Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tash luftojeni korrupsionin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tash luftojeni korrupsionin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tash luftojeni korrupsionin

Shko poshtë

Tash luftojeni korrupsionin Empty Tash luftojeni korrupsionin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jun 2010 - 11:54

Tash luftojeni korrupsionin Thumbnail.php?file=Pieter_Feith_293843901

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Pieter
Feith ka përsëritur se korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të
luftohen pa kursyer edhe nivelet më të larta politike në vend.


Gjatë një debati në Komitetin për Politikë të Jashtme të
Parlamentit Europian, të martën, Feith, i cili edhe është iniciatori
kryesor i luftës antikorrupsion, ka kërkuar rezultate konkrete nga kjo
betejë.

Ai ka komentuar edhe rreth veprimeve të EULEX’it në
luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se ato kanë arritur efekt.

“Hapat e fundit të ndërmarrë nga EULEX’i në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë forcuar moralin dhe motivin
përbrenda misionit, por edhe kanë ngritur kredibilitetin e tij. Është e
rëndësishme që të arrijmë rezultate të tjera”, ka thënë ai.


Holandezi, po ashtu, ka porositur të gjithë ata që janë duke u hetuar që
të lirojnë postet derisa të kryhen procedurat hetimore. Sipas tij, kjo
është një praktikë normale në vendet europiane.

“Është
praktikë në vendet demokratike që kur një ministër i dyshuar apo i
akuzuar për korrupsion, ai të tërhiqet nga politika, së paku
përkohësisht. Nëse pastrohet emri i tij, ai mund të kthehet në atë
funksion. Kjo është një vlerë europiane dhe unë kam dashur që këtë ta
përcjell në Kosovë”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i Bashkimit
Europian disa herë deri më tani ka komentuar rreth faktit që Ministri i
Transportit, Fatmir Limaj nuk ka dhënë dorëheqje nga posti pas
bastisjes që ka kryer EULEX’i në këtë dikaster dhe në pronat e tij.

Feith nuk ka kërkuar asnjëherë publikisht që Limaj të largohet,
por ka vazhduar të flasë për dorëheqjen si akt moral.

Shefi i
ICO’së ka kërkuar që çështjet që janë duke u hetuar aktualisht nga
EULEX’i, të kryhen sa më shpejt duke e ndërlidhur këtë me zgjedhjet që
pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

“Mendoj se prokurorët po
punojnë fuqishëm. Në periudhën e ardhshme do të shihni më shumë
rezultate konkrete. Por, gjithashtu, mendoj se tash është koha, pasi
vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet e përgjithshme, prandaj, do të
ishte mirë që puna e EULEX’it në lëndët e profilit të lartë të
përfundojnë në kohën e duhur”, ka thënë Feith.

Duke u
përgjigjur në pyetjet e eurodeputeteve nëse politika është duke
ndërhyrë në proceset hetimore që aktualisht janë duke u kryer nga
EULEX-i, Feith ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në drejtësi.

Përfaqësuesi kryesor i BE’së në vend ka folur edhe në Komitetin e
Përbashkët të Parlamentit Europian dhe të Kuvendit të Kosovës, pjesë e
të cilit është Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Në këtë debat
është theksuar nevoja e fuqizimit të Kuvendit të Kosovës
Feith ka
thënë se sa më i madh që të jetë roli i Kuvendit në Kosovë, aq më pak
do të nevojitet ndërhyrja dhe se aq më pak do të ketë nevojë për prani
ndërkombëtare në Kosovë.

Me deputetët evropianë, Feith ka
debatuar edhe rreth bisedimeve të mundshme Kosovë-Serbi. Me këtë rast
ai ka përmendur edhe qëndrimin e palës kosovare, e cila, sipas tij, ka
vendosur “linjat e kuqe” për këtë çështje.

Sipas Përfaqësuesit
të BE’së, kosovarët nuk do të pranojnë të flasin për statusin dhe për
ndarjen e Kosovës.

Debatet për Kosovën, si çështja e
liberalizimit të vizave pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Njëra nga temat që është diskutuar janë edhe procesi në Gjykatën
Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Veriu.

Sipas Feithit, situata
në pjesën veriore është e paqëndrueshme, por ai shpreson se Kosova dhe
Serbia mund të fillojnë të bisedojnë pasi GJND’ja ta shpallë opinionin.
Duke folur për perspektivën europiane të Kosovës, Feith ka thënë se
Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Kosovën në këtë
rrugë, derisa vendet fqinje po e bëjnë këtë progres.

Pas
raportit të Pieter Feithit, anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie me
Jashtë të Parlamentit Europian kanë zhvilluar një debat të ashpër lidhur
me rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin
Europian.

Disa anëtarë të këtij Komiteti nga vendet anëtare të
BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën kanë kërkuar që në këtë rezolutë
të përfshihet edhe nevoja e bisedimeve për statusin. Po kjo është
kundërshtuar nga eurodeputetët e tjerë. Rezoluta për Kosovën pritet të
votohet të mërkurën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi