Institucionet nuk po e luftojnë korrupsionin
Faqja 1 e 1

Lëvizja Fol ka publikuar sot raportin e monitorimit të aktiviteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit, gjatë muajit qershor. Gjyqësori, sipas këtij raporti, del se ka bërë pak punë në ndëshkimin e kësaj dukurie kanceroze të shoqërisë kosovare.
Gjatë periudhës prill-qershor, gjyqësori i Kosovës ka zgjidhur vetëm 10 lëndë nga 119 që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës zyrtare, thuhet në raportin e pestë të monitorimit të aktiviteteve institucionale në luftën kundër korrupcionit, gjatë muajit qershor, i cili u publikua sot nga lëvizja FOL. Për dhënie e marrje të ryshfetit nga 38 lëndë, janë zgjidhur vetëm 3 prej tyre.
Armend Mazreku, zyrtar i analizimit dhe monitorimit në Lëvizjen FOL, në konferencën e sotme për media, tha se për periudhën prill-qershor 2010 në gjyqësorin e Kosovës, në kuadër të kategorisë "Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit", nga 119 lëndët janë zgjidhur vetëm10, ndërsa për dhënie e marrje të ryshfetit nga 38 lëndë janë zgjidhur vetëm tri. Sipas tij, policia në anën tjetër ka raportuar se 19 persona janë arrestuar për periudhën janar-qershor 2010 për vepra të ndryshme të korrupsionit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës 68 raste të korrupsionit janë të dërguara në Prokurori me raport të prokurorit.
"Kuvendi i Kosovës gjatë muajit qershor ka mbajtur katër seanca plenare. Gjatë këtyre seancave nuk është vërejtur ndonjë angazhim për të trajtuar aferat e korrupsionit, ose për kërkim të llogarisë për angazhimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit", tha Mazreku.
Ai shtoi se në kuadër të sistemit gjyqësor është bërë riemërimi i 76 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë realizuar edhe disa takime të kryeprokurorit dhe është premtuar reformë e thellë e sistemit gjyqësor. Edhe KGJK-ja ka publikuar Raportin e dytë - tre mujor (prill-qershor) në lidhje me rastet korruptive.
"Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet publike ka alarmuar edhe deputetët e Bundestagut gjerman. Disa nga ata kanë pohuar që "paratë e qytetarëve gjermanë po investohen në vila private të politikanëve kosovarë... ndaj edhe duhet një kujdes ma i shtuar i qeverisë gjermane për të kontrolluar mjetet financiare të taksapaguesve gjermanë sesi shfrytëzohen nga institucionet e Kosovës.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve të Kosovës, sipas Raportit të paralajmërimit të hershëm të UNDP-së, është korrupsioni dhe mungesa e rezultateve në këtë luftë po shkaktojnë edhe një trend të rënies së besueshmërisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka thënë Mazreku.
Gjatë këtij muaji Qeveria e Kosovës e ka përsëritur qëndrimin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ta luftuar atë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Shkupjanet, luftojnë pë tetovalin
» PS: Qeveria ka marrë peng institucionet
» Studentët, ndihmojnë fëmijet që luftojnë me vdekjen
» Tash luftojeni korrupsionin
» Wofgang Rau: Shqipërisë i duhet një strukturë e pavarur për të luftuar korrupsionin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi