Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

3 posters

Shko poshtë

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Empty Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Mesazh nga WebMaster Sat 19 Sep 2009 - 6:11

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri
Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri 1253039639-femrat-me-shume-bizhuteriKëto detaje janë të trashëguara indirekt që në lashtësi, kur njerëzit merrnin dhëmbë, brirë e shumë simbole të tjera nga kafshët apo nga pemët dhe i varnin në qafë apo në vesh.

Mendimi i tyre nuk ka qenë për t’u zbukuruar, por për të njohur një fis nga një tjetër. Ndërsa sot ato përdoren gjerësisht, kur qoftë femrat, qoftë meshkujt duken më të hijshëm. Në Tiranë ka mjaft dyqane bizhuterish dhe, për më tepër, ato mund t’i gjesh kudo nëpër rrugë, të tregtuara me tezga. Një shitëse, Fatime Kurti, në afërsi të “Rrugës së Durrësit”, thotë se shitjet janë të mëdha, sepse klientët i tërheqin së tepërmi dhe janë më pak të kushtueshme. Një arsye e blerjes, përveç kostos së ulët, është edhe kombinimi me veshjen, me ngjyrat dhe punimet e larmishme që mbajnë bizhuteritë.


Motivet e bizhuterive


Bizhuteritë kanë motive të ndryshme dhe larmi ngjyrash. Për këtë ato kanë gjetur përdorim tepër të madh te të gjithë të rinjtë. Femrat janë ato që tërhiqen më tepër, sepse plotësojnë lukun e përditshëm dhe theksojnë më tepër tiparet femërore. Motivet që paraqesin bizhuteritë janë tepër tërheqëse. Shumë prej tyre kanë simbolin e luleve, që herët është përdorur si simbol për të vërtetuar bukurinë femërore. Ndërsa te meshkujt më të shpeshta gjen brirë të kafshëve, byzylyk që ka dizenjo gjarprin e plot elementë të tjerë. Mesdhetarët e kanë tipar kryesor ngarkesën me bizhuteri rreth qafës, duarve, apo në gisht si unaza.


Kostoja e bizhuterivePo të pyesësh se sa kushton një bizhu, duket sikur nuk ka kosto të lartë se sa të blesh një material tjetër të çmuar. Por e vërteta është se ato kanë një tregtim të madh dhe kjo detyrimisht është tepër fitimprurëse për shitësit. Çmimi i të njëjtit mall nuk mund të përcaktohet dot vetëm nga vlera që ka. Kjo ndodh, sepse ndryshe është kostoja që ka ky mall në dyqan dhe ndryshe është kostoja që ka në tezga. Një varëse mund të nisi nga më e lira në 500 lek e përfundimi nuk dihet se ku arrin. Por dihet që të rinjtë janë të dhënë shumë pas tendencave të reja dhe çmimi nuk i pengon aspak për të mos i blerë, thjesht i kufizon në numrin e blerjeve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Empty Re: Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Mesazh nga Vizitor Sat 19 Sep 2009 - 6:14

nuk me pelqejn femrat e ngarkuara me bizhuteri,une per vete perdor vetem nje zinxhir me nje zemer e kete se ma ka ber dhurat dikush
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Empty Re: Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Mesazh nga Ariel Wed 8 Feb 2012 - 23:02

Me shume jam pas rrobeve se pas bizhuve....
Me shume mi kane bere dhurata se i kam blere vete...
Vet blej vetem unaza...ato me pelqejne.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Empty Re: Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Mesazh nga Anakonda Mon 27 Feb 2012 - 19:46

Si e si qe te shesin mend me keto bizhuteri edhe keta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri Empty Re: Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi