CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
4 posters
Faqja 1 e 1
CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
KUR DITËT FIROJNË
RRUGËVE TË BOTËS
Pas shpinës ujore diell’ i pjekur perëndon,
Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes.
Cdo perëndim i tij kujtesën më ngacmon:
“Të iku dhe një ditë nga dekada e plakjes!”
Koha firon dhe bëhem më i kërrusur,
Kryeneç dhe m’ i ashpër në ditën që vjen.
Pasqyra hakmerret me fytyrën e tejrrudhur,
Thinjën e së djeshmes nëpër flokë m' a gjen.
Porsi shpendi shtegtar ndjehem çdo dite,
Zemra ime harakate pulson mes stilit të modës.
I rreshtuar në karvanin ku çapiten pleqëritë,
Zhgarravis kalendarin rrugëve të botës...
2009

Re: CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË
Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.
Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.
Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...
Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!
U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!
Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!.

PEISAZH DIMRI PAS MESNATE
Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve,
Dimri rëndon edhe trarët ankohen.
Spërkatur gjithësia me kristalet e yjeve,
Gjer tej, ku malet me qiellin takohen.
Thik’ e erës skalit pirgjet e bardha,
Dëborën e ngjesh dhe mbi gjerdhe e hedh.
Përmes skalizmave si kafshë të gjalla,
Një dhelpër e hutuar rrugicave sonte bredh.
Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora,
Perëndeshë e virgjër shëtit shpate e kodrina.
Pemët nusërojnë dhe se ç’ bëjnë ca nojma,
Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina...
Befas, zëplotë ja mori këndesi i parë,
Oxhaqet frymojnë me gushet e tymit.
Mbi trungun e vjetër cak-cuk një sëpatë,
Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit...
1970

MBRETËRIA-MËMËDHE
Sikur të mos kisha marë rrugët e kurbetit,
Në vëndlindjen time mbretërine do t’a ngrija.
Gjoksin të nxirrja e të mburresha si mbretërit,
Te isha zot i asaj vatre me prush e shkëndija.
Të isha mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim nuk do t’a lija pa e puthur.
Me mikun do të hapesha kur të kisha halle,
Në mbretërinë e tij, askush nuk ka humbur!
Mbret i kodrave dhe mbret i fushave të isha,
I vlagës magji në brazdën e porsahapur.
Femijeria, princ i korijeve me dushqe e lajthishta,
Dhe dashnor i natyrshëm me ato që kam dashur.
Mbreti nuk ka frikë kur vjen ver’ e thatë,
Me mbretërit e tjerë, aty ku buron Devolli.
Lumit famëmadh, t’i ngrinim tjetër sfrat
Dhe askush mos mërzitej për arat që mbolli.
Qejflinjte do t’i mblidhja atje, ku pikon rakia,
Zëlartë t’ja marim këngëve tona të vjetra.
Princave tanë t’u themi se c’ligj bën dashuria,
Dhe ç’janë iluzionet dhe ç është e vërteta.
Kontinenteve të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e për princ nuk gjëndet një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku je lindur dhe rritur,
Dhe kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe!

HËNA PLOT PESËMBËDHJETË
Shkau mesnata, hëna pesëmbëdhjetë
Edhe hijet e natës i spërkat me flori.
Sofatet e drunjta s’kanë mbetur shkretë,
Bijen kitara dhe këndojnë ca të rinj.
Trishtuar ri plaku. I ve ai ka mbetur,
Duart pleksur mbi harkun e bastunit.
Vështrimin pleqëror në qiell e ka tretur,
Për hatër të hënës, ka shtyrë orarin e gjumit.
Rrezaton florihëna dhe kthjellon sytë e tij,
Mbi kulmin e catisë sonte ka qëndruar,
Soditmë, sikur i thotë, nga larg për ty po vij,
Dikur ke qënë capkën, o plak i vetmuar!
Nënqesh pleqërishte dhe zemra i troket shpresë,
Sa vite, muaj, a ditë, i kanë mbetur akoma?
Nën hënë ka lindur dhe hënë do kur të vdesë,
“ Si sonte, o Zot, -psherëtin- mos harro, dërgoma!...”
Florizon hëna mbi harkun e bastunit,
Yll’i Mëngjesit u tret në sytë e tij të mekur.
E plotë, pesëmbëdhjetë, kjo ishte hën’e fundit,
Ndërsa kitarat tingëllonin me telat e dredhur...

kjo eshte pune per lavdata,sigurisht ne na ka nxene vapa dhe jemi drejtuar drejt bisedave te lira.Me pelqejne shume temat qe iniconi ju znj.klea
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Poezise dhe Tregimit...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Re: CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
Mëmëdhe
Mos kisha marrë rrugët e kurbetit,
Në vendlindje mbretërinë do ta ngrija.
Gjoksin të nxirrja e mburresha si mbretërit,
Zot i asaj vatre me prush e shkëndija.
Mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim s’do e lija pa e puthur.
Mikut t’i hapesha kur të kisha halle,
Në mëmëdhe askush ka humbur!
Qejflinjtë mblidhen ku pikon rakia,
Zëlartë t’ia marrim këngëve tona të vjetra.
Princave tu themi ç’ligj bën dashuria,
Ç’janë iluzionet e ç’është e vërteta.
Dherave të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e princ s’ka një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku linde e rritur,
Kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: CIKËL ME POEZI NGA LIBRI "SINFONITË E STINËVE"
UNË DHE LUKRECI (1)
Më shfaqet sa herë i lashti Lukrec,
“Atdheu im është ku jetohet më mirë.”
Njëmijë pandehma ngre për ty, o poet,
I lëshove këto fjalë kur ke qënë i pirë!
Unë s’jam i pirë, të ftohtë kam kokën,
Pirat i verbër qofsha do të çaj oqeanin.
Kombi im ka hartëzuar botën,
Varret e tij dallgëzojnë Ballkanin!
Mbushëm gotat. Me Lukrecin po pi,
Në e teprofshim, flasim nga dëshira.
Ajo gishtëz tokë bën grurë, verë e raki...
Ngritëm velat dhe fryu erëmira!

BROHORAS DHE QESH
I harbuari dem flak plisin e dheut,
Marrok gërryen tokën, marrokçe pëllet.
Ngre bishtin kopan si demat e zegut,
Xhufk’e bajguar mbi shpinë i godet,
Duket trimosh. S’ka me kë ndeshet!
Shkreptijnë sytë e brirët hark,
Triumfin e ndeshjes kërkon me hak.
Kodrinave përplaset zëri buçimtar,
Nën tinguj bilbili demit zemërak,
Brirët t’ia prek mos i mbetet merak!
Uji i lumit fërkohet pas ledheve,
Porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
Arbitrova demin me trungjet e shelgjeve,
Brohoras e qesh njëlloj si dikur!

GAZMORJA E NATËS
Magjistare je gazmorja e natës,
Beldredhur, ndjellëse përherë.
Thëthive shikimet e tingujt e kitarës,
Krise, e ike si erë!
Ike si erë, si erë ke për të ardhur,
S’ jeton pa këngë asnjë çast.
Ojnat e tua s’kanë për t’më grahur,
nuk të ndjek më nga pas.
Mëngjesin e qelqtë cifluan këndesat,
I dehur lëngoj në sofat.
Dufin e nxora me këngën për krelat,
E të dashurës time në fshat.

KU MBOLLËM PUTHJEN E PARË
Qindra herë këtë burim kam puthur,
Kaq herë e ke puthur dhe ti.
Llangosëm gjunjët para tij përulur,
Në puthjen e parë aty.
Erdha sot të shoh ujin e kulluar,
Pasqyrën kristal s’ia preka.
Nën gjethet e vjeshtës lashë mbuluar,
të qeshurËN nën flokët e verdha.
Pylli fëshfërin, degët pikojnë gjethe,
Era palë-palë i ngjesh.
Vjeshta më shkuli urimin prej zemre,
"Paç fat kudo që të jesh!"

KUR JAM I MËRZITUR
Kureshtjen mënjanoj nga ngjarjet tragjike,
Përgjoj xhezven kur ende s'ka marë valë.
Shikimi im vëngërosh mer veti magjike,
Mbi orendi, gjymtyrë dhe kulprat përballë.
Mendjen ma thëthin vetiu vëndlindja,
Gjurmoj numra në telefonat e tejshme.
Me gllënkat e kafes gëlltis lajmet e këqia,
Ndërlikoj bisedat me vitet e hershme.
Kur jam i mërzitur derdh dufin në vargje,
Hithrohen mendimet, fraza prozaike.
S' ka ndrim stinësh, as kapërcim pragjesh,
Porta të mbyllura shoh, boshllëk e braktisje.
Dëgjoj daulle e s' mar vesh nga vijnë,
Hapësirave verdhashe, apo të largëtave dete?
Lumenjtë kthehen prapthi, pyjet oshëtijnë,
Këngë paslufte dëgjoj e ngjethje klarinete.
Kur jam i mërzitur zemërohem me veten,
I dehur mes dyshimesh ku mbytet shpirti.
Përkëdhelia e ashpër e trungjeve të pemëve,
Mjafton t' ja filloj e njëherë nga hiçi!

KUR JAM I GËZUAR
Kur jam i gëzuar, bari bëhet më shumë jeshil,
Lulet e kaltëra i gjej ku janë fshehur.
Koha s' më dhimbset, nëse vëzhgoj një kërmill,
Me jargë ai mjekon trungun e shëmbur.
Kur jam i gëzuar, dyshimet marin arratinë,
Fantazinë time s'e vë dot në fre.
Fëmijërive u jap shpresë e të shtypurve lirinë,
Me kombin e coptuar krijoj një Atdhe!
Kur jam i gëzuar, më shkurtohet rruga e gjatë,
Sa shpejt mbrrij për ku jam nisur!
S' më dhimbset koha e te fundmes dekadë,
Të shoh e prek ato që kam pritur.

PËRNDEZJE
Ç'janë përndezur sonte stërnishtat,
Lëngëzon rakita e filiz'i shelgut.
Trëndafil'i egër m'i shpoi gishtat,
Kulloshtër e hënës mbi gjoks derdhur.
Platitur gu-gu-ja e tufës gjumashe,
Trungjet e shelgjeve si barinj të prapë.
Shpalosin gunat në vallen çobançe,
Ngjeshin çalikët me kulloshtër e djathë.
Flakërojnë lajthishtat e thanat në korije,
Qyqja e vetmuar strukur nën degë.
Drapër'i hënës kosit pllajave drite-hije,
Gjoksit vajzëror florizojnë dy shegë.

SFOND I TRISHTE
Sfond i trishtë edhe çasti ynë i fundit,
Në sytë e gjelbër shkëndia zemërimi.
Mjegulla zvaritej mbi rrjedhen e lumit,
Në vetullat e saj sinjak dimërimi.
Ç'u ftohën ditët e fundvjeshtës tonë,
Dritherojnë rrakitat, kudo leskra akujsh.
Trungjet e shelgjeve si barinj të gjorë,
Vjen rrotull mbi to re e zezë gargujsh.
Kashta e stërnishtave sot është nxirë,
Mullaret e barit si kukudhë mjeranë.
Në shtratin e tyre netët kemi gdhirë,
Sot trishtim në sfondin pa fund e anë..

Similar topics
» Cikël me poezi nga libri „OFSHAMË NË URNË“
» Trëndafili (cikël me poezi)
» " Një Poezi z Imagjinuar Nga Bleta! "
» poezi nga libri më i ri i Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» 1 Poezi "Te Dua "
» Trëndafili (cikël me poezi)
» " Një Poezi z Imagjinuar Nga Bleta! "
» poezi nga libri më i ri i Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» 1 Poezi "Te Dua "
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi