Komandanti i NATO-s për Evropën të hënën viziton Kosovën
Faqja 1 e 1
Komandanti i NATO-s për Evropën të hënën viziton Kosovën
Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë (SACEUR) admirali James G. Stavridis, do të vizitojë KFOR-in të hënën, më 5 korrik, për t’u njohur mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler.
Admirali Stavridis dhe komandanti i KFOR-it do të mbajnë një konferencë për shtyp në Aeroportin e Sllatinës, pjesa ushtarake, nga ora 14:40, njofton KFOR-i.
Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons në Belgjikë, është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), njëra prej dy komandave strategjike ushtarake të NATO-s.
ACO udhëhiqet nga Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) dhe është përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Ministri britanik për Evropën sot e nesër viziton Kosovën
» Kushner të hënën viziton Kosovën
» KOMANDANTI I PARË I SHTABIT OPERATIV TË UÇK-së
» Princesha daneze po viziton Kosovë
» A ka jetë në hënën e Jupiterit ?!
» Kushner të hënën viziton Kosovën
» KOMANDANTI I PARË I SHTABIT OPERATIV TË UÇK-së
» Princesha daneze po viziton Kosovë
» A ka jetë në hënën e Jupiterit ?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi