Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë

Shko poshtë

Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë Empty Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë

Mesazh nga Vizitor Mon 10 May 2010 - 1:48

Divjakë, nis sezoni turistik pa ujë Plazh-velipojeNë prag të sezonit turistik, infrastruktura e bregdetit të Divjakës vazhdon të jetë e rënduar, edhe pse prej dy vjetësh ka nisur një investim për rehabilitim tërësor të saj.

Por megjithëse kanë kaluar vite, investimi ende nuk ka shkuar deri në fund të punimeve, si dhe të trasesë të këtij aksi të rëndësishëm. Por, edhe ato pak punime që janë kryer nuk kanë marrë cilësinë e duhur.

Gropat, thellimet, deri dhe pjesë të mëdha me gur e çakull dallojnë në rrugë. Afati i përfundimit të punimeve ka qenë muaji qershor i vitit 2009. Por, edhe pse për pak ditë nis qershori i vitit 2010, kjo rrugë nuk duket se do të përfundojë. Në projektin e ndërhyrjes për këtë rrugë ka qenë e parashikuar edhe heqja e pishave, që në fakt do të mundësonte zgjerimin e saj.

Pemët dhe degët e tyre kanë sjellë herë pas here pengesë për qarkullimin e automjeteve. Banorët e Divjakës dhe aq më tepër pronarët e aktiviteteve që operojnë në zonën bregdetare shprehen të pakënaqur nga punimet dhe aq më tepër nga braktisja e tyre. “Ka shumë mangësi si shtresë asfalti që kanë hedhur. Është shumë e hollë dhe në mjaft raste ka nxjerrë edhe tabanin e rrugës”, ka thënë Gjergji Kërri, banor i Divjakës.

“Ndriçimi as që bëhet fjalë. Gjatë natës të duket sikur je në xhungël dhe nuk dallon asgjë”, ka thënë Ledioli, pronar i një prej hoteleve në zonën e plazhit. Ndërkaq të tjerë pronarë shprehen se prej një viti nuk po shihen punonjësit e firmës. Të gjitha lokalet, për shkak të rrugës së pashtruar, por edhe të erës së bregut të detit mbushen nga pluhuri. Për projektin na u mor mendimi edhe ne, dhe sot as që vlen fare ky mendim”, ka thënë Asqeri Çoku, pronar i një restoranti. Rruga ka larguar pushuesit ditorë në këtë prag sezoni dhe mesa duket do të ndikojë edhe për sezonin e pritshëm turistik.

Firma që ka kryer deri një vit më parë punimet ka arritur jo vetëm të lërë përgjysmë investimin, por të tërheqë edhe mjetet e rënda. Në nënprefekturën e Lushnjës pohojnë faktin e mospërfundimit të investimit, por thonë se shkak ka qenë vonesa e parave për shlyerjen e firmës kontraktore për punimet. Në këto kushte, plazhi i Divjakës duket se edhe këtë verë do të jetë njësoj si vitet e tjera, me rrugë të shkatërruara. Ndërkaq prej më shumë se katër muajsh, qyteza e Divjakës dhe 13 fshatrat pranë tij vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë rrëshqitja e tubacioneve të Ujësjellësit, prej shirave të rënë në muajin shkurt. Një pjesë e banorëve tregojnë se e sigurojnë ujin duke e blerë nga autobotet që faturohen nga popullata. Problemi pranohet nga drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, të cilët deklarojnë publikisht se i janë drejtuar disa herë qeverisë për ndërhyrje me fonde, por ende nuk ka mbërritur ndonjë ndihmë konkrete.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi