Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femra ne kulturen shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femra ne kulturen shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra ne kulturen shqiptare

+3
dedi
Poeti Dhimbjes
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Jul 2010 - 8:57

Si mendoni per figuren e femres ne shoqerine tone shqiptare?

Sipas kanuneve shqiptare, figura e gruas konsiderohet e paprekshme dhe mund te vritet vetem ne rast te shkeljes se kurores bashkeshortore.

Po krahas ketij konceptimi, dmth te "paprekshmerise", femra shqiptare konsiderohet ne te drejten zakonore shqiptare si "teprice ne shtepi" kryesisht e nenshtruar fuqise se burrit, babes apo vellezerve te saj.

si mendoni?


Jo chit chat ju lutem jepni mendimin tuaj ju flm Klea
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 14 Jul 2010 - 12:27

Persa i perket atij kultit te pare te ''Paprekshmerise'' jam dakord, sepse ne familjen shqiptare gjithmone ka egzistuar nje koncept i tille per femren. Ndersa per ate te dytin ''Teprice ne shtepi'', nuk pajtohem aspak. pasi ne nje familje normale nuk mund te behet nje dallim i tille per femren. Eshte e vertete qe ka qene disi pak me shume e neshtruar ndja burrit, por jo deri ne ate pike, sa t'a quash, apo ta quajne ''teprice ne shtepi'', pasi ne familjen shqiptare, me nje koncept te tille nuk jane pare as edhe kafshet...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Vizitor Wed 14 Jul 2010 - 12:35

Nëse flasim globalisht,çdo femër në botë i është nënshtruar "urdhërave dhe dëshirave të burrit",për shkak se as burri po as femra nuk e dinë rrolin e vet.Aty- këtu femra ka filluar të "ngre zërin" por pa sukses sepse është burri që gjithmonë vendos,qoftë ajo shkurorzimi.Në bazë të statistikës në SHBA p.sh. janë burrat që më së shumti kërkojnë shkurorzim se gratë.

Në kulturën shqiptare nuk shoh ndonjë kthesë të madhe nga ato fjalë me vend të Çajupit:Burrat nën hije lozin kuvendojnë...
Mendoj se megjithate për të qartesuar punët nevojitet një sistem i mirëfilltë i cili do të vinte në binar detyrat edhe të burrit edhe të grave.Një sistem i tillë egziston,por për fat të keq sidomos ne shqiptarët i japim konotacion "fanatik","fundamentalist","i vjetruar" etj.etj.Me që është vështirë të flitet në mesin tonë për ato gjëra të sistemuara në mënyrë më perfekte,megjithate mora guximin që të jap një kontribut të vogël në këtë drejtim për ato të cilët interesohen se si në të vërtetë duhet të orjentohet një familje dhe femra në veçanti.Ky sistem vlenë për të gjithë në këtë rruzull tokësor,dhe jo vetëm për shqiptarët.


Po ju sjell nje foto :

Një i ri shqiptar dhe gruaja e tij fotografuar nga Rojter ne te dale te Elbasanit

Kjo foto flet me shume sesa libra.

Une per vete ndjehem e turperuar, por ky eshte realiteti.


Femra ne kulturen shqiptare Viewthread
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Jul 2010 - 4:37

Gjendja e femrës shqiptare është tepër shqetësuese. Kur mendoj
për ‘të më vjen ndërmend, pothuajse instinktivisht, ideja e Furjesë se
nëse kërkon të njohësh zhvillimin e një shoqërie, duhet të shohësh
femrën e saj. Sigurisht që problemet e femrës shqiptare janë problemet e
shoqërisë shqiptare. Kjo nuk mund të mohohet. Por, nga ana tjetër,
vetëm kaq nuk mjafton. Gjërat duhen parë më konkretisht. Në
përgjithësi femra shqiptare është tepër e prirur të imitojë mashkullin,
duke i atribuuar në këtë mënyrë vetes një status sekondar që rrjedh
natyrshëm prej vetë dukurisë së imitimit. Duke u prirur ta shohë veten
gjithmonë me sytë e mashkullit, ajo i ikën vetvetes. Me një fjalë, femra
shqiptare është në krizë identiteti, gjë kjo që lidhet ngushtë me vet
natyrën social-kulturore të shoqërisë tonë. Ashtu siç gjendet mes
ekstremeve shoqëria jonë (ndërmjet patriarkalizmit dhe postmodernizmit),
po ashtu gjendet ndërmjet ekstremeve dhe femra shqiptare. Ndërkohë që
vesh tanga të holla, ajo rri e pret në frëngjinë e kullës së gurtë
mesjetare të psikikës së vet, kalorësin e devotshëm që shfaqet rrëzë
kullës hipur mbi kalë. Çfarë paradoksi i lezetshëm! Ky është vërtetë një
rast sa psikopatologjik aq edhe sociopatologjik! Femra shqiptare nuk di
çfarë kërkon, sepse nuk di çfarë është. E përhumbur në këtë gjendje
amullie psiko-sociale, ajo e “zgjidh” problemin duke ia lënë në dorë çdo
gjë mashkullit. Ajo e lë qenien e vet në dorë të mashkullit, duke
ndihmuar në këtë mënyrë një rigjenerim të përhershëm të patriarkalizmit.
Duke qenë përgjithësisht e pavetëdijshme për efektin “bumerang” të
sjelljeve të saj, ajo vuan dhe limitohet vetëm në perceptimin thjesht
individual të çështjes së vet. Ajo vuan individualisht, sepse mendon dhe
jeton individualisht, duke iu atashuar në këtë mënyrë realitetit
instinktivisht atomik të shoqërisë shqiptare, e cila ngjan me një
bashkësi entitetesh idiosinkratike, ku ego-ja është krejtësisht e verbër
ndaj alter ego-s. As instinkti amësor që presupozohet të
posedojë femra, nuk ndihmon aspak në kapërcimin e egoizmit destruktiv;
madje përkundrazi, ky instinkt betonon egoizmin familjar patriarkal, i
cili priret t’i perceptojë si thjesht utilitare dhe afatshkurtra
relacionet përtej familjes. Kjo tregon se problemi në fjalë nuk mund të
zgjidhet “biologjikisht” prej femrës. Çështja nuk ka se si të zgjidhet
“biologjikisht”, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse njeriu nuk është
një qenie vetëm biologjike! Arsyeja kryesore pse femra
shqiptare nuk ndërgjegjësohet për rolin që duhet t’i japë vetes, është
se asaj i duhet të përshtatet për të mbijetuar. Në botën njerëzore (në
ndryshim me atë që ndodh në botën vetëm biologjike), “përshtatja ndaj
mjedisit” sjell shkatërrimin e vetvetes. Fatkeqësisht kjo është ajo që i
ka ndodhur dhe vazhdon t’i ndodh femrës shqiptare. Ajo di vetëm të
përshtatet! Kështu ka bërë gjithmonë! Ajo i është përshtatur pasivisht
realitetit që i kanë përgatitur dhe servirur të tjerët. Në vend që të
vërë në diskutim realitetin, ajo ka vënë në diskutim vetveten. Dhe, të
njëjtën gjë vazhdon të bëjë edhe sot që gjërat duhej të ishin “disi” më
ndryshe. Edhe sot ajo di vetëm të rrijë në pritje. Ajo e koncepton veten
si një element pasiv që duhet të vihet në lëvizje nga një element i
jashtëm aktiv (mashkulli)! Ajo është gjithmonë pasoja e një shkaku që
nuk gjendet brenda saj, por në të kundërtën gjinore që i imponohet si
alternativa e vetme e çdo shpëtimi. Pra, përsëri shfaqet i pashmangshëm
kalorësi i hekurt mesjetar! Shpëtimtari! Në të vërtetë ai e “shpëton”
femrën shqiptare vetëm nga një gjë: nga vetvetja! Dhe kështu nga kjo
rezulton se: ai është gjithçka, ndërsa ajo asgjë. Ajo shndërrohet në një
shëmbëlltyrë fantazmagorike të asaj që duhej të ishte. Që të jetë
femër, ajo duhet të duket si femër, dhe që të duket si femër, ajo duhet
të jetë “seksi”. E kështu tangat vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më të
holla! Në fund të fundit, kjo është mëse normale, përderisa mjafton
vetëm kaq për t’u konsideruar femër (kuptohet, femër e llojit njeri).
Megjithatë, duhet pranuar se femra shqiptare ka bërë një ndryshim jo
pak të rëndësishëm: nga “burrneshë” që ka qenë dikur, ajo është
shndërruar “me forcat e veta” në “pornostare”. Kjo është padyshim një
“arritje e madhe”! Apo edhe ky “ndryshim” ka të bëjë jo me femrën, por
me mashkullin shqiptar, i cili nuk pëlqen më “burrneshën” me mustaqe,
por “pornostaren” e depiluar me buzët e fryra? Me sa duket, në Shqipëri
ekzistoka vetëm mashkullorja, dhe femërorja vazhdon të jetë një
manifestim imediat mekanik i metamorfozave psikike të mashkullores.
Domethënë në thelb jemi në të njëjtën pikë: “ai është gjithçka, ndërsa
ajo asgjë”! Nga Saktivista
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga dedi Wed 21 Jul 2010 - 5:11

ah sa keq sa turp. teme interesante, por nuk mund te flas se do te duhet nje roman per kete teme.ne shqiperi femra duhet te fitoje lirine dhe pavarsine ekonomike. shkurt po i bie se nuk dua ta zgjas me kete teme fjala liri eshte te vendose vete ne jeten e saj mos te kete frike nga babai vellai etj etj dmth syri se me mire te dale syri se nami dhe pavaresi ekonomike qe ju e kuptoni shume mire obobo po me ndau ku do mbytem si do rris femijet etj.shkurt un jetoj ne NORVEGJI dhe me sinqeritet nuk dua te bej krahasim nuk dua ta mendoj ..... por ju shum mire e kuptoni naten me diten. dhe i uroj sukses femrave ne evolucionin qe po bejne ne shqiperi se fjale e rende revolucion ,por kush mendon larg e kupton qe eshte revolucion
dedi
dedi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : antarktide
Postime Postime : 72
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/07/2010
Hobi Hobi : not nen akull

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Emona Wed 28 Jul 2010 - 9:15

Eshte E tmerrshem Kjo qe Sheh me syt e tu Ku femra Konsiderohet si penges ose teprice ne nej shtepi ,Ku Dihet Qe Femra Shqiptare Jon Shtylla E Nje familje Jon ato Qe Mbajn gjall enj Burr shqiptar jon ato qe Lindi dhe rrisin femijet e se ardhemes
Mbetet te Jetoj Me shperse se ne te Ardhem e afer te mos kemi me kesi lojj mendimi per Nje femre shqiptare

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Eleonora Thu 29 Jul 2010 - 2:28

Mendoj se femrat gjithmonë kemi qen të mrekullueshme! Ato më shumë se burrat janë shtylla e kombit, e shoqërisë dhe e familjes! Ato e kanë lind kombin! Meshkujt janë /mund të thuhet/ vetëm dëshmitarë! Femrat kanë punuar në arë, rreth bagëtive, rreth shtëpisë, në shtëpi, kanë lindur e rritur fëmijët! Vërtetë, besoj se më lehtë është me u vrarë në luftë, se me mbetë e vejë, me fëmi të vegjël, në mëshirë të fatit, ku fëmijët të kërkojnë me ngrënë e s'ke ç'u jep!!! Çdo rregull ka përjashtime, por edhe kur gratë kanë qenë si shtriga, në shumicën e rastit e kanë pasur fajin meshkujt! Si me humor u kam thënë disa shokëve të mi, se juve ju kanë robëruar të tjerët, e tash po robëroni gratë!!!???
Eleonora
Eleonora
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 85
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga WebMaster Sun 1 Aug 2010 - 7:30

Femra shqipetare gjithmone ka qene edhe do ngeli e kulturuar

mendoj se kohet e fundit kjo nuk shikohet edhe shume tek ne
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Prada Fri 7 Jan 2011 - 3:47

kjo tem kalon tek tradita dhe zakonet
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri 7 Jan 2011 - 4:13

Klea@Love shkruajti:Si mendoni per figuren e femres ne shoqerine tone shqiptare?

Sipas kanuneve shqiptare, figura e gruas konsiderohet e paprekshme dhe mund te vritet vetem ne rast te shkeljes se kurores bashkeshortore.

Po krahas ketij konceptimi, dmth te "paprekshmerise", femra shqiptare konsiderohet ne te drejten zakonore shqiptare si "teprice ne shtepi" kryesisht e nenshtruar fuqise se burrit, babes apo vellezerve te saj.

si mendoni?


Jo chit chat ju lutem jepni mendimin tuaj ju flm Klea


Sipas "konceptit" Shqiptar, ajo cka bazon me larte kanuni se: -Femra shqiptare konsiderohet ne te drejten zakonore shqiptare si "teprice ne shtepi"... Ky eshte nje "kulm" i pa pjekur i kultures Shqiptare.

Por: -"Sipas kanuneve shqiptare, figura e gruas konsiderohet e paprekshme dhe mund te vritet vetem ne rast te shkeljes se kurores bashkeshortore".... Ketu shfaqet nje "kulm" shume i pjekur i kultures Shqiptare.


Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 7 Jan 2011 - 5:36

Se kuptoj se cfar te keqe ka femra ne politike ajo ka me force me sa po shikoj tani une tani ..mashkulli ka force po ska ide te shumta sa ka femra mendoj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 3:42

Femrat shqiptare
Para se të thelloheni në leximin e këtij shkrim dua t’ ju pyes të më bëni një favor. Ju lutem ndaloni për gjashtëdhjetë sekonda dhe mendoni cilat janë femrat të cilat janë pjesë e jetës suaj: nëna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrës, kolegia e punës, apo ndoshta shefja juaj! Asnjëri nga ju, qoftë femër apo mashkull, nuk mund të thoni që nuk keni sëpaku një femër në jetën tuaj. Ky artikull është për femrat, apo, për të qenë më i saktë, për femrat shqiptare dhe pozitën e tyre në shoqëri.
 
Sipas librave të gjenezës thuhet që jeta njerëzore nisë me Evën dhe Adamin ose Havën dhe Ademin. Të vërtetën e ekzistimit të femrës dhe mashkullit prej fillimit të jetës nuk e konteston as teoria e evolucionit. Pra femra është e pranishme barasvlershëm që prej zanafillës së historisë njerëzore.
 
Në agun e lindjes së tij, njerëzimi mbijetonte nga gjuetia dhe femra ishte qendra e familjes apo strukturës shoqërore sepse ajo drejtonte bazën e strehimit dhe  vendoste për ndarjen e gjahut të vrarë. Kjo periudhë njihet si koha e femrës ose matriarkatit. Më pas, kur njerëzimi zbuloi mbjelljen e kulturave bujqësore dhe zbutjen e kafshëve, roli i femrës u bë dytësor. Në këtë stad të zhvillimit nevoja për zgjerim të territorit dhe mbrojtje nga konkurruesit agresorë solli në plan të parë burrin luftëtar dhe të ashpër. Kishte ardhur koha e mashkullit ose patriarkatit, e cila kohë, pak a shumë, vazhdon edhe sot në shumicën e shoqërive kombëtare apo shtetërore.  Sido që të jetë, një faktor shumë i rëndësishëm që, në kohën e sotme, dallon shoqëritë moderne dhe të zhvilluara nga ato të prapambetura është pozicioni i barabartë i femrës me mashkullin. Në këto shoqëri femra është faktor kyç në shumë fusha prej politikës, biznesit, kulturës e deri te arti.
Sot në botë ka shumë vende që japin femra të shquara apo udhëhiqen nga sish të jashtëzakonshme. Momentalisht janë 17 vende, lidershipi i të cilave është femëror. 11 prej këtyre drejtueseve të shtetit janë zgjedhur direkt nga votuesit. Dilma Rousseff, ish-guerrilase dhe kandidate për kryetare të Brazilit, një ndër shtetet që po fiton peshë gjithnjë e më shumë në skenën botërore, ka shanse të mira të bëhet gruaja më e fuqishme në planet, nëse zgjidhet në postin e kryetares, duke tejkaluar edhe fuqinë e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Femrat janë duke avancuar edhe në lëmi tjera, p.sh. me 2009 ato rrëmbyen çmimin Nobel për ekonomi, kimi, fiziologji-medicinë dhe letërsi. Në listën e 400 njerëzve më të pasur në botë, të përpiluar nga revista amerikane Forbes, në dhjetëshen e parë dy janë femra. Shkurt e qartë, femrat kanë hipur lartë në hierarki. Ato janë shefe ekzekutive të kroporatave të fuqishme, si fjala vjen, Irene Rosenfeld e Kraft Foods, Indira Nooyi e Pepsit apo Gail Kelly e Westpac. Femrat e sukseshme i gjen kudo: në media, muzikë, gjykata, botën akademike dhe në ushtri.
 
Në Amerikë, në vendin më të zhvilluar dhe fuqishëm në botë, marsi i viti 2010 solli një ndryshim të paparë deri më sot. Për herë të parë në historinë e Amerikës fuqia punëtore përbëhet nga më shumë se 50 për qind prej femrave. Në vitin 1945 meshkujt ishin 70 për qind e këtij elementi të produktivitetit. Edhe shumica relative e pozicioneve menaxheriale  mbahen nga femrat. Për çdo dy meshkuj të diplomuar në Amerikë tri femra marrin diplomë fakulteti. Padyshim, merita kryesore për progres u takon femrave amerikane, por edhe shoqëria ka përgatitur një terren shumë të përshtatshëm që gjinia femërore të arrijë maksimumin e potencialit të vet. Fitues kanë qenë dhe janë edhe femrat edhe shoqëria.
Ku janë shqiptarët dhe femrat shqiptare në këtë konstalacion të ndryshimeve nëpër botë dhe ndërrimeve nëpër vendet tona në Ballkan, sidomos përgjatë tranzicionit të dy dekadave të fundit? Përgjigja e sinqertë është: gati në fund të pusit! Kjo pozitë jo e mirë e femrës sonë nuk është si rezultat i mospërpjekjeve të femrave shqiptare të përmirësojnë pozitën e tyre dhe të shoqërive ku jetojnë. Përkundrazi.
 
Ndër shqiptarë në ditët e sotme ka disa femra që kanë qenë dhe janë shumë të suksesshme. Arritjet e tyre i gjen në rezistencën tonë, në arsim, në media, në sport dhe në aktivitete kulturore. Porse rezultatet e tyre janë kryesisht pasojë e angazhimit vetanak të femrave tona dhe krejt pak të përkrahjes së shoqërisë dhe sistemeve tona. Femrat shqiptare në sistemin e kaluar kanë përjetuar ndryshime dramatike pozitive, porse tangjenti i ngjitjes nuk e ka zgjeruar këndin. Ka bile edhe paradokse, p.sh. shpesh hera, posaçërisht në dekadën e fundit, ka ngjarë kur femrat shqiptare dalin nëpër botë dhe çajnë përpara si në shkollim ashtu edhe në karrierë. Ato i gjen, nëpër Europë e Amerikë, në shkollat më prestigjioze, duke punuar për kompani të njohura, menaxhuar spitale, botuar në gjuhë të huaja apo edhe duke ngritur biznese. Femrat tona shkëlqejnë kudo në botë, kurse krejt më pak nëpër vendet e shqiptarëve në Ballkan.
Kjo nuk ndodh ngaqë nuk kemi femra profesionale, të kualifikuara dhe të gatshme, por ngase shoqëritë shqiptare janë të mbufatura nga fodullëku injorant mashkullor dhe frika e tyre nga konkurrenca. Për ilustrim, përfaqësueset tona të gjinisë femërore, fatkeqësisht, nuk marrin gati fare pjesë në vendimmarrjen politike. Ka më shumë se njëzet vjet që në universin e politikës shqiptare ka vetëm një kryetare të Kuvendit në Tiranë dhe asnjë pretenduese kundër liderëve tonë burrëror për pozita të larta shtetërore. Një gjendje e tillë duhet gjithsesi të alarmojë- edhe femrat, por sidomos politikanët tonë meshkuj, që kujtojnë se ndofta nuk duhet të pensionohen kurrë. Situata nuk duket më e mirë as në rrethet akademike, shkencore, artistike dhe të biznesit.
 
Zhvillimet shoqërore në shekullin e 21-të si dhe ekonomitë e sotme kërkojnë inkuadrim efiçient të faktorit femër në procese. Shumë hulumtime shkencore kanë ardhur në përfundim që fuqia intelektuale është ajo që përcakton vlerën e një personi në makinerinë e zhvillimit dhe progresit modern. Femrat dhe meshkujt kanë kapacitet të njëjtë intelektual. Ç’ është e vërteta, këto studime kanë treguar që femrat kanë një avantazh të vogël përkundrejt meshkujve në aftësinë komunikuese dhe të inteligjencës sociale. Duke marrë parasysh tendencën planetare të interesit më të madh të femrave për shkollim dhe kredenciale formale, gjithçka flet për nevojën imediate të interesimit të shoqërive shqiptare për femrën.
Tradicionalisht është konsideruar normale që femra shqiptare të rrinte në shtëpi, t’i bindej burrit, babait dhe vëllait. Këto kushtëzime janë dëshmuar të dëmshme dhe të papajtueshme me të tashmen dhe progresin. Femrat tona medoemos duhet të fillojnë të shtyjnë çështjen e tyre në mënyrë më agresive. Meshkujt shqiptarë deri me sot janë treguar të papërgjegjshëm dhe të paaftë të kuptojnë që ecja përpara e femrave është ecje edhe e meshkujve, prandaj femrat shqiptare duhet të ripozicionohen dhe të njëmendësojnë të drejtat dhe interesat e veta duke përdorur fuqinë e tyre votuese, përfaqësuese dhe të krijimit të rrjeteve.
 
Shkëputja e shqiptarëve nga prapambetja nuk do të ndodhë pa një revolucion në marrëdhëniet gjinore dhe vendosjen e femrave shqiptare në fronin të cilin ato, natyrshëm, do të duhej ta kenë menjëherë afër, dhe në të njëjtën lartësi, me karriget mbretërore të meshkujve shqiptarë. Kush ka dyshime për këtë nuk e kupton botën moderne.
 
Dhe për fund, para se të dilni nga leximin i këtij shkrimi, dua t’ ju pyes të më bëni edhe një favor tjetër. Ju lutem ndaloni për tre minuta dhe kujtoni cilat janë femrat të cilat janë pjesë e jetës suaj: nëna, gruaja, gjyshja, motra, vajza, tezja, halla, mbesa, shoqja, e dashura e zemrës, kolegia e punës, apo ndoshta shefja juaj!
 
Asnjëri nga ju, qoftë femër apo mashkull, nuk mund të thoni që nuk keni sëpaku një femër në jetën tuaj. Përndryshe as nuk do të kishit lindur sepse nuk do të kishit pasur nënë. Le të ndihmojmë të gjithë në fitoren e femrave shqiptare: do të jetë fitorja e të gjithë neve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra ne kulturen shqiptare Empty Re: Femra ne kulturen shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi