Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor

2 posters

Shko poshtë

Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor Empty Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor

Mesazh nga Emona Mon 14 Nov 2011 - 0:21

Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor Kulla_1411110900_1

Deçan, 14 nëntor - Në guidat turistike të Kosovës ka mundësi të futet edhe fshati Drenoc. Kullat e moçme janë oferta për turistët. Por për vite me radhë ato nuk janë shfrytëzuar.

Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit rreth ruajtjes dhe promovimit të pasurive të trashëgimisë kulturore, organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij, (CHWB), për dhjetë ditë rresht është duke mbajtur trajnim me përfaqësues të komunave të ndryshme të Kosovës. Ata kanë zgjedhur pikërisht Kullën e Mazrekajve në këtë fshat të Komunës së Deçanit.

Nol Binakaj, koordinator i këtij trajnimi, i cili mbahet në kuadër të projektit “Beledie”, i financuar nga Komisioni Evropian, tha se organizimi në këtë kullë është një mesazh për komunitetin dhe pronarët e kullave që t’i mbrojnë ato me sa më shumë fanatizëm. Ata besojnë se këto kulla do të jenë një potencial shumë i çmueshëm për zhvillimin e turizmit kulturor.

“Kemi zgjedhur Drenocin, pasi që është evident potenciali i këtij fshati që nesër pasnesër edhe ky vend të jetë në një zonë të mbrojtur me të gjitha kullat që tashmë disponon. Po ashtu kemi dashur të tregojmë edhe mundësitë për mysafirët për shfrytëzimin e tyre si bujtinë apo për karaktere të ndryshme si për shembull ligjërim apo ekspozim”, ka thënë menaxheri i programit të CHWB-së.

Arkitektja Gjejlane Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, në ligjëratën në temën “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, rregullativa në Kosovë ”, ka thënë se trashëgimia kulturore e Kosovës, në të kaluarën e afërt, nuk u vlerësua në nivelin meritor, ku gjatë luftës së fundit pati djegie dhe dëmtime të mëdha të mijërave ndërtimeve tradicionale nga forcat serbe.

“Në periudhën e pasluftës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk është konsideruar në raport me kërkesat, dhe është lënë anash në mëshirë të kohës të zhvillimeve të pakontrolluara. Edhe pas miratimit të Ligjit për trashëgimi kulturore më 2006, ka ngecje në zbatim të tij”, ka thënë Hoxha.

Regula Michel historiane e artit nga Zvicra, ka treguar se si Grupi për Trashëgimi i Zvicrës - në një anketë me qytetarët zviceran të cilët mund të jenë të interesuar për të ardhur në Kosovë, është bërë sebep i vizitës së saj.

Naser Pllana nga Zyra e Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, ka thënë se qëllimi i trajnimit ka qenë që edhe zyrtarët e kësaj fushe ishte të njihen me praktikat dhe përvojat e vendeve më të zhvilluara që ato i aplikojnë në zbatimin, ruajtjen dhe bartjen e trashëgimisë kulturore

Kurse Besmir Hasi nga Gjakova tha se ky trajnim t’i ketë ndihmuar shumë për mësimin e mundësive dhe mbrojtjen e objekteve.

“Kam përfituar shumë përmes të dhënave të profesorëve si të jashtëm ashtu edhe vendorë, dhe se Kosovës lloje të tilla të organizimeve i duhen më shumë, në mënyrë që të ngrihet vetëdija dhe kultura e ruajtjes së objekteve me rëndësi arkitektonike”, theksoi Hasi. Një përfitim të tillë nga ky trajnim ka pasur edhe Drenushe Gaxherri nga Juniku, e cila duke thënë që ky trajnim duhet të organizohet edhe në vende dhe nivele tjera të Kosovës, në mënyrë që të përfitojnë njohuri më shumë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor Empty Re: Kullat e moçme të Drenocit, si ofertë për turizëm kulturor

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 22:47

qenka shum e bukur me than te drejten
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi