërtetojnë këtë cungim. Ndalesat,
kufizimet, largimet, izolimet, internimet e likuidimet e krijuesve, janë
barra që i ngarkohen kohës, nikohsishtë janë ngjarje me fakte që kanë
ndodhur. Na duket pak e rëndësishme argumentimi me emra, nga se do të
dilnim në një ahje tjetër, por janë fakte të pa mohueshme për kohën.
Megjithatë, edhe atje letërsia u zhvillua , edhe pse në përmasa të
kufizuara, ajo avancoi mjaftë në krahasim me letërsitë tjera. Nga kjo
kohë, na reflektohen edhe probleme tjera, të cilat koha me siguri do ti
largojë. Për realizimin e pjesrishëm të fjalës, veprës në disa raste ju
dha kozmetikë e sistemit, e cila doemos ishte e dëmshme për letërsinë.
Kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e kudo ne trevat shqiptare.
Pra këtu, vijmë te konstatimi, se letërsia shqipe, pa lirinë e plotë të
fjalës, gjatë këtyre viteve e ka pësuar shumë, deri në masën e ngeljes
prapa në ecjen paralele me lehtësitë tjera. Nuk duam të themi se jemi
mbrapa, por vetëm ta mendonim atë, se po ta kishim lirinë e plotë të
fjalës, sa e sa vepra do ti kishim, dhe sa do ta avanconim letërsinë
tonë në këtë kohë, duke e pasur parasysh se gjatë kësaj kohe pati
krijues të niveleve të shkëlqyeshme. Pra, koha e ndrydhjes së fjalës, na
sjellë edhe në konstatimin tjetër, se sa e kemi pruar edhe si
kolektivitet edhe si letërsi, problemin:mungesa e lirisë së fjalës. Duke
e parë se sa e rëndësishme është liria e fjalës, për të duhet përpjekur
jo vetëm krijuesit por kujdes i duhur duhet të tregohet edhe nga
shoqëria e gjerë në realizimin e plotë të sajë. Në zhvillimet e sotme në
tokat shqiptare, kemi tjera zhvillime, në realizimin e fjalës.
Pjesërisht ajo është realizuar, me gjithë atë ka potenca të trashëgimisë
nga e kaluara, të cilat janë bartur nga individë, në klane të caktuara
dhe në institucioni, nga të cilat, herë pas re i dalin pengesa, flasim
gjithmonë për krijuesin. Ndoshta do të ishte mirë, të themi se, nëse
krijuesi bëhet me veprën e tije, ai që ja nxjerrë të pa larat e një
pushteti, klani apo individi, pjesërisht bëhet i izoluar. Këto pengesa,
do të vijnë në forma të ndryshme, nëpër institucione, pasoja në jetën
private, konsekuenca jo të tipit klasik, por të formave injorante nga e
cila do ta sonte vetë autori dhe vepra. Pra këto janë pasojat e
trashëguara nga një mentalitet i vjetruar, që ende po bartet në këto
kohë tranzicioni të shoqërive tona, nga ai centralistë në sistem të
hapur demokratik. Këto pengesa, do të ndihen edhe gjatë tek ne, dhe
haraçin e kohëve të censuruara, ende do ta paguajmë, si shoqëri e gjerë.
Të jem më i qartë. Mos u pajto me pushtetin, mos u pajto me klanet, mos
u pajto me partitë, etj, ti do të jesh në masë të caktuar i ndrydhur.
Megjithatë, sot lirin e fjalës nuk mundë ta ndaloj askush, e them në
mënyrën klasike. Autori duhet ta thotë fjalën e lirë, pamvarsishtë se do
të pëlqehet plotësisht, pa ju trembur sajë. I pëlqeu o si pëlqeu
sistemit, kohës, klaneve e individëve. Krijuesi me vete duhet ta bartë
lirin e fjalës, ta ushqej atë dhe ta thotë pa ju dridhur aspak gjuha e
pendës, se vetëm atëherë do të mundë të realizohej misioni i i fjalës.
Në asnjë mënyrë, si krijues nuk duhet të vishemi nën vellon e
interesave, sistemeve, klaneve etj, sepse vetvetiu do të krijonim cungim
të lirisë së fjalës. Nëse ndalemi tek ky problem, atëherë më lartë
qëndron atdheu dhe kombi, si interesa që duhet ti ketë parasysh shprehja
e mendimit të lirë, ndërsa realizimi i veprës, duhet të bëhet nën
vizionin e fjalës së lirë, pa ju trembur sajë, sepse vetëm atëherë do të
realizohej vepër e përkryer. Lirin e fjalës, çdo krijues duhet ta
ndërtoj në vetvete, ta ushqejë atë dhe ta thotë me guxim, sepse duke
qëndruar nën frikën e robit, nuk e kemi realizuar atë.

Gëzim Ajgeraj,6 mars 2004, Zvicër.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liria e Fjales Empty Re: Liria e Fjales

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jun 2010 - 4:37

KLITHMA E LIRISË

(Poetit Din
Mehmeti)


Një pishtar drite shkëlqen errësirës
E ndizet
mes vargut me të bardhën fjalë
Shkrepëtimë në furtuna për kohë
trimërie
Kalluar mes fjalëve për ditën e bardhë

Nën rekëtimë
fjalësh në mes të furtunës
Dritë i jep mendimit forcë trimërisë
Tek
pëlcasin vargjet m`i thirr guximit
Për ditën e bardhë brezave
ardhmërisë

Me këngën e fjalës mbushullon në kulla
Gurë i bën
vargjet në themel të lavdisë
Me thirrmën e vargut trimëron dhe burra

“Vargjeve të pëlcitura” i këndon lirisë

Mbi qiellin e vrarë
flatron me guxim
Plumb e bënë shkronjat e fjalët jehonë
Sa herë
vritet dielli e derdhim pikëllim
Këngë i bënë vargjet për emrin
Kosovë

“Për ballin e blertë, për emrin e saj”
Klithmë e lirisë
atje në Dukagjin
Mes netëve të errëta lëvron në fjalë
Thirrja për
qëndresë jehon për kushtrim

1998, Zvicër
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi