Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një histori e vërtetë miqësie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një histori e vërtetë miqësie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një histori e vërtetë miqësie

3 posters

Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga WebMaster Fri 29 May 2009 - 2:23

Një histori e vërtetë miqësie 2lh93710

Diku në një qytet bregdetar, kishte dy shok që duheshin aq shumë saqë mund të sakrifikonin gjithçka për njëri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shumë bujar.

Vjen një ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk ndikonte në përmirësimin e punës së tij. Shkon tek shoku i tij bujar dhe i kërkon që ta ndihmojë me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le të jetë e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të martohej. Miku i tij kurnac, vjen dhe e fton për një kafe. “Dua të të them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si”, i tha ai.

Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.
Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj edhe dua të martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas një qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë dhe nga dashuria që kishte për shokun e tij nuk ia refuzoi atë. “Le të bëhet ajo që thua ti”,- i tha dhe kështu u nda nga e fejuara për të bërë të lumtur mikun e tij.

Kalojnë dy tre vjet dhe punët e mikut të mirë po shkonin keq e më keq. “Të shkoj të kërkoj punë tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet të më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të të ndihmojë”, i tha ai dhe ashtu e përcolli deri në fund të sokakut.

I miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur nisi të mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë, nuk dihet si i kanë ardhur punët, prandaj edhe nuk më ndihmoi dot”, tha me vete.

Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë. Dukej që atij po i afronte vdekja. E merr, e çon në shtëpinë e tij dhe e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë që plaku të cilin kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij të gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë pasi ishte shumë e uritur. Djali, e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte i vetëm i kërkon asaj që të qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij. Kështu as ti nuk mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh, gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë, i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. “Në fakt, edhe unë kam menduar, por deri më tani nuk më ka dalë ndonjë njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen. Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte edhe mikun e tij të vjetër. “Miqësia jonë duhet të jetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Në ditën e dasmës, dhëndri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithkush tjetër. Lumturia dhe gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft këndshëm, u futën nën shoqërinë e duartrokitjeve të të ftuarve. Nisi muzika dhe të gjithë po argëtoheshin më se miri.

Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.

-Një herë e një koha, kam pasur një mik për kokë. E doja shumë, madje mund të jepja edhe kokën për të. Një ditë, kur punët po i shkon më së keqi, më kërkoi para dhe i dhashë gjithçka kisha. Një ditë tjetër, më kërkoi të fejuarën që e doja aq shumë. I mërzitur, i dhashë edhe atë, sepse në ishim miq, e donim njëri tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një zë të vrazhdë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk mund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë.

Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

- Një herë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka kishte. Më pas, i kërkova edhe të fejuarën dhe edhe atë ma dha. Arsyeja se pse i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i dhashë diçka të tillë, pasi nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të qetë. Ndërsa vajza me të cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që të martohej me mikun tim.

Të dashur miq, ne jemi miq të tillë!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga Aristogata Mon 29 Jun 2009 - 23:40

sa histori e bukur ,vertet shum e mir juhjjjjj
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 29 Jun 2009 - 23:44

SHUME e pershkruar mire,komplimente znj.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga Vizitor Tue 30 Jun 2009 - 0:33

nice this stori [smile_1]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga WebMaster Tue 30 Jun 2009 - 5:26

Te flasesh per miqesine eshte nje koncept i gjere, por ne vetvete te ofron siguri dhe mbeshtetje ne momentet e veshtira qe njeriu i kalon shume shpesh ne jete.Qe te zgjedhesh nje mik te mire dhe te sinqerte (shume e perdorur kohet e fundit kjo fjale)duhet qe ky i fundit te kaloje disa stade ne menyre qe ti ta provosh se cfare eshte i afte miku yt i ardhshem te te ofroje dhe te te ndihmoje.Eshte nje sfide e madhe per te fituar nje mik ne kohet e sotme pasi sa me shume njohje t`i japesh atij aq me te lehte e ka neser per ta perdorur ate kunder teje.Keshtuqe fillimisht ne hapat e para te miqesise "blije" mikun ne kuptimin qe lere te flase ,te shprehe deshirat dhe preferencat e tij dhe ne kete menyre ti je i pergatitur per te qene me afer tij.Duhet te kalojne me shume kujdes keto stade me synim kryesor qe te mos zhgenjehemi neser pasneser dhe kjo te kushtezoje jeten tone kundrejt familjes sone,te dashurve te zemres apo dhe ne fund te fundit edhe ndaj vetes sone.Kam njohur nje person qe e besonte verberisht dike qe sapo njohu ne ambientin ku ai punonte.Besimi qe fitoi ky person ndaj mikut te tij te ri ishte tejet i menjehershem dhe ne cdo bisede qe ky i fundit fliste me te tjeret nuk linte pa permendur me superlativa mikun e tij te ri qe nuk kishte shume pak muaj qe e futi ne rrethin e tij miqesor.Ai nuk bente asgje te jashtezakonshme.Absolutisht!Shpirti fisnik dhe menyra e sjelljes aq e vecante ndaj te tjereve u pikas menjehere nga miku im dhe i beri mjaft pershtypje.Ai kishte shume reputacion dhe gezonte shume respekt nga koleget e punes.Ne pune ishte mjeshter kaluar mjeshtrit.Plot fantazi dhe krijueshmeri! Pra ai person kishte vlera dhe ky ishte momenti qe miku im te merrte disa nga keto vlera shume te thjeshta ne dukje,por te domosdoshme per moshen e tij si dhe per punen e re te cilen ai sapo e kishte nisur!Ai krenohej kur ishte ne tavoline me te.Profesionist,zemermire,i respektueshem dhe asnjehehe i merzitshem asnjehere!!Madje pati dhe nga ata qe e "kritikuan" se po linte pas dore miqesine e vjeter, por personi ne fjale shprehej gjithmone se miku i ri i ofronte atij nje komoditet te papare, qe po te bashkoheshin te gjithe bashke, nuk e konkuronin dot ate te vetem.Dhe vetem nje ZOT do ta ndalonte ate te hiqte dore!Ishte shume i vendosur ndja miqesise se re te shfaqur ne horizont.Shume nga ata qe e rrethonin shpreheshin te cuditur sesi lindi kjo lloj miqesie e menjehershme,por ka disa gjera qe nuk kane nevoje per shpjegime dhe arsyetime te pafundme.Thjesht te ngjisin qe ne castin e pare qe bie ne kontakt me te dhe kaq.Perse duhet te ndodhe patjeter dicka jashte te zakonshmes qe dy njerez fare te panjohur te krijojne miqesi ndermjet tyre.Duhet t`i lidhe ndodnje interes? Jo kurrsesi jo!Por ne fund te fundit secili kishte vendin e tij dhe askush nuk kishte pse ndihej keq!Kjo ,sipas tij , ndodhte se miku i tij ri kishte realizuar disa nga stadet qe u permenden me lart.Ne vend te vleresimeve te pamerituara ai jepte kritika te mirefillta dhe me baza te forta logjike, te cilat te menduara mire, te conin instiktivisht ne suksese te vogla,por qe te jepnin kenaqesi.Kjo eshte ne fund te fundit nje nga pikat kyce te miqesise komoditeti dhe lirshmeria per te shprehur deri ne fund ate qe ti mendon dhe ashtu sic ti e mendon.Kishte raste qe shoku im merzitej pasi miku i tij ri nuk kishte kohe te mjaftueshme per te ndare nje kafe,muhabet,gezim apo hidherim me te,por pas nje reflektimi tejet te gjate (kishte raste qe zgjste edhe me jave) me veten e tij ai kuptonte se puna qe ai bente, perkryeshmeria e garantuar e punes se tij nuk i linte asnje minute kohe te lire, por edhe ate pak kohe te lire qe ai kishte do t`i duhej ta ndante me shoqerine e vjeter si dhe me familjen apo jo!?.....Cfare duhet te bente miku im ne kete rast?
Ta braktiste? T`i kerkonte llogari? Ta ndante nga shoqeria qe ai kishte kohe me te cilen shoqerohej ndonese ajo nuk kishte vlera te mjaftueshme per te?U fut ne nje periudhe turbullire dhe po shkoqiste me veten e tij nese duhej ta vazhdonte kete lloj miqesie.Shoqeria e tij e vjeter filloi ta mbushe me mllefe ate, per shokun tim , aq sa ky i fundit ne nje moment te caktuar nuk duroi me....I duhej te bente nje zgjedhje.E kishte shume te veshtire! Kishte bere te pamunduren per ta afruar! Kishte shfrytezuar cdo mundesi per ta bere mik dhe per nje kaprico te disa miqve te tij "ziliqare" do t`i duhej te hiqte dore.Dhe e dini se cfare beri? E gjeni dot? Filloi te terhiqej me ngadale duke i dhene atij idene se po shkeputej dhe t`ia bente te qarte se cila nga miqesite do t`i vlente me shume! Ai i ka lene shokut te tij kohe ... Kohe per te menduar dhe reflektuar se cila do te jete zgjedhja e tij.Mos ndodhta do te jete rruga e se mesmes se arte? Koha do ta tregoje.....Ai ende shpreson se miku i tij ri do te beje zgjdhjen e duhur sic beri shoku im me te.Ka besim tej mase tek zgjedhja e tij!Ka ardhur koha qe ai t`ia shperbleje!!!!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga Vizitor Tue 30 Jun 2009 - 5:30

te bukuraa hsitoritttt ,

o do shkruja nji histori me disa foromista ketu , por kerkon punn
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një histori e vërtetë miqësie Empty Re: Një histori e vërtetë miqësie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi