Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, joshja e turistëve të huaj  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, joshja e turistëve të huaj  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, joshja e turistëve të huaj

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria, joshja e turistëve të huaj  Empty Shqipëria, joshja e turistëve të huaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 26 Aug 2011 - 4:26

TIRANE-Një autobus me turistë italianë, ndalesën e parë në Tiranë e ka bërë pak metra larg Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, ose siç njihet nga publiku, "Piramida". Ata sapo zbresin, filmojnë dhe fotografojnë nga kënde të ndryshme godinën e ndërtuar në kohën e regjimit komunist, që duket se është në javët e fundit të ekzistencës së saj.

Afërsia e kulturave
Grupi i turistëve italianë është informuar nga shoqëruesi i agjencisë së udhëtimit për debatin e ndezur nëse duhet apo jo të prishet kjo ndërtesë në mes të Tiranës, ndaj bëjnë kujdes që ta arkivojnë përpara se të nisë të zbatohet një plan i autoriteteve për rrafshimin e "Piramidës" dhe në vend të saj të ngrihet kompleksi parlamentar. Valerios nga Milano, i pëlqen debati publik për këtë ndërtesë, por thotë se ka dëshirë që rreth 10 ditët e qëndrimit nëpër Shqipëri t'ia kushtojë gjithçka relaksit dhe zbavitjes. "Kam qenë më parë në Sarajevë, në bregdetin malazez dhe mbylljen do ta bëj në rivierën shqiptare", - thotë Valerio. "Jam italian dhe ndjej mjaft elemente të kulturës italiane në atë shqiptare. Sepse unë e di që në këtë vend ndiqen prej dekadave - madje edhe atëherë kur ishin të ndaluara nga regjimi komunist - gjerësisht stacionet televizive dhe radiofonike italiane. Kët, kuzhina italiane bëhet në mënyrë perfekte nga mjeshtër shqiptarë që kanë punuar disa vjet në rajone të ndryshme të Italisë, ose nga kuzhinierë italianë. Në Shqipëri flitet në shkallë të gjerë italishtja, këndohen mirë këngët italiane, qindra mijë shqiptarë punojnë dhe jetojnë në Itali. Tani, Shqipëria në sytë e italianëve është ndryshe nga 10 ose 15 vite më parë, ndaj edhe së fundi është rritur nga viti në vit numri i prenotimeve nga Italia për të bërë pushime në Shqipëri", - shprehet ai.

Dallime interesante
Në Tiranë, në këto ditë gushti janë dhe 4 të rinj gjermanë që studiojnë për mjekësi. Ata kanë në plan të lëvizin edhe në qytete të tjera, si dhe përgjatë bregdetit Adriatik e atij Jon. Jakobi, njëri prej studentëve gjermanë, thotë për "DW" se i pëlqen paketa turistike në rajonin ballkanik. Sipas tij, është mirë kur në disa ditë të bie rasti të jesh në vende fqinje, që kanë të përbashkëta por dhe dallime mes tyre. "Vitin e kaluar kemi qenë në Bosnjë, kurse këtë vit kemi organizuar një trip miks: ia nisëm nga Bosnja sërish dhe më pas vijuam nëpër bregdetin kroat, pastaj në Serbi, Maqedoni dhe disa ditë do të shëtisim nëpër Shqipëri. Më vjen keq që shumica e studentëve në Gjermani e njohin Ballkanin vetëm nga librat e historisë, të gjeografisë, apo nga analizat politike. T'i takosh njerëzit, të bisedosh me ta, të shohësh burime të trashëgimisë kulturore, me një fjalë të prekësh realitetin, është shumë më ndryshe kur bën një vlerësim ose ngre një perceptim mbi një shtet të caktuar. Ne e ndjejmë këtë në Shqipëri, por edhe aty ku kemi qenë më parë". Mikja e tij, Eliza thotë se duke udhëtuar në vende të rajonit, kishte marrë opinione të ndryshme mbi Shqipërinë. "Kishte nga ata njerëz që na paralajmëruan që të mos vinim këtu, pasi sipas tyre, "është me shumë rrezik për jetën". Por takuam të tjerë që kishin udhëtuar më parë në Shqipëri dhe na treguan me bindje se "Shqipëria është vendi më i mirë i rajonit për turizëm. Dhe ne jemi këtu, ku po i provojmë gjërat vetë, po i shijojmë". Ndërkohë Sofia nuk ngurron të bëjë një kritikë për prezencën e grumbujve të plehrave anës rrugëve nacionale dhe në sheshe të ndryshme brenda qyteteve. "Kur ishim duke udhëtuar me autobus nga Maqedonia për në territorin e Shqipërisë, kemi parë grumbuj me plehra. Ishte një lloj trishtimi që në një panoramë të mrekullueshme natyrore të kishte aty-këtu edhe grumbuj me plehra. Mendoni sa përshtypje negative bëjnë këto në mendjen e një vizitori të huaj! Një destinacion turistik është i suksesshëm kur e ka të zgjidhur problemin e sistemimit dhe përpunimit të plehrave dhe mbetjeve të ndryshme urbane. Në këtë aspekt, Shqipëria duket që ka probleme serioze dhe më vjen shumë keq për këtë. Plehrat në temperatura të larta nuk janë vetëm çështje imazhi, por dëmtojnë seriozisht edhe shëndetin e komunitetit dhe të turistëve".

Jeta e natës
Martini e lidh impresionin e tij në kryeqytetin shqiptar me realitetin gjerman. "Trafiku i rënduar, dhe në vende të ndryshme të qytetit ndjen edhe erë të keqe. Tirana po rindërtohet, këtë e shikon në disa pika të qytetit, por mendoj se ka shumë vend për ta sistemuar, që të jetë më e pastër. Realisht është një qytet vital, të rinjtë u japin dinamikë shesheve dhe rrugëve. Jeta e natës ishte e këndshme, thuajse si në Gjermani. Të rinjtë hynin lirshëm në bisedë, flisnin anglisht, gjermanisht, frëngjisht, shumë mendjehapur dhe miqësorë. Na bëri përshtypje që dinin shumë për Gjermaninë, sidomos ekipi i Lëv-it ka shumë fansa këtu në Shqipëri. Nuk e kisha imagjinuar se do të shikoja kaq shumë makina 'Mercedes' në një qytet. Unë jam nga jugu i Gjermanisë dhe këtu në Tiranë kam parë më shumë "Mercedes" sesa në qytetin tim...". Borivoje nga Serbia, tregon se për herë të dytë kalon pushimet në bregdetin shqiptar.

Vëmendja në bregdet
"Ka çmime të arsyeshme dhe vende shumë piktoreske. Por nuk duhen lejuar ndërtimi dhe betonizimi në afërsi të bregdetit. Qeveria lokale dhe ajo qendrore duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të mos lejuar ndërtime afër bregdetit. Është një pasuri natyrore që i shërben njeriut dhe nuk mund të shkatërrohet nga njeriu. Shumë miq të mi nga Serbia kanë ardhur për pushime këtë verë. Të tjerë kanë qenë edhe më parë. Vitin e ardhshëm mendoj se më shumë do të ketë. Këtu është mrekulli, por duhet të ndalet ndërtimtaria pa leje, pa planifikim urban" Sara nga Kopenhageni prej ditësh gjendet në rajonin e Ballkanit. Shkak ishte pjesëmarrja në një festival të trompës në Serbi. Prej andej, ajo udhëtoi disa ditë në Maqedoni dhe aktualisht është në Shqipëri. Për Sarën ka prioritet informimi rreth artit dhe kulturës lokale. Duke kaluar pushimet pranë një familjeje shqiptare, ajo ka arritur të kapë dallimin mes ndalesës në Shqipëri me dy stacionet e mëparshme në rajon. "Gjëja më e mirë në këtë vend mendoj se është mikpritja. Unë po qëndroj te familja e një mikeshe këtu në Tiranë dhe ata më konsiderojnë si vajzën e tyre. Unë jam e sugjestionuar nga menyja shqiptare, një ushqim i pasur dhe krejt ndryshe nga ai që konsumoj në Danimarkë. Kam një eksperiencë të madhe me udhëtimet në botë dhe ndjej veçoritë që has në këtë vend, mbi të gjitha mikpritjen, por edhe tolerancën për diversitetin kulturor dhe fetar në këtë vend të vogël të kontinentit".
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, joshja e turistëve të huaj  Empty Re: Shqipëria, joshja e turistëve të huaj

Mesazh nga dajti modh Thu 8 Sep 2011 - 3:50

uufffffffffff .atje isha ERMELIND e di si ishte TIRONA plot me turiste .. sa zor se gjeje nai Tirons ,,,,,,,,,,,,,,,,,Shqipëria, joshja e turistëve të huaj  3445224181
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi