Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

4 posters

Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Jul 2010 - 4:00

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare mjeku popullor, Arqile Boti, i
njohur nga të gjithë për përkushtimin e tij ndaj mjekësisë alternative.

Lajmi
i sapo konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA, bën me dijeni se mjeku i
talentuar ka mbyllur sytë në banesën e tij, ndërsa vuante prej kohësh
nga një sëmundje gjaku, e cila mesa duket ka qenë shkaku kryesor i
largimit të tij nga kjo botë.

I lindur në Bularat të Dropullit të
Gjirokastrës, ai ka studiuar në gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë,
ndërsa studimet e larta i ka mbaruar për mjekësi në universitetin
shtetëror, në degën e mjekësisë së përgjithshme.

Gjatë gjithë
kohës së ushtrimit të profesionit, ai ka ditur të ndërthurë me mjeshtëri
mjekësinë alternative (popullore) me atë shkencore moderne.

Madje
për njohjen mjaft të mirë të kësaj të fundit, ai edhe është vlerësuar
me medaljen “Mari Kyri” nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive të
Kambrixhit.

Ndërkaq, ai është shpallur edhe si qytetar Nderi
Gjirokastrës nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti... (vijon).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Jul 2010 - 4:00

Portret/ Arqile Boti, njeriu që besonte se mjekësia alternative kuron
75% të sëmundjeve


Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Image-B6EF_4C3B8FD6

Ishte diplomuar vërtet për mjekësi
në universitetin shtetëror, por mjekësia alternative do ta tërhiqte
gjatë gjithë jetës dhe punës si mjek në terren, pasi do besonte dhe
predikonte se ajo kuron 75% të sëmundjeve.

Kjo ka qenë edhe
arsyeja kryesore që mjeku i njohur Arqile Boti, iu përkushtua ndjekjes
së mënyrave popullore të kurimit të rasteve të sëmura, pa u ndarë
gjithsesi, asnjëherë nga librat mjekësorë dhe shkenca e mjekësisë si e
tillë.

E pikërisht, këtu qëndron edhe e veçanta e tij, çka e ka
bërë të njihet si një mjek ndryshe, pasi diti të ndërthurë mjekësinë
shkencore, atë që njohim të gjithë të bluzave të bardha dhe atë të
mjekësisë popullore, mjetet dhe kurat e së cilës gjenden në natyrë.

"Zoti
siç ka dhënë sëmundjet, ka dhënë edhe bimët për kurimin e tyre",
thoshte ai ndërsa e pyesnin për bimët që ruante me kujdes në dhomën e
tij dhe që ua rekomandonte klientëve të tij mbi kurimin e sëmundjeve.

Sipas
tij, fuqia shëruese e bimëve e ka origjinën nga Hipokrati, Dioskuridi,
doktorë arabë e kinezë të cilët ai i lexonte dhe u referohej
vazhdimisht.

Madje atij i pëlqente të thoshte sesi në vitin 2001
ka qenë sëmurë me leuçemi dhe falë mjekimeve që ai i ka bërë vetes,
arriti të ishte gjallë.

Ai ka punuar në fshatra të ndryshëm gjatë
jetës, punë kjo që e ka ndihmuar edhe të ketë kontakt me bimët dhe
natyrën në përgjithësi, tek e cila besonte se gjendeshin kurat më të
mira të sëmundjeve.

Atje ai ka ushtruar profesionin e mjekut
patolog madje edhe obstret dhe gjinekolog. Eksperiencën e tij të mjekut
gjatë viteve të fundit të jetës, e vazhdoi në Tiranë, në mënyrë private
dhe duke iu përgjigjur klientëve me bimët dhe kurat popullore, tek te
cilat besoi gjithë jetën se kishin fuqi shëruese.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga Vizitor Tue 13 Jul 2010 - 4:16

ky mjek ka vlera te mdha sepse ka sheru shum pacijenta po dhe besoj se ka lon pas vete shum libra per mjeksin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga valbona goxha Tue 13 Jul 2010 - 6:05

me vjen shume keq per lajmin .E kishim komshi dhe e njifnim mire .vertet ishte nje njeri shume aktiv dhe gjithmone i gatshem per te ndihmuar kedo qe kish nevoje.gjithmone para deres se tij kur ishte ne tirane kishte shume njerez.po me vika vertet keq.kishte bere shume studime dhe ne mos gaboj priste te merrte lejen per nje ilac qe kish shpikur .nuk e di a u be gje se kam ikur ka vite
valbona goxha
valbona goxha
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 242
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Jul 2010 - 6:10

Arqile Boti,kjo LEGJENDE e MJEKESISE shqiptare,ndare fizikisht nga jeta,
do te mbetet ne zemrat dhe mendiet e kujtdo shqiptari, kontaktuar me
te, si vete KRISHTI qe e besonte aq shume.
Ishte nje "JEZU KRISHT" i vertete i perkushtuar per njerzit dhe jeten e
tyre. Simbol i thjeshtesise sa i nje dijetari.Shume kush nuk diti tia
vleresoje meritat,po te kuruarit nga Ai,i jane mirenjohes.
Me dhimbie i japim lamtumiren gjithe ne emigrantet,sa une,nje
beshkekohes dhe dashamires i tij,qe si Ai MENDIEN DHE TRUPIN e lidhem me
NATYREN dhe njeriun e SAJ. Vezhguesi F, sa "kristo" me thenien:"do te
mbetet simbol i jetes,i dashurise dhe shpreses",i thone te gjiha per TE.
Shteti dhe nomeklaturat le te "lajne borxhet ndaj tij".
Lamtumire SOKRATI YNE.Ngushellime te gjithe dashamiresve sa
familjes.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga Ajo goca Tue 13 Jul 2010 - 6:14

:( :( :(
Ajo goca
Ajo goca
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : albania
Postime Postime : 6699
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha Mosha : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga Tonii Tue 13 Jul 2010 - 11:29

para nje muaji ishte i ftuar ne nje televizion ku foli per disa semundje dhe tha se do te vinte prap ne studio sapo te mbaronte kampionati boteror i futbollit pasi progamacioni i tv qe i ngjeshur te gjith e prisnim qe seshpejti te dilte ne tv ndersa sot degjojm qe eshte ndar nga jeta .
un do te thosha se ky njeri human eshte ndar nga jeta si luftetar
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi