Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat

2 posters

Shko poshtë

Dietat Empty Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:02

Dietat Diet-apple

Dieta me molle

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj.

Si ta fillojmë?

Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske. Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:03

Dieta me sallatë

Po vjen pranvera dhe bashkë me të dhe dëshira për shumë fruta dhe perime! Prandaj dieta që kemi zgjedhur për ju ka si bazë sallatën. Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi

Sallatë frutash

Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla

Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me kastraveca

Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha

Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje

Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 grkos me pak lëng limoni dhe shtojani papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani një spec të kuq (150 grë), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza

Rreth 200 kalori.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:03

Dietat SouthDietat Atkins-diet-300x297

Dieta Atkins

Nje nga dietat me te mire njohura si dhe me te reklamuara qe synon ne uljen e karbohidrateve. E krijuar nga Dr. Robert Atkins ne 1960 per te uljen vete peshen e tij dhe me studime te ndryshme nga ana e tij ne mjeksi. Mbasi kuroi mbi dhjetra mijera paciente Atkins publikoj librin e tij me te cilen arriti shume popullaritet ne USA.

Atkins tregoi dy nga shkaqet kryesore e te qenit te shendosh obese (eng. obesity) ne USA 1 -nga karbohidratet sic jane sheqeri, mielli, dhe shurupi me fruktoze te larte e misrit si dhe 2- trans fat si ne vajrat e perpunuara duhen eliminuar.

Atkins limiton karbohitradet me qellim qe metabolizmi te ndryshoje nga djegia e glukozes ne djegien e proteinave dhe dhjamit. Ky proces quhet liposys dhe hyn ne perdorim kur trupi harxhon djegien karbohidrateve.

Fazat e Dietes

1- Induksioni

Kjo eshte faza me e veshtire ku karbohidratet e marra jane te limituara ne 20 gram net ne dite (gram karbohidrate minus gram fiber) nga te cilat 12-15 gram duhet te vijne nga sallatat jeshile apo perime te tjera. Ushqimet e lejueshme jane me nje sasi te caktuar mishi, peshku, vezesh, 4 oz djath, gjalp dhe vajra perimesh. Kafeina eshte e lejueshme me limit nese nuk te jep neps ose te shkakton ulje te sheqerit ne gjak.
Kjo faze tregon humbjen e peshes me te madhe mbasi shifet diferenca ne 5-10 pounds ne jave por nuk eshte e rralle kur induksioni perdoret dhe me aktivitet fizik gjithashtu.

2-Ulja e peshes ne vazhdimesi


Kjo faze ngrin nivelin e marrjes se karbohidrateve por e mban ne nivelin ku humbja e peshes ndodh. Marrja e karbohidrateve rritet nga 5 gram net ne jave. Kjo faza zgjat derisa ti te kesh arritur brenda 10 pounds (4.5 kg) peshen e deshirushme. Ne javen e pare duhet te shtohen sa me perime ne liste.

3-Mirmbajtja e djetes

Ketu karbohidratet shtohen nga 10 gram net ne jave. Kyci ketu eshte gjetja numrit maximal te karbohidrateve qe mund te hash cdo dite pa rritur peshen tende.

4-Mirmbajtja ne vazhdimesi

Kjo faze eshte krijuar qe personi te vazhdoje ne zakonet e krijuara ne fazat e me perparshme.

Atkins u be shume e njohur ne vitet 2003-4 ku 1 ne 11 persona ne Ameriken e Veriut ishte ne diete. Nga popullariteti i dietes shume firma falimentuan dhe shume te tjera hapen linja te reja me ulje karbohidratesh si psh. Coca Coli nxori C2, Pepsi-Cola nxori ne treg Pepsi Eddge.
Dr. Robert Atkins vdiq nga nje renie me pasoja te medha ne koke ne 2003.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:04

Dietat Spring

Dieta e pranverës

“Të jesh në dietë nuk do të thotë të mos hash, apo të neglizhosh vaktet, përkundrazi dieta funksionon vetëm nëse është e balancuar. Kjo do të thotë të mos përjashtosh asnjë nga elementet ushqyese e të respektosh nevojën e përditshme për kalori. Vetëm kështu mund të humbasësh peshë pa u lodhur e njëkohësisht të jesh në formë të mirë shëndetësore…”

Mos neglizho asnjë vakt

Të gjitha vaktet duhet të konsumohen në mënyrë të rregullt. Bëni kujdes të hani gjithmonë në mëngjes që është edhe momenti më i rëndësishëm. Kujdesuni të konsumoni (pa e tepruar) bukë, makarona apo oriz, sidomos në pjesën e parë të ditës. Ha gjithmonë fruta. Keni rrugë të lirë konsumimin e frutave, por gjithmonë pa e tepruar, pasi mund të bëhen shkak i fryrjeve të barkut. Mos harroni perimet. Përveçse të pasura në fibra, perimet si të gjalla, ashtu edhe të pjekura, përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash dhe kripërash minerale. Për më tepër nëse konsumohen para pjatave të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e oreksit, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Proteinat mbi të gjitha. Hani mish ose peshk, në drekë ose darkë. Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë, duke i shoqëruar me një lugë vaj ulliri. Tjetër? Përpiquni të konsumoni bukën e zezë ose atë të misrit, mes vakteve zgjidhni një frut ose kos. Nëse nuk keni kohë për të gatuar përdorni sallatat (sidomos atë jeshile) të cilën mund ta shoqëroni me një copë djathi të freskët jo shumë të yndyrosur. Nëse doni të hani ëmbëlsira duhet të hiqni dorë nga frutat dhe buka.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:04

Dietat Stressed

DIETA  ANTISTRES

Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Rrugë të lirë në tavolinë për pjatat me bazë makaronat, orizin, fruta, perime dhe vezë të ziera. Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve. Kjo është kjo një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës.

Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat

Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve.

Është e nevojshme që të shlodhesh mjaftueshëm, duke bërë kujdes me të ngrënët, duke eleminuar ushqimiet e rënda dhe me përmbajtje eksituese. Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, për shkak të kafeinës, por edhe pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë.

Gjithashtu jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:04

Dietat Vegetables-300x278Dietat Image-300x225Dietat 2418422892_a1f2eee984-300x201

Dieta e ditëve të ftohta

Dimri është stina gjatë së cilës rritet nevoja për kalori.
Pse?
Sepse i ftohti duhet të luftohet.

Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.

Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi

Qumësht i skremuar (150 gramë)

Kafe

1 fetë buke e thekur

Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)

Fruta të thata (100 gramë)

Çaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)

Lëng portokalli (150 grami)

Dreka

Zgjidh mes:

Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:

Lulelakër ose brokoli (100 gramë)

Patate (100 gramë)

Karotë (100 gramë)

Qepë (100 gramë)

Sallatë me:

Kërpudha të prera (100 gramë)

Selino (100 gramë)

Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)

Lëng limoni

Bukë (50 gramë)

1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme

-Supë:

1 vezë

Djathë furre (10 gramë)

Lëng mishi

Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:

- 1 kofshë pule

- lëng limoni

- 2 lugë vaj ulliri

- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:

- mish qengji (100 gramë)

- verë e bardhë

- vaj ulliri (5 gramë)

- kripë dhe piper
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:05

7 ushqimet që të mbajnë të ri

“Rinia e përjetshme” dhe “pavdekësia”, dy prej ëndrrave të hershme të njerëzimit, frymëzojnë shkencëtarët që gjejnë te ushqimet elementë të bukurisë dhe jetëgjatësisë

7 ushqimet që të mbajnë të ri

1.Vaji i ullirit

Katër dekada më parë, kërkime nga studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

2.Vera

Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

3.Boronicat

Në një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit, nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

4.Peshku

Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.

5.Kosi

Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë, mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.

6.Bajamet

Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.

7.Çokollata

Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, sidomos pas viteve ’90, kanë vuajtur përherë nga mbipesha dhe obeziteti, të cilat nuk janë vetëm një problem estetik, por edhe një faktor rreziku për shumë sëmundje.

Shqiptarët, tashmë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që shkakton mbipesha dhe obeziteti për shëndetin, kanë ndjerë nevojën e korrigjimit të këtij problemi, duke u konsultuar me dietologë dhe duke iu drejtuar qendrave distike.

Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janë ushqimet më të shëndetshme dhe se si duhen përdorur ato. Ndër këto ushqime mund të përmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, çokollatat, verën, bajamet dhe lajthitë etj. E përbashkëta e këtyre ushqimeve është se ato përmbajnë në sasi të konsiderueshme edhe përbërës antioksidues, të cilët pengojnë veprimtarinë e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto radikale të lira kanë aftësinë të shkatërrojnë një sërë qelizash që duhen për funksionimin normal të organizmit.

“Të tëra këto ushqime që përmendëm janë ushqime të domosdoshme për organizmin e njeriut dhe që përmbajnë shumë vlera ushqyese, qoftë në nivel makro, qoftë mikro. Por që, sigurisht, gjatë konsumit të këtyre ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm për të mos tejkaluar sasitë e domosdoshme”,- thekson dietologia Ferrollari.

“Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me përbërës të grupit të fenolëve që veprojnë si antioksidues dhe ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira. Peshku dhe kosi janë një burim shumë i mirë proteinash për organizmin. Peshku është gjithashtu edhe një burim kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, të cilat organizmi i njeriut nuk arrin t’i sintetizojë vetë, por i merr të gatshme nga ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit të keq, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare.

Për sa i përket kosit, përveçse një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, është edhe një burim shumë i mirë me përbërës probiotikë që ndihmojnë në rregullimin e florës bakteriale në organizëm, ç’ka sjell një funksionim të mirë të aparatit tretës. Por, mes këtyre ushqimeve, ka edhe nga ato që duhen mbajtur nën kontroll për të mos e parë veten me disa kilogramë më shumë. “Vera, çokollata hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet t’i konsumojmë në mënyrë të kontrolluar. Ato përmbajnë disa përbërës të grupit të fenolëve që shërbejnë si antioksidues shumë të mirë, por nga ana tjetër janë ushqime kalorike dhe që konsumi me tepri shkakton një masë kalorie të tepruar në organizëm, çka çon në depozitimin në masë dhjamore.

Lajthitë dhe bajamet ose frutat e thata, gjithashtu, hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet të konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitë, pasi megjithëse janë një burim shumë i mirë proteinash, acidesh yndyrore të pangopura, vitaminash (E, B6, etj.) kripërash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janë gjithashtu ushqime plot kalori, që depozitohen në masë dhjamore nëse konsumohen me tepri. Konsumi i tyre në sasira të vogla, ka aftësi shumë të mira antioksiduese, të rregullatorit të sasisë së glicemisë në gjak, si dhe të nivelit të kolesterolit. Pra, të tëra këto ushqime janë të domosdoshme për organizmin, por të konsumuara në sasi të kontrolluara”, - përfundon dietologia Ferrollari.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:06

Dietat Spaghetti-300x225

Humor i mirë? Ha një pjatë makarona

Makaronat janë një ’serbator’ i humorit të mirë, duke ndihmuar për depresionin, irritimin, problemet diabetike, renale dhe kardiake. Garancia është e dietologëve italianë.

“Makaronat përmbajnë Triptofanin, një aminoacid që transformohet në serotoninë, që nxit hormonin e lumturisë”- sqaron Defendente Febbrari, ekspert i sëmundjeve të metabolizmit. Sipas tij, për këtë arsye, duke ngrënë makarona, ndjen një lloj kënaqësie.

Për të njëjtën gjë flet edhe dietologia Maria Gabriella Carfora, e cila sqaron se është evidentuar në mënyrë shkencore, reagimi i organizmit të personave që kanë vuajtur nga depresioni, ndjenja e irritimit të pashkak dhe pagjumësia, pas një diete makaronash.

“Të hash vetëm proteina krijon probleme. Të eleminosh karbohidratet nga tavolina për të ngrënë më shumë proteina për një kohë të gjatë mund të provokojë probleme diabeti, renale dhe kardiake”- thotë Giorgio Calabrese, docent në Universitetin Katolik “S. Cuore” në Piacenza.

Sipas tij, duke ngrënë një pjatë me makarona, krijohet një raport i mirë me karbohidrate dhe insulina qëndron në normën e duhur, duke ndihmuar të mbrohesh nga obeziteti.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Ariel Sat 24 Jul 2010 - 10:06

Ushqime te dobishme

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme…

Ja disa shembuj:

Dietat Karrota

Karrota

Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

Dietat Domate

Domatja


Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

Dietat Rrushi

Rrushi


Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e po ashtu edhe për gjakun.

Dietat Arra

Arra


Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…


Dietat Fasule

Fasulja

Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…

Dietat Selino

Selino

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

Dietat Avocado

Avocado

Avokado, patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

Dietat Fik

Fiku

Fiku.. Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

Dietat Ulliri

Ulliri

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas…

Dietat Patate

Patatja

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

Dietat Agrume

Agrumet

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…

Dietat Qepe

Qepa

Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Anakonda Mon 9 Apr 2012 - 3:26

Zgjedhja e planeve të ushqimit tash është më e gjer se kurrë për ata që kerkojne dieta. Kur behet fjale se se si te dobesohemi ka
dieta te ndryshme për të zgjedhur në shoqërin e sotshme dhe vetëm sa
për t’i përmendur disa prej të cilave kërkohen janë: dieta me pak
karbohidrate, me pakë yndyrë, me pak proteina, dieta me kalori të
zvogluara etj. E tash, konkurrenti më i ri në këtë fushë është South
Beach Dieat e cila furishëm e ka kap Amerikën dhe duket se të njejtën do
ta bëjë ane e kënd botës.
outh Beach Dieat eshte krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me
seli në Mount Sinai Hospital në Floridën Jugore. Dieta në mënyrën e saj
origjinale është krijuar për pacient me mbipeshë. Thekson konsumimin e
karbohidrateve të mira dhe yndyrave të mira. Dieta së pari është shfaqur
në libirin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Në shqip “Dieta e plazhit jugore: plani i pagabueshem, i shijëshëm dhe i dizajnuar nga mjeku për Humbje peshe të shpejtë dhe të shëndetshme”.
Si Funksionon Dieta?


Sikur shume dieta te ndryshme tjera edhe dieta e plazhit të jugut ndahet në tri faza:


  • Faza 1: Në këtë fazë shumica e karbohidrateve
    përjashtohen për t’i dhën trupit tuaj pushim të plotë nga luhatjet e
    nivelit të sheqerit në gjakë. Fokusi është në ushqimin me mish pa dhjam,
    mish pule, peshk, vez, djath me pak yndyr, arra ose lajthi dhe vaj
    ulliri. Ju vazhdoni me këtë fazë për 14 ditë.
  • Faza 2: karbohidrate me indeks të ulët të
    glycemines (Low glycemine index) e këtu përfshihen shumica e frutave,
    bukës së thekur, drithrave të plota dhe pastave e gjithashtu edhe
    qumesht me pak yndyre. Qëllimi është që të vazhdoni me këtë fazë deri sa
    të arrini në peshën e dëshiruar.
  • Faza 3: ne këtë fazë ju përfshini një mori
    ushqimesh tjera. Kjo fazë ka për qëllim që të mbajë peshën në nivel dhe
    se kjo dieta per humbje peshe (south beach diet) sygjeron që të qëndroni
    në këtë fazë për gjith jetën.

Përparësit e Dietës Së Plazhit të Jugut (South BeacDiet) – si te humbim peshe

  • Është provuar e testuar.
  • Diferencon në mes të karbohidrateve të mira dhe të këqija.
  • Inkurajon konsumimin e ushqimeve më Indeks të Ulët Glicemik (Low Glycemic Index)
  • Inkurajon që të largoni ushqimet bërrllog nga dieta e juaj (ushqimet me pak ose pa asnjë vler ushqyese).

Mangësitë e Dietës Së Plazhit të Jugut


  • Nganjëherë njerëzit ndihen të dobët dhe të shkundur për shkak të ndalesës ekstreme të karbohidrateve.
  • Eliminimi i të gjitha karbohidrateve do të thotë se ju nuk do të
    hani disa prej burimeve të mira të fibre, vitaminave dhe mineraleve.

Dieta per humbje peshe (South Beach Diet) nuk është
vetëm për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë. Studimet tregojnë se
kjo diet gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterinës e
gjithashtu edhe zvogëlimin e rrezikut të problemeve kardiovaskulare.
Natyrisht, ashtu sikur me të gjitha llojet tjera të dietave, edhe dieta për humbje peshe
e plazhit të jugut (South Beach Dieat) kërkon nga ju të keni vullnet
dhe përkushtim. Por për ata të cilët janë të mësuar të han ushqime shumë
të procesuara dhe yndyra të ngopura duhet të bëjnë ndryshim radikal në veset e tyre të të ushqyerit.
Nese pyet e kerkon “si te dobesohemi” ateher kjo eshte nje diet qe duhet provuar jo vetem per ate se si te humbim pesh por edhe per ate se shendeti juaj permiresohet dukshem dhe se trupi juaj do ju falenderoj.

Ndihmo sherohu.com duke e shperndare artikullin miqve, posto artikulli
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat Empty Re: Dietat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi