Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Thethi - Destinacioni ideal turistik malo People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Thethi - Destinacioni ideal turistik malo People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thethi - Destinacioni ideal turistik malo

2 posters

Shko poshtë

Thethi - Destinacioni ideal turistik malo Empty Thethi - Destinacioni ideal turistik malo

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 17 Dec 2011 - 5:12

Thethi - Destinacioni ideal turistik malo ThethiThethi eshte fshati me ne veri te lugines se Shales, ne mes te Alpeve me nje bukuri te radhe, ne Veri te Shqiperise. Shtatedhjete kilometra nga qyteti i Shkodres, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartesi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e larte e Thethit, nje nga zonat me te vecanta te ketyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me nje siperfaqe prej 2630 hektaresh.

Turizmi

Pasurite natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut teShqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit, Austri.
Ndersa per banoret e kesaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh ne bese, ne asnje vend tjeter te botes nuk do te ndihesh me i sigurt”. Resurset natyrore i dallon cdo vizitor, sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2 deri ne 3 m i gjere.
Pervec kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, por ato qe kane terhequr vemendjen e shume alpinisteve, speleologeve, gjeografeve etj, jane Shpella e Harapitdhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj., jane bere shkak i shume legjendave te krijuara nga vete banoret e zones. Nje bukuri natyrore, te vecante, te bjeshkeve te veriut, shpalos ne kete zone, Ujevara e Thethit me lartesi 25 m, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes, formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar. Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2.5 deri ne 3 m kub uje ne sekonde, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj, qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar.

Thethi nga lashtesia e deri me sot

Historia e Thethit dhe e Shales ishte e lidhur me ate te fisit ilir te Labeateve. Thethi eshte vendbanim shume i hershem duke u bazuar ne te dhenat historike dhe zbulimet arkeologjike. Ketu kane banuar Oksetet, Bythdoset, Berbati, Vladet, Kelmendas e ndoshta edhe grupe te tjera popullsie te pa njohura. Ne shekullin e VIII-te, kjo zone ishte pjese e Pultit, i cili ndahej ne Pultin e siperm dhe Pultin e poshtem. Thethi per here te pare shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres, ne vitin 1485, me emrin Fusha dhe ne ate kohe kishte vetem 7 shtepi te medha.
Ne shekullin e XVI–te, turqit e izoluan kete zone nga Shkodra dhe Malesia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne Peje. Qe nga ajo kohe Thethi konsiderohet pjese e Dukagjinit. Edhe sot, te tri zonat se bashku : Shala, Shoshidhe Pulti konsiderohen pjese e Dukagjinit. Me pas ne fillim te shekullit te XIX-te, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkoje kete zone meBushatlinjte e Shkodres.
Coronelli eshte i pari qe e permend Thethin ne harten e vitit 1688, ndersa ne vitin 1916-1917 shkon ne fshatin Theth at Shtjefen Gjecovi, i cili shkruan per te dhe e ben te njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkolle te ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe me pas ne 1936hapet rruga automobilistike qe shoqerohet nje vit me vone me hapjen e nje agjencie turistike.
Me kalimin e viteve qe nga viti 1968 e ne vazhdim do te hapen disa qendra te tjera turistike dhe do te ndertohen godina, hotele e shume objekte te tjera, qe do te prisnin vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia dhe Evropa Lindore per 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri ne 600 vete dhe ne dimer mbi 400 vete, mesatarisht 1 pushues per 1 banor.
Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pas ndryshimeve te ‘90–tes, hoteli funksionon vetem pjeserisht me nje kapacitet prej 30 shtreterish dhe eshte privatizuar. Deri ne vitin 1997, hoteli, qe sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e percjelle shume pushues vendas e te huaj, por me trazirat qe perfshine gjithe vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit te zones turistike te Thethit.
Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga vecorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit, Parku Kombetar i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik te quajtur Parku i Paqes, ku te perfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Prejardhja e emrit

Mbeshtetur ne te dhenat historike te grumbulluar, ne toponimet qe jane ne kete fshat dhe te dhenat gojore te banoreve, origjinen e ketij emri mund ta kerkojme :

Nga emri "thep"

Thethi ndodhet midis malesh te larta dhe te thepisura. Njerezit duke punuar, kullotur bagetine, gjuajtur e te tjera, shpreheshin : “Ne ata thepa kullota bagetine”, “Po shkoj ne ata thepa per te gjuajtur”, “...ne thepa...”, “...thepa...” e te tjera. Ne kete fshat ka shume vende qe emertohen dhe rreth fjales “thep-a, -i, -at” si : “Thepi i Kryse”, “Thepi i Rrgadhes”, “Thepi i Kodres Botes” e te tjera. Ne kuptimin qe emerton fjala “kuj” (kunj) pothuaj eshte shume e perafert me fjalen “thep”. Toponime me fjalen “kuj” ka me shumice, p.sh. “Kuji i Dhive”, “Kuji i Lopeve”, “Kuji i Shqypes”, “Kuji i Zhareve”, ‘Kuji i Nenave”, “Kuji i Rupes”, “Kuji i Praces”, “Kuji i Pulave” etj. Krahas ketyre, malet e larta dhe te mprehta si “thika” qe njerezit ne menyre te zakonshme e perdorin shprehjen “...ne thika te majave...”, “...ne thika...”, “...prapa atyre thikave qe duken...”, e te tjera, mund te shkojne ne favor te prejardhjes se emrit Theth nga fjala “thep” i cili ka perparesi me emrat “kunj” dhe “thika” ne kuptimin e vendit qe emertojne.

Nga emri "theker"

Duke zhvilluar nje bujqesi ekstensive, duke prere e djegur pyjet, banoret mbillnin theker. Atehere nga perdorimi i shprehjes “ne theken”, ne te foluren krahinore, “...po shkoj ne theken”, “...isha ne theken...”, “...theken”, “Thekna”, rruges deri ne fiksimin e emrit, evoluoi dhe na erdhi “Theth”. Toponime me emrin “theken” ka disa ne Theth si “Theknat” disa : “Thekna e Hases”, “Zhari i Theknes” e te tjera.

Nga fjala "thelle"

Thethi eshte nje grope e thelle ne krahasim me malet qe e rrethojne. Edhe si lugine eshte mjafte e thelle ne drejtim te burimit te lumit te Shales, sa qe edhe banoret me te afert jane mbi nje ore larg. Gjate veprimtarise se tyre, njerezit mund te kene perdorur shprehjet : “...isha atje thelle...”, “...ne thellesi...”, “...thelle...” e keshtu me kalimin e kohes u formua emri “Theth”.


Kurora mes maleve

Thethi rrethohet nga male te larta dhe qafa mahnitese, duke filluar nga Qafa e Thanes, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alise, Qafa e Pejes, Gropa e Bukur, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit, qe fshehin ne brendesine e tyre ballafaqime te panumerta me alpiniste, speleologe, botaniste, gjeografe dhe shume dashamires te alpeve, te te cilet kjo zone le mbresa te pashlyeshme.
Fshatrat e kesaj zone shtrihen ne te dy anet e lumit nga Okoli deri ne Grunas, ku spikasin shtepite karakteristike qe te gershetuara me sfondin alpin, te shfaqen si peizazhe te paperseritshme dhe te papara ndonjehere.


Thethi si park zoologjik natyror

Quhet i tille nga banoret dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme, e cila i ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si : ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa harruar rreqebullin, zardafin e iriqin.

Po pervec shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Thethit eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi i eger, gjeli i eger dhe pula e eger e shume shpende te tjere qe shtegtojne ne Theth gjate sezonit te riprodhimit. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik : troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thethi - Destinacioni ideal turistik malo Empty Re: Thethi - Destinacioni ideal turistik malo

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 18:14

E si mos te jete me keto pamje qe paska kjo.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi