Policia e Kosovës në gjendje gatishmërie
Faqja 1 e 1

Policia e Kosovës do të jetë në gjendje gatishmërie për të penguar incidentet eventuale pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, citojnë mediet e Beogradit zëdhënësin e PK, Arbër Beka, t’i ketë thënë dhënë Radio KiM.
Po sipas këtij burimi, zëdhënësi Beka ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk pret çrregullime, por është e gatshme të reagojë në rast nevoje.
“Siç çdo ditë tjetër do të ketë patrullime të rregullta. Por, për çdo eventualitet, kemi bërë gati planin operativ dhe jemi në gjendje gatishmërie edhe nëse ndodhë ndonjë incident. Jemi gati të reagojmë me shpejtë”, citojnë mediet zëdhënësin Beka.
Mediet e Beogradit theksojnë se qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës presin me padurim mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Kosovën, kurse policia në ditën e vendimit nga Haga ka forcuar praninë në të gjitha mjediset e përziera në rajonin e Mitrovicës.
Tanjug raporton nga Mitrovica se gjendja aty është e qetë, kurse në orën 17:00 në të gjitha kishat ortodokse në pjesën veriore të Kosovës do të bëhen lutje për paqe dhe zgjidhje të favorshme të statusit përfundimtar të Kosovës. Tanjug njofton poashtu se në orën 17:30 është caktuar tubimi i serbëve në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës. Mirëpo, policia thotë se askush nuk ka paralajmëruar ndonjë tubim.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Mediat serbe raportojnë për të shtëna nga Policia e Kosovës
» Tiranë, 2 qen shtëpie sulmojnë kalimtarin, 40-vjecari në gjendje të rëndë për jetën
» Vasili: Dy vajzat në gjendje kritike do nisen për kurim drejt Austrisë
» Produktet Kozmetike: si ti mbajme ne gjendje te mire?
» Shefi i krimeve të Burrelit në gjendje kritike, nesër transportohet drejt Italisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi