Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve

Shko poshtë

Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve Empty Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Jul 2010 - 3:47

"Një burrë i moshuar me duart që i dridheshin e kyçi
derën e jashtme të kullës që i kapërcente të 200 vjetët për ta lënë në
mëshirë të fatit.



Iku kjo familje nga Selita e Mirditës dhe u vendos në Bathore në një
shtëpi dërrase, atje "ku gjendet qytetërimi" e një mundësi më shumë për
të jetuar. Prapa la të bëhet gërmadhë një tjetër qytetërim, ai i vjetri,
tradicionali.



MIRDITË - Kulla, kjo banesë tipike e malësive të Veriut
shqiptar,është një resurs turistik krejt i virgjër, i pashfrytëzuar,
por për fat të keq ende "i paftuar" në strategjitë e zhvillimit të
turizmit shqiptar. Në platformën turistike të vitit 2008 MTKRS, shpalli
si projekt risi "turizmin e 40 haneve", të cilin e vlerësoi si çelësin e
suksesit të turizmit shqiptar.


Gjithsesi, sot e kësaj dite nuk ka një statistikë të saktë se sa joshës u
bë ky lloj turizmi, por ka një fakt që në disa rajone si në Theth a
Valbonë, morën formën e tyre disa bujtina të ngritura nga vetë banorët e
atjeshëm, edhe pse nuk i'u dha emrin hane.


Ndërkohë që u la në harresë bujtina tipike, kullë e Veriut, që gjendet
në çdo të trevave veriore. Por çfarë kanë pikasur ndër mote në kullat e
Veriut të huajt e studiuesit vendas?


Dy antropologë amerikanë, bujtës në kulla


Studiuesi korçar Stavri Frashëri, së bashku me dy bashkëshortë
antropologë amerikanë, në dimrin e vitit 1930 kalojnë fshat më fshat në
Mirditë prej Zadrime e deri në Pukë. Ecin në majën e Velës, në Ungrej,
në Frekë, ndjekin ujin e Dibrrit, dhe flenë në një han.


Aty kalojnë një natë magjike mes bisedave me të zotin, të pritur me mish
të kuq të skuqur, mollë, arra, me lugë prej druri, një e ngrënë
shqiptarçe. Pas disa ditësh kalojnë në Rras, ku flenë në një kullë. Në
odën e burrave mblidhet thuajse tërë fshati që shikon me kureshtje të
madhe amerikanin, dhe sidomos gruan e tij, që ishte e veshur me rroba
burri.


Frashëri kujton se "për darkë, nusja e re na solli koritën dhe ibrikun
që të lanim duart, i zoti i shtëpisë solli rakinë, ushqimin e pasur deri
tek petullat me mjaltë".


Kulla mirditore

E rrethuar nga një copë toke e mbjellë qëndron shtëpia e mirditasit.
Për t'u bërë ballë luftrave është e fortë prej guri, dritaret i ka të
vogla, përmbi portë përgjithësisht është "çikmaja" me një dritare të
vogël dhe me disa frëngji për të bërë luftë.


Nëpër qoshet e shtëpisë vërehen vrima të tjera të cilat e mbrojnë
shtëpinë nga të gjitha anët. kullë, mbulojën e ka me plloça, me
qeramidhe. Ato shtëpi që kanë pyje pranë mbulojën e kanë me
pishë.


Aty këtu ka dhe shtëpi përdhese prej guri ose prej dërrase të mbuluar me
qeramidhe, me dërrasa, me plloça ose kashtë. Këto janë të shtresave të
fundit. Kulla mund të ketë tre, katër ose më shumë oda. Atje ku mungon
kasollja, oda përdhese përdoret për bagëtinë.


Një shkallë e ngushte posa hyn tek dera të shpie në odën e burrave ku
priten miqtë. Sapo hyn Brenda vëren oxhakun. Në shtëpitë përdhese vatra
ndodhet në mes të odës dhe buariu për të hequr tymin mungon. Mbi zjarr
qëndron poçja prej balte me zinxhir. Pishtari, një lloj rrjete prej
teli, varet nga tavani dhe shërben për të vënë pishën e ndezur që ndrit
përreth.


Oda nuk ka shumë mobilje. Nëpër kënde është shtrirë ndonjë mutaf ose
ndonjë lëkurë deleje, andej-këndej, sheh shkaminj trekëmbëse e të
shkurtëra, ndonjë fron të moçëm të skalitur dhe fort të bukura e ndonjë
sënduk të vjetër të gdhendur.


Diku në qoshen e këndit mund të vësh re ndonjë "cung" (trup druri), i
cili përdoret në vend të jastekut. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur
mbi dy këndet janë kamaret të mbyllura në dërrase të skalitur, kanë
pamje të bukur dhe i zoti i shtëpisë vë takëmet e kafesë. Kafen taze
mirditasi e ka alla minut.


Dritaret janë të vogla dhe pa xhama, mbyllen me kanata dërrase të
trashë, muret të lyer me gëlqere dhe pa dekoracion, diku shikon ndonjë
pushkë të varur (kur kanë leje prej Qeverisë), ndonjë çifteli, ndonjë
kryq a ndonjë fotografi të të zotit të shtëpisë që mund të ketë dalë në
Shkodër a Tiranë.


Pakëz nën tavan duken disa çengela ku varen
pushkët e trimave, cengela të tillë gjenden edhe tek dera e
jashtme.Fshati i kullave alpine, Nënshej E quajnë të tillë se gjendet
pak metra poshtë Malit të Shenjtit në bjeshkët më të larta të Mirditës
verilindore.


Fshati i vogël me fare pak shtëpi ndodhet nën krahun e këtij mali me
emër shenjtorësh. Nënshejti dallohet për kullën tipike dykatëshe;
numërohen tetë kulla të mëdha, të tjerat janë shtëpi alpine përdhese,
ndërsa thuajse tërë kullat mbulohen me fruxha, me përjashtim të njërës
që kapërdorur tjegullën.


Kullat e këtij fshati, veç ndërtimit me gurë të bardhë dhe tavanet
karakteristike, të veçantën e kanë patur tek dyert. Ustallarë të
përmendur e kanë latuar e gdhendur mjeshtërisht gurin e fortë të këtyre
viseve.


Këtë na e shpjegon dhe Gjet Ndoj duke përmendur ustain legjendë të
ardhur nga Fani, Ded Halili, ndërsa na e servir një gotë "raki vendi" në
oborrin e jeshiltë të rrethuar me gardhe karakteristike.


Kullat e Lurës


Kullat e Lurës kanë shërbyer jo vetëm si fortifikata, por dhe si vende
ku gjallon jeta malësore në tërë hapësirën e vet sociale dhe ekonomike.


Ali Koceku i ka studiuar imtësisht ato. Kati i parë i kullës luriane
është përdorur si haur bagëtish, ndërsa në katin e dytë ndodhje oda e
burrave, si një institucion edukimi.


Luriani e ka shtruar odën e miqve bukur dhe e ka hijeshuar. Në të dy
anët shtroheshin hasra thekne dhe mbi to mutafi karakteristik nga leshi i
dhisë që blihej në Prizren. Sipër mutafit, në shtëpitë pak më të
kamura, vihej dhe sixhade, lëkura delesh e qilima.


Dyshekë e jorganë herët nuk kishte, ndaj miqtë e ardhur mbuloheshin me
postahe që i punonin në vegjë, por përdorej për mbulojë dhe dallamaja
(një lloj palltoje e punuar me shajak).


Dyshekët e parë këtu në Lurë erdhën në kohën e Zogut, ndërsa masivisht u
futën pas Çlirimit. Oxhaku duket karakteristik aty, i punuar në gur dhe
i futur rreth 25 cm.


Kati i tretë apo i katërti quhej "kullë"


Aty kishte dy a tre sharishene me frëngji, këtu rrinin burrat për verë.
Kishte dhe dollapë qorr me dy tri frëngji. Në një qoshe ishte Çakmani,
një dollap rreth një metër dhe i mbyllur me oxhak, ku mbaheshin vegla
armësh. Nga jashtë Çakmani ishte pak i dalë e me gur të gdhendur.


Gurët e derës, qoshet e sharishenet nxirreshin vetëm në disa vende të
caktuara, zakonisht nga mermeri i kuq, i cili merrej në Fushë Krejë, në
Rusvesh etj, dhe transportohej me argatë 20 a 50 veta njëherësh, të
cilët në mbrëmje gostiseshin me mish e gjëra të tjera. Kullat e Lurës
kanë shërbyer edhe si fortifikata për luftë.


Austriakët kur kaluan këndej e qëlluan me top kullën e Hakik Menës, po
kështu kulla e Bajram Cukut u bë fortesë lufte midis vëllezërve Cuku e
nemcellinjëve
(austriakëve). Lura e ka përftuar një simbol në trajtën e monumentit,
"kullën Limpreht".


Për të shkuar tek ajo, kalojmë një rruge kalldrëmi mespërmes fshatit për
t'iu avitur asaj. Nuk ka njeri brenda dhe si shumë kulla të tjera, edhe
ajo përjeton heshtjen e madhe.


Është e rrethuar nga një gardh me hunj të gjatë të mprehtë në maje, nga
ata që rrethojnë dhe livadhet gjithandej. Asgjë nuk pipëtin aty brenda,
bari i rritur deri në afërsi të derës, pemët që i kanë shtrirë degët
deri në muret e saj dhe ferrnajat që duket se i kanë bërë shoqëri prej
kohësh, tregojnë se ajo është e pabanueshme.


Pyetja përse pikërisht këtë kullë e ka zgjedhur diplomati amerikan, për
ta shënuar si "kullën e tij", e merr përgjigjen që në pamje të saj,
është vërtetë tipike. Këtu kanë banuar prej shekujsh fisi Tollaj brez
pas brezi, mosha e ndërtimit, nuk i dihet, madje edhe më i vjetri
fshatit, një plak 104 vjeçar nuk na thotë gjë. Kjo është kulla e parë e
braktisur në Lurë, pasi ka më se 30 vite që këtu nuk banon njer


NË EPILOG...


Një studiues shtegtar i ketyre viseve shkruan me jo pak dhimbje: "Një
burrë i moshuar me duart që i dridheshin e kyçi derën e jashtme të
kullës që i kapërcente të 200 vjetët
për ta lënë në mëshirë të fatit. Iku kjo familje nga Selita e Mirditës
dhe u vendos në Bathore në një shtëpi dërrase, atje "ku gjendet
qytetërimi" e një mundësi më shumë për të jetuar.


Prapa la të bëhet gërmadhë një tjetër qytetërim, ai i vjetri,
tradicionali. Kushedi si i është dridhur zemra e atij 70- vjeçari tek
shikonte derën e kullës me të cilën ishte e lidhur fëmijëria e tij,
jeta, këngët, baladat, doket, historia ekzistenca mijëvjeçare. E pra
kulla e tij është Monument i Kulturës kombëtare tashmë e harruar dhe
braktisur nga të gjithë, edhe nga shteti edhe nga i zoti i saj".


Kështu ka ndodhur dhe me kullën tjetër 115 vjeçare të Zajsit po në
Selitë, ku trekatëshja Monument i Kulturës pritet të shembet. Është
plasaritur kulla trekatëshe e Lajthizës në Orosh.


Pritet të shemben kullat kompleks të Mashtërkorit ashtu si fadromat
rrafshuan katër kulla tejet të moçme për mosdevijim të autostradës. Janë
braktisur e mund të rrëzohen kullat e Perlatit e Spacit. Po shemben
kullat tona monumente të kulturës ndër këto anë. Po shemben bashkë me
qoshet e tyre të gdhendura, bashkë me historinë e tyre.


Po shemben sepse njerëzit e këtyre anëve s'kanë me se të jetojnë, s'kanë
rrugë e mundësi jetese pse janë harruar e ndjehen pa përkrahje. Ikin e i
lënë të gjitha, kullat e moçme bashkë me arkitekturën e tyre tipike,
tavanet e gdhendura, qoshet e kullës, oxhakët, qemerët e derës,
mullinjtë e blojës, të fundit relike të një kohe të shkuar, punishtet
tradicionale, toponominë tradicionale,gjithcka nga memoria historike.


Me heshtjen e tyre ato kulla presin rigjenerim permes asaj qe më normale
se "han" do ishte turizmi i kullave!


Vizitorët e huaj teksa gjurmojne gjithandej këtë trashëgimi të
pallogaritshme kulturore, thonë se do të ishte e nevojshme që
trashëgimia e pakët kulturore që la pa prishur komunizmi, të vihet sa më
parë në dispozicion të popullsisë së vet, por gjithashtu të bëhet e
dukshme për sytë e Europës, si dëshmi e njërit prej popujve më të vjetër
të kontinentit tonë.


Është e nevojshme që kjo pasuri, që për fat të mirë i ka ende njerëzit
brenda me frymën e tyre në këto kulla, nuk ka nevojë për një
administratë muzeale, të ruhet, nesër do të jetë tepër vonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve Empty Re: Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Jul 2010 - 3:48






Kullat e vjetra të Veriut, në pritje të vizitorëve dhe turistëve Spac%20kulle%20tipike%20trekateshe






WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi