Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat...ja ca receta dhe keshilla People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat...ja ca receta dhe keshilla People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat...ja ca receta dhe keshilla

4 posters

Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:25

1.Dietat me mollë

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj.

Si ta fillojmë?

Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske. Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Diet-apple1
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:26

Dieta e diteve te ftohta

Dimri është stina gjatë së cilës rritet nevoja për kalori.
Pse?
Sepse i ftohti duhet të luftohet.

Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.

Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi
Qumësht i skremuar (150 gramë)

Kafe

1 fetë buke e thekur

Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)

Fruta të thata (100 gramë)

Çaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)

Lëng portokalli (150 grami)

Dreka

Zgjidh mes:

Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:

Lulelakër ose brokoli (100 gramë)

Patate (100 gramë)

Karotë (100 gramë)

Qepë (100 gramë)

Sallatë me:

Kërpudha të prera (100 gramë)

Selino (100 gramë)

Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)

Lëng limoni

Bukë (50 gramë)

1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme-Supë:

1 vezë

Djathë furre (10 gramë)

Lëng mishi

Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:

- 1 kofshë pule

- lëng limoni

- 2 lugë vaj ulliri

- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:

- mish qengji (100 gramë)

- verë e bardhë

- vaj ulliri (5 gramë)

- kripë dhe piper >
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:27

Dieta me sallatë

Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.


Mëngjesi

Sallatë frutash


Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla

Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me kastraveca


Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha

Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje

Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 grkos me pak lëng limoni dhe shtojani papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani një spec të kuq, 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza.

Rreth 200 kalori.
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:27

Menyra mesdhetare e te ushqyerit

Dieta mesdhetare konsiderohet si nje nga modelet me te ekuilibruara te menyres se sakte te te ushqyerit.
Principet baze te dietes mesdhetare te te ushqyerit jane:

-Preferohet peshku ne vend te mishit, sa here qe te na jepet mundesia.

-Menyja e javes permban perime te gjelbra, si psh bizele, bamje, kungulleshka, mashurka etj si dhe fasule e thjerreza.

-Preferohet buka e zeze ne vend te bukes se bardhe.
-Menyja e javes permban mjaft fruta.
-Qumeshti dhe djathi jane pjese e pandashme e tryezes.
-Vaji i ullirit zevendeson perdorimin e cdo lloji tjeter yndyre.

-Sasia e substancave ushqyese eshte:
Proteina: 12-15% te kalorive ditore
Karbohidrate: 50-60% te kalorive ditore
Yndyrna: 20-25% te kalorive ditore
Perqindja e mbetur plotesohet me marrjen e vitaminave dhe substancave minerale.

Menyja javore e bazuar ne dieten Mesdhetare

-2 here ne jave perdorni bime bishtajore per vaktin e drekes
-1-2 here ne jave gatuani peshk, mish ose shpende per vaktin e drekes.
-cdo dite konsumoni 2 feta mesatare buke
-Konsumoni cdo dite prodhime bulmetore (qumesht 1 gote, kos 1 filxhan caji, djathe 1 fete mesatare)
-Perdorni cdo dite perime te fresketa.
-Konsumoni cdo dite 1-2 fruta.
-2-3 here ne jave konsumoni nje embelsire te vogel.
-Perdorni sasi te kufizuara gjalpi dhe yndyrnash shtazore. Preferoni vajin e ullirit. >
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:28

“Të jesh në dietë nuk do të thotë të mos hash, apo të neglizhosh vaktet, përkundrazi dieta funksionon vetëm nëse është e balancuar. Kjo do të thotë të mos përjashtosh asnjë nga elementet ushqyese e të respektosh nevojën e përditshme për kalori. Vetëm kështu mund të humbasësh peshë pa u lodhur e njëkohësisht të jesh në formë të mirë shëndetësore…”

Mos neglizho asnjë vakt

Të gjitha vaktet duhet të konsumohen në mënyrë të rregullt. Bëni kujdes të hani gjithmonë në mëngjes që është edhe momenti më i rëndësishëm. Kujdesuni të konsumoni (pa e tepruar) bukë, makarona apo oriz, sidomos në pjesën e parë të ditës. Ha gjithmonë fruta. Keni rrugë të lirë konsumimin e frutave, por gjithmonë pa e tepruar, pasi mund të bëhen shkak i fryrjeve të barkut. Mos harroni perimet. Përveçse të pasura në fibra, perimet si të gjalla, ashtu edhe të pjekura, përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash dhe kripërash minerale. Për më tepër nëse konsumohen para pjatave të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e oreksit, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Proteinat mbi të gjitha. Hani mish ose peshk, në drekë ose darkë. Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë, duke i shoqëruar me një lugë vaj ulliri. Tjetër? Përpiquni të konsumoni bukën e zezë ose atë të misrit, mes vakteve zgjidhni një frut ose kos. Nëse nuk keni kohë për të gatuar përdorni sallatat (sidomos atë jeshile) të cilën mund ta shoqëroni me një copë djathi të freskët jo shumë të yndyrosur. Nëse doni të hani ëmbëlsira duhet të hiqni dorë nga frutat dhe buka.
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:28

Dietat më të mira për ditët e nxehta

Organizmi ynë e di shumë mirë se, gjatë ditëve të nxehta, nuk ka nevojë për ushqime të yndyrshme, ngase për tretjen e tij i duhet një mund shtesë…..
Edhe pse gjatë verës preferohet që të hamë ushqime më të lehta, kjo nuk dmth se duhet të bëhemi vegjetarianë. Në mënyrë që menyja jonë të jetë e ekuilibruar, ne duhet të marrim edhe një sasi të caktuar të proteinave shtazore, ngase ato na nevojiten si “material ndërtimor” për qelizat tona, si dhe na e forcojnë imunitetin. Duhet që të përcaktoheni për mish pa dhjamë, si psh për mish të pulës, bibës, viçit, apo edhe më mirë, për mish peshku. Nëse doni që të mos shtoni në peshë, atëherë duhet ta dini se, nga darka, e derisa të bini në shtrat, duhet së paku të kalojnë tri orë.
Dietat më të mira
Meqë gjatë verës apetiti ynë zakonisht dobësohet, atëherë kjo është koha më e mirë që t’i largojmë kilet e tepërta. Dieta është më lehtë që të mbahet gjatë verës edhe për shkak se kemi shumë pemë e perime të freskëta. Por, dietat vetëm me pemë nuk guxoni t’i mbani më gjatë se dy-tri ditë.
Dieta me mollë
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Rreth 2 kg mollësh të freskëta ndani në pesë shujta. Mollët mund t’i hani ashtu si janë, por mund të përgatitni edhe disa gjellë nga to. Psh, mund të përgatitni sallatë mollësh: 300 g mollë të maturuara, të qëruara, gërryeni në një enë, përzieni me rrënjë majdanozi dhe selinoje dhe shtoni lëng limoni.
Dieta me karota
Zgjatë tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Gërryeni karotat, shtojini lëng limoni, nëse doni edhe pak mjaltë, por vetëm një lugë supe në ditë. Këtë sallatë mund ta hani sa të doni. Me çdo shujtë mund ta hani edhe nga një pemë: mollë, kivi, grejpfrut, portokall, etj. Duhet të pini sa më shumë ujë, apo çaj pa sheqer.
Dieta me domate
Zgjat dy ditë. Mund të humbni deri në 2 kg. Brenda një dite duhet të hani 1,5 kg domate të freskëta, të ndarë në katër shujta – edhe atë pa biber, kripë, apo vaj.
Dieta me bostan
Zgjatë po ashtu dy ditë dhe, me anë të saj, mund t’i humbni 2-3 kile. Brenda ditës hani rreth 1,5 kg bostan dhe, asgjë tjetër, përpos që, natyrisht, duhet të pini ujë, apo çaj pa sheqer.
Dieta me lakër
Zgjat shtatë ditë. Mund të humbni deri në 5 kg. Baza e kësaj diete është çorba e lakrës, të cilën mund ta hani sa të doni. Krahas kësaj, ditën e parë mund të hani çfarëdo peme, përpos bananes, ditën e dytë ndonjë perime të gjelbër dhe një patate të zier, me pak vaj, ditën e tretë çfarëdo peme, apo perime, përpos patates, ditën e katërt tri banane dhe qumësht pa yndyrë, ditën e pestë një shujtë peshk apo mishi të bardhë pule, me një domate, në ditën e gjashtë pak mish të zier lope me sallatë të gjelbër dhe, në fund, ditën e shtatë, pak oriz me perime.
Dieta me kastravecë
Zgjat tri ditë. Mund të humbni deri në 3,5 kg. Bazë e kësaj diete është sallata. Ju nevojitet 1 kg kastravecë, të cilët duhet t’i qëroni dhe grini. Qituni jogurt pa yndyrë, apo kos. Qitni pak kripë dhe, këtë sasi, ndajeni në tri shujta. Për darkë, përpos sallatës, guxoni të hani 50 g mish të zier, apo një vezë. Për mëngjes mund të hani para rënies në gjumë, mund ta hani një mollë, dardhë, apo banane. >
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 10:29

Dieta pastruese

E HENE,
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me karcof dhe limon; 60 gr oriz; 100gr gjize; 20gr buke pak te thekur
Darka. sallate me laker te bardhe, me dhjozme, vaj e limon; 30 gr buke; 150 gr fruta
E MARTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate jeshile me karota; 60 gr makarona me speca; 80 gr djath; Buke te thekur
Darka. Sallate marule; Supe me perime; Asparagus me limon dhe vaj ulliri; Buke te thekur; Molle e pjekur
E MERKURE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice
125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me cikore; 60 gr oriz me presh; Gjize e fresket; Buke e thekur
Darka. Sallate me karota; Supe me perime; Buke e thekur
E ENJTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me radhiqe dhe misra; 60 gr makarona me gjize; Buke e thekur
Darka. Sallate jeshile; Supe me kunguj dhe me feta buke te thekur; fruta
E PREMTE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos
2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me karota dhe kunguj te pjekur ne gril; Supe me oriz dhe limon; Molle
Darka. Sallate jeshile me misra dhe domate; Pilaf me perime; Fruta te pjekura
E SHTUNE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak reeel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate me laker, portokalle, limon dhe vaj ulliri; Presh te pjekur me vaj ulliri dhe limon; Buke e thekur; Molle
Darka. Sallate me bollgur; Pure patatesh; Buke te thekur
E DIELE
Mengjesi. Nje gote uje natyral me dy luge leng boronice; 125 gr kos; 2 feta buke te thekur me pak recel luleshtrydhe; caj jeshil pa sheqer
Dreka. Sallate jeshile me domate; Makarona me perime; Buke te thekur; Molle
Darka.Sallate me perime te ziera, karota, lulelaker; Gjize me vaj ulliri dhe piper; Fruta te thata
Dietat...ja ca receta dhe keshilla Green-tea
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga naploni Wed 4 Nov 2009 - 11:23

po po ,, ja receta me e mire per diete.. sporti, sidomos vrapi .. juhjjjjj
naploni
naploni
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Hollande
Postime Postime : 2864
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/01/2009
Mosha Mosha : 113
Hobi Hobi : futboll, aheng, palester

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga gorgona Thu 5 Nov 2009 - 19:58

Dieta qe duhet te ndiqni dite pas dite

Mengjesi (per cdo dite)
Nje gote qumesht te skremuar ose nje gote kos me fruta, pa yndyre.
Kater biskota me pak marmalate ose kater luge me cornflakes.
Dita e pare
Dreka:
Makarona te pregatitura me vaj ulliri, hudhra, majdanoz, piper, speca, kripe.
Spinaq te zier te pregatitur me vaj ulliri dhe limon.
Pasditja:
3 kajsi
Darka:
Laker e gatuar me vaj ulliri, nje panine, sallate me fruta, qershi, kajsi, pjeshke dhe nje banane.
Dita e dyte
Dreka:
Makarona me domate te gatuara me vaj ulliri, domate borzilok, hudhra, kripe dhe pak djath te shkrir?, karrota te grira te perziera me leng limoni.
Pasditja:
dy feta ananas.
Darka:
Mish te bardhe pule gatuar me vaj ulliri, sallate me laker dhe karrota te perziera me leng limoni, nje panine, nje frut.
Dita e trete
Dreka:
Makarona te pregatitura me vaj ulliri, domate, hudhra, kripe, speca te grire, sallate me laker, karrota dhe fasule.
Pasditja:
Tre kajsi.
Darka:
Djath te bardhe, sallate me domate, nje panine, nje akullore me fruta.
Dita e katert
Dreka:
Spageti me ton te pregatitura me: ton, vaj ulliri, majdanoz, hudhra, kripe, piper. Speca te verdhe dhe te gjelber te pjekur.
Pasditja:
Nje dardhe te madhe
Darka:
Trofte e mbledhur e pregatitur me: domate, vaj ulliri, limon, kripe, piper. Sallate me karrota te grira, nje grepfrut.
Dita e peste
Dreka
Sallate me oriz te pregatitur me: karrota, bizele, domate te fresketa, speca, vaj ulliri, kripe. Barera te ziera te perziera me leng limoni
Pasditja:
Nje sallate frutash me qershi, pjeshke, kajsi, e perzier me leng limoni.
Darka:
Pica Margerita, laker e perzier me domate dhe vaj ulliri, dy kivi.
Dita e gjashte
Dreka:
Makarona me perime te pregatitura me: vaj ulliri, hudhra, karrota, kunguj, kripe, domate, majdanoz, piper. Perime sipas deshires te pjegura ne grile.
Pasditja:
Nje banane.
Darka:
Nje spec te mbushur me oriz dhe perime, sallate me domate te perzier me vaj ulliri, nje panine.
Dita e shtate
Dreka:
Supe me perime, sallate me karrota, domate dhe laker te perzier me vaj ulliri.
Pasditja:
4 kajsi.
Darka:
Peshk i pjekur ne grile me limon dhe vaj ulliri, spinaq i zier me leng limoni, nje panine, nje banane.
Dietat...ja ca receta dhe keshilla Spinach
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga Klio Mon 26 Sep 2011 - 0:47

Dieta e karotës
Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin.


Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.
Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.
Dita e parë
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: 50 gr. oriz me salcë karote dhe një frutë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

Dita e dytë
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: Një racion peshk, një racion sallate me karotë borzilok dhe pak bukë.
Pasdreke: Një frutë të stinës.
Darka: 70 gr. proshutë dhe një karotë e gjallë e grirë në sallatë me një lugë gjelle vaj dhe limon.

Dita e tretë
Mëngjesi: një filxhan kafe, një fetë bukë dhe një lugë gjelle marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, peshk, një sallatë e madhe me karotë me pak vaj dhe limon si dhe një frutë sipas dëshirës
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga Klio Mon 26 Sep 2011 - 0:49

Dieta me limon
Dëshironi t’i humbni kilet e tepruara dhe të fitoni një formim perfekt të trupit që me kënaqësi doni ta tregoni në veshje të ngushta?


Dëshironi t’i humbni kilet e tepruara dhe të fitoni një formim perfekt të trupit që me kënaqësi doni ta tregoni në veshje të ngushta? Nuk është problem. Duhet të ndiqni vetëm shtatë hapa dhe ta pasuroni ushqimin me shumë, shumë limon.
Çdo mëngjes pini lëng të freskët të limonit me ujë. Ajo të ndihmon në sistemin digjestiv dhe të përshpejtimit të metabolizmit. Duhet të shmangni alkoolin dhe lëngjet me shumë sheqer, ndërsa konsumimin e kafesë dhe çajit zvogëlojeni disi në minimum.
Gjatë kësaj diete mund të konsumoni çdo gjë që hani zakonisht dhe nuk ju duhet t’i numëroni kaloritë. Në këtë dietë ju lejohen kaloritë, çokollatat dhe akulloret.

Vetëm për një gjë duhet të kujdeseni se të paktën në një ngrënie të ketë limon. Duke e kombinuar këtë dietë me 30-minuta ushtrim për çdo ditë, do të ndiheni më të shëndetshëm pas një jave, ndërsa pas dy javëve humbja e kileve do të jetë e dukshme. Me pak fat dhe jeni të përsosur.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 18:28

Teper interesante si dieta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat...ja ca receta dhe keshilla Empty Re: Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi