Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm

2 posters

Shko poshtë

Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Empty Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm

Mesazh nga WebMaster Mon 5 Jul 2010 - 6:30

Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm



Për të kaluar pushimet verore në qytetin e Durrësit dhe në plazhin e Golemit, çdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijë lekë të reja për qëndrimin dhe ushqimin. Durrësi ndoshta mbetet destinacioni më pak i kushtueshëm, krahasuar me destinacione të tjera si Vlora, Himara apo Saranda, për shkak të konkurrencës së madhe të hoteleve dhe restoranteve që ndodhen atje.

Për të kaluar pushimet verore në qytetin e Durrësit dhe në plazhin e Golemit, çdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijë lekë të reja për qëndrimin dhe ushqimin. Durrësi ndoshta mbetet destinacioni më pak i kushtueshëm, krahasuar me destinacione të tjera si Vlora, Himara apo Saranda, për shkak të konkurrencës së madhe të hoteleve dhe restoranteve që ndodhen atje. Nga ana tjetër, Durrësi dhe Golemi përmbushin të gjitha kushtet që një turist do donte të kishte: hotele dhe apartamente moderne, ushqim i shumëllojshëm dhe ditë të organizuara me veprimtari të ndryshme kulturore dhe sportive

Nëse do t’i bësh një vizitë hoteleve dhe restoranteve anës plazhit, në Durrës dhe Golem, mëson shpejt se aty mund të pushojnë edhe turistët që kanë të ardhura të pakta. Durrësi dhe Golemi, kanë apartamente dhe restorante për të gjitha shtresat, nga më të pasurit e deri tek ata që pagat e tyre nuk e kalojnë shifrën e 30 mijë lekëve në muaj. Një pushues shqiptar apo i huaj, për 15 ditë pushime, mund të paguajë rreth 35 mijë lekë të reja, të ndara në akomodimin në hotel, si dhe në ushqimin që do të konsumojë. Ekzistenca e një numri të madh hotelesh, apartamentesh, restorantesh dhe baresh, bën që çmimet të jenë të larmishme dhe konkurruese. Secili nga sipërmarrësit e plazhit përpiqet të bëjë për vete sa më shumë pushues, duke u ofruar atyre çmime të ulëta dhe cilësi të lartë shërbimi. Frika se pas çmimit të ulët mund të qëndrojë po një cilësi e ulët shërbimi dhe kushtesh duhet të harrohet, mjafton të zgjidhni mirë në shumësinë e ofertave.
GOLEMI
Plazhi i fshatit të Golemit, që përfshin rreth 7 kilometër bregdet, është tashmë i mbipopulluar nga hotelet, blloqet e pallateve të sapondërtuara, restorantet dhe baret. Kryesisht ai mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët ditorë të kryeqytetit, si dhe të pak prej atyre që mund të vijnë nga qytet e afërta si Kavaja, Kruja, Rrogozhina etj.
Në Golem shumë prej hoteleve ofrojnë një shërbim cilësor për shkak se prej disa vjetësh, stafet që drejtojnë këto biznese kanë krijuar përvojë. Ditë pas dite, sipërmarrësit privatë kanë organizuar më mirë plazhet, për të cilat paguajnë një qera përdorimi kundrejt Komunës së Golemit. Turistët pushojnë në plazhet që ndodhen para hoteleve apo restoranteve ku vendosin për të qëndruar, qoftë edhe një ditë të vetme. Ajo që mbetet karakteristike për këtë zonë, është fakti se sipërmarrësit janë më pak tolerantë sa u përket çmimeve për shkak se tashmë e kanë siguruar një klientelë të përhershme. Këtu çmimet e hoteleve dhe të apartamenteve nisin nga 20 euro për çdo natë, por, përgjithësisht, turistët që prenotojnë mund të paguajnë edhe 30 apo 40 euro, në varësi të hapësirës dhe komoditeteve. Ndërkohë që servirja e peshkut mbetet sërish një pikë strategjike e sipërmarrësve të restoranteve, të cilët duke njohur kërkesat e pushuesve, nuk ngurrojnë të vendosin në menutë e tyre edhe 4 mijë lekë të reja për një kilogram peshk të tipit levrek.
Nga ana tjetër, pronarët e këtyre aktiviteteve i mbajnë të hapura hotelet apo restorantet e tyre edhe gjatë dimrit, ku sërish mbeten një destinacion i preferuar nga pushuesit e fundjavave.
DURRËSI
Plazhet e qytetit të Durrësit ndoshta mbeten nga vendet më pak të kushtueshme në atë pjesë të Detit Adriatik. Plazhi i Currilave apo të gjitha hapësirat e Rrugës së Plazhit, që nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, ofrojnë çmime më tërheqëse për pushuesit me më pak të ardhura. Aty mund të konsumosh një peshk edhe me 500 lekë të reja, por njëkohësisht mund të akomodohesh në hotelet e zonës edhe me 2500 lekë të reja. Frekuentuar kryesisht nga familje që shpenzimet i bëjnë të kujdesshme, biznesmenët e zonës tregojnë se treg tashmë të sigurt kanë vizitat e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe shumë pak atë të pushuesve të huaj apo të qyteteve të vendit. Gjithsesi, ajo që shfaqet dukshëm në 3 kilometër bregdet, është një riorganizim i kushteve të pastërtisë së plazheve, e mundur nga Bashkia e Durrësit. Pas nuk mbetet as edhe rritja cilësore e shërbimit të këtyre bizneseve.
Jovan Nikolla, menaxher i njërit prej restoranteve në Durrës, thotë se ajo që e ka dëmtuar më shumë këtë pjesë të plazhit shqiptar ka qenë “propaganda” e keqe, duke i veshur plazhit papastërtitë dhe mungesën e kushteve të duhura që një turist kërkon. “Ne restorantin e mbajmë gjatë gjithë vitit të hapur dhe kemi klientë nga të gjitha qytetet e vendit. Rekordin e mban Tirana por nuk mungojnë edhe anglezët, gjermanët dhe amerikanët. Ajo që është shqetësuese, është ulja e vlerës së kësaj zone dhe ngritja e vlerave të zonave të jugut, që sigurisht edhe ato kanë vlerat e tyre. Kjo duket sikur bëhet me dashakeqësi nga njerëz të caktuar. Ajo që duhet të dinë pushuesit është se Durrësi mbart vlera të caktuara, ndryshe nga qytete të tjera bregdetare, si rëra, mungesa e thellësisë së madhe në det, që shpeshherë mbetet e rrezikshme për pushuesit familjarë, restorante dhe hotele cilësore dhe me çmime ekonomike, si dhe afërsinë me kryeqytetin”,- rendit Nikolla. Sipas tij, do të ishte me vend që pushuesit ta njihnin këtë zonë e më pas të vendosnin se ku do t’i kalonin pushimet.
VENDET MË LUKSOZE
Edhe pse Durrësi mbetet një destinacion tërheqës për pushuesit familjarë, gjë që Bashkia e Durrësit po e përforcon me spotet publicitare që do të nxjerrë për qytetin e saj në disa televizione shqiptare, në Kosovë e Maqedoni, nuk mungojnë as hotelet dhe resortet luksoze. Të përshtatshme kryesisht për njerëz me nivel më të lartë ekonomik, si dhe për pushuesit e huaj, Durrësi duket se kompletohet tërësisht. Aty ka nga të gjitha dhe për të gjithë.
Soela Pogaçe, menaxhere e një prej hoteleve më të njohur në Durrës, por edhe në Shqipëri, na rrëfen se hoteli është përshtatur për familjarë, por kryesisht për ata me nivel më të lartë ekonomik, për shkak të më shumë komoditeteve dhe çmimeve më të larta. “Çmimet për një natë akomodim, në hotelin tonë fillojnë nga 90 euro e përfundojnë tek 165 euro për person, në këtë sezon turistik”,- thotë Pogaçe, e cila shton se punojnë me paketa turistike, të cilat në vetvete përmbajnë edhe leverdinë për klientët. Pogaçe sqaron gjithashtu se nuk mungojnë as organizimet e veçanta, si koncerte me muzikë live apo festa të ndryshme. “Vitin që shkoi, rreth 60 për qind e klientelës sonë ka qenë e huaj dhe rreth 40 për qind shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri etj.”, përfundon Pogaçe.
Një tjetër menaxhere e një resorti të njohur në Durrës, Rozeta Hanelli, thotë për gazetën “Shekulli” se kanë investuar shumë këtë vit për të pritur pushuesit që kanë prenotuar dhe do të prenotojnë në muajt në vazhdim. “Pushuesit tek ne do të kenë të gjitha kushtet që u nevojiten për të kaluar pushime të paharrueshme, bare, restorante, piceri, muzike live, disko dhe sigurisht pishinë me të gjitha kushtet, veç detit”,- thotë Hanelli. Sipas saj, edhe pse çmimet për akomodimin e një klienti janë të larta, ia vlen që turistët të paguajnë për t’u kënaqur. Hanelli thotë se jo vetëm të huajt, por edhe shqiptarët kanë nisur të kalojnë pushime në hotelin që ajo menaxhon.
Pushimet e dikurshme
Gjithçka ka ndryshuar nga skema e viteve të diktaturës: një dhomë marrë borxh ndonjë të afërmi që jetonte në Durrës, tek Plepat apo në Golem, gatimi që përgatitej në shtëpi në furnelat me vajguri dhe me të gjitha asortimentet e marra me vete në fillim të 15-ditëshit si dhe plazhi në rërë, me çadra të stisura dhe pa shezlongë. Turistët e ditëve të sotme kërkojnë gjithçka gati, madje ka edhe nga ata që kërkojnë “servis room”, shqipëruar në servirjet e ushqimeve apo pijeve në dhomat që prenotojnë. Nostalgjikët e pushimeve të shkuara, ku shpenzimet nuk ishin të mëdha, por marrja e jodit nga rëra ishte më e efektive për shkak të mospërdorimit të shezlogëve, vazhdojnë të kryejnë të njëjtat pushime në plazhet e pakta publike të cilësuara nga Bashkia e Durrësit apo Komuna e Golemit. Ndërsa “të rinjtë” e plazhit nuk bashkohen me këtë ide: për ta, pushimet janë pushime dhe nuk ka sakrifica!
Kushtet dhe shërbimi
Plazhet e Durrësit dhe Golemit, çuditërisht nga sa thuhet dhe flitet, janë tepër të pastra. Plazhet private mirëmbahen nga sipërmarrësit privatë, ndërkohë që ato publike pastrohen nga punonjësit e Ndërmarrjeve Komunale. Uji i pijshëm dhe rregullimi i kanalizimeve të ujërave të zeza ka qenë në vëmendje të dikastereve këtë vit. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Durrës dhe Golem, janë munduar që të organizohen më shumë sa u përket festave, këngëtarëve apo surprizave për turistët. Pas nuk mbetet edhe rritja e cilësisë së shërbimit, që vite më parë është diskutuar, pasi stafet duket se po kompletohen nga dita në ditë. Tashmë qenia në krye e menaxherëve të kualifikuar në pjesën dërrmuese të hoteleve, restoranteve dhe bareve, të cilët dinë me saktësi si të drejtojnë, ua bën më të këndshëm pushimet vizitorëve që presin vetëm buzëqeshje nga ata që shërbejnë.
SHIFRAT
20
deri në 40 euro kushton qëndrimi për një natë i pushuesve në hotelet apo apartamentet e Golemit dhe Durrësit.
100
deri në 150 lekë të reja kushton udhëtimi i një pushuesi ditor me autobusë apo furgonë nga Tirana në Durrës.
200
deri në 350 lekë të reja kushtojnë produktet elementare për një pushues, kafeja, uji dhe paninet e mëngjesit.
300
deri në 400 lekë të reja kushton marrja me qera e një çadre me dy shezlongë në plazhet e Durrësit dhe Golemit.
1000
deri në 3000 lekë të reja kushton një drekë apo darkë për një pushues në restorantet e Durrësit apo Golemit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Empty Re: Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm

Mesazh nga Anakonda Mon 9 Apr 2012 - 17:03

Kam qe ne durres,ishte nje vend shum i bukur jam kenaqur tej mase;por me kan hutu ato kosovaret..............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi