Dashuria e hidhur
2 posters
Faqja 1 e 1
Dashuria e hidhur
Eroll Velija
U fut në sallonin përbri, ku gjendej një kafe-bar “EDI” vazhdimisht i mbushur plotë, me klientelë të zgjedhur që vërshonte tryezat. Këtu mblidheshin ajka e intelektualëve të këtij qyteti. Njerëzit rrinin në grupe rreth tryezave, flisnin me zë të ulët. Zuri vend në cep të sallës me një kafe që marrin në bar-bufe. Tek pinte kafen, ajo hyri brënda dhe i buzëqeshi. Do të ishte barbare t’ia prishje.
Dhe i vajti pas duke i mbajtur sytë pa vetëdije te trupi i saj elegante.
Në kohën që la mbi tryezë kafen, sytë iu ndeshën sërish me sytë e asaj vajze që ende nuk ia kishte mësuar emrin. Ishte në një blu të thellë, shkujdesja e saj e linte një lloj ftohtësie. Vuri re gjithashtu se, po të mos e llogariste veten, në kafe-bar kishin mbetur një djalë e dy vajza. Djalit, një tip fjalaman, i takonin dy vajza. Pas pak edhe ai doli jashtë bar-kafes. Zuri ta vriste mendjen të gjente se cila nga vajzat do ta ndiqte. Kërkoi dhe njëherë sytë blu, por ata iu shmangën. Aha, tha, e qartë, do ta ndjekin sytë blu. Ata do të ngriten, do të zhduken jashtë e do të bëjnë dashuri, siç janë duke bërë të tjerët. Dhe diçka e sëmboi. Vajzat rrinin kokëulur. Ai e kuptoi ç’ishte ai sëmbim derisa gjithçka u zgjidh: në heshtje, disi të druajtur nga që veprimi i tyre lexohej qartë, ajo u ngritë e braktisi tryezën. Në bar-kafen mbetën ai dhe… sytë blu. Ajo matan tryezës, ai këndej. Kasetofoni vazhdonte punën e tij.
Vështirë e kishte se si të sillej e ç’do të bënte sikur këtë heshtje nuk e mbushnin tingujt e muzikës. Dukej se edhe sytë blu provonin të njejtën bezdi. Ajo qe mënjanuar pak sa nga kasetofoni, të thuash se kërkonte të zbërthente ndonjë mesazh që vinte prej andej.
Megjithatë ai duhej të bënte diçka. Nuk mund të rrinte aty me rolin e një idioti, para një vajze që shihej se ndodhej në gjendje të pakëndshme. Dhe e pyeti se si e quanin. Ajo iu përgjigj se e quanin Lejla. E pyeti se me ç’punë merrej. I tha se është infermiere në spitalin e qytetit. Pastaj e pyeti se si ndodhej në këtë bar-kafe. Pas këtyre batutave ai e ngriti gotën me pije freskuese dhe e ktheu pa e ftuar të pinin. Atëbotë ajo iu lutë ta përcillte deri në shtëpi. Ne jemi jashtë loje, tha, e mira do të qe t’i linin rehat. Ajo ia nguli sytë me pasion e ledhati dhe ai mendoi se ky do të qe veprimi më i zgjuar për të dalë nga loja denjësisht. Nuk priti më të përsëriste. I pari jashtë doli ai. Ajo i erdhi pas tij në maje të gishtave. Në korridor jepeshin dyert e katër dhomave të apartamentit. Ata zgjodhën derën e katërt, atë që i çonte te shkallët, dhe kur dolën e mbyllën duke u kujdesur të mos shkaktonin zhurmë. Shkallët qenë hedhur në errësirë. Mbase për këtë ajo e pa të arsyeshme ta kapte për krahu, e krahu i saj e hutoi. Ai e ndjeu se nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë dhe, çastin e fundit, në një dëshpërim epshi, kuptoi se ajo atë ditë nuk e dëshironte shtratin, shtrati ishte tepër larg. Ajo i qe qepur pas trupit dridhej si purtek dhe ai nuk e zgjati. Të mbështetur në murin pranë, e ngriti peshë, derisa ajo u bë e lehtë pendë. Në errësirën e vuajtjeve ajo klithi. Pastaj trupi i saj zuri të epej, të lëshohej ngadalë, ajo iu varë e tëra në trupin e tij dhe për një kohë të gjatë mbetën të mbështetur pas murit, në krahët e njëri-tjetrit.
Sotë më duhej të pi, i pëshpëriti ajo. Ai vazhdonte ta mbante në krahë. Një frymë e freskët ajri i përplasej pas shpine, ia shpupuriste flokët dhe ai i ra në të se diku pas tyre qe vendosur një ventilator. Ajo u shkëput prej tij. Ai u mbështet me shpinë pas murit, duke vështruar gruan e re që zuri të rregullohej pak më tutje. Shkujdesja me të cilën ajo po vishej e tronditi.
Ishte e natyrshme që pasi të bënin dashuri ai të vishej në sy të saj e ajo në sy të tij. Në këtë akt intim ai s’kishte parë asgjë të veçant, asgjë të jashtëzakonshme, siç pa atë ditë kur i trullosur krijoi përshtypjen se kjo do të qe hera e fundit e gjithçka do të mbyllej me këtë shfrim të verbër epshi. Ajo u ulë në kolltuk me flokët ende të shprishura, ai zuri vend përbri saj. Balli i saj qe ende e mbuluar nga pikla djerse. Edhe balli i tij, ajo nuk e vështronte në sy. Të tijët ai nuk ia ndante. Ajo u ngritë, u ulë pranë tij dhe iu zhytë në krahërorë. Ai mendoi se ata kishin bërë dashuri në atë mënyrë për herë të parë. Ata nuk kishin bërë kurrë dashuri në këmbë, pas murit. Ai ia kaloi dorën midis flokëve. Unë nuk mundem pa ty, shpërtheu ajo, po të më lëshë do të bëjë vetëvrasje. Atij i përshkoi trupin një rymë i akulltë. Një shqisë tepër e ndjeshme e tij nuhati se përreth vinte era vdekje. Pa vetëdije ia mori kokën midis duarve, ia mbështeti në kraharorë. Dhe ia puthi sytë. Sytë ishin të përlotur. Qetësohu, belbëzoi, dhe më trego, ç’ka ndodhur. Ti s’ke arsye të jesh kaq e tronditur. Je një vajzë e re, asgjë më tepër, me të je i fejuar nuk ke pasur ndonjë lidhje më shumë se një fejesë të çoroditur. I shqiptoi këto me një zë të mekur. Nuk i besoi as vetë. Ai u mbush me frymë. Ideja e vajzës së re për të vrarë veten nëse do të thirrej edhe njëherë diku, e shkundi. Kishte qenë një ide e vjetër e tij, një sëmundje, ai vazhdonte të vuante nga mendimi për të helmuar veten. Ndoshta do të vuante tërë pjesën e jetës që i mbetej, midis dëshirës dhe sëmundjes, por ajo nuk ishte e sëmurë. Ai e shtrëngoi edhe më fortë. Dhe e puthi. Një pikë loti i saj mbeti në faqe. Dhe e përfytyroi me gotën e helmit në skajin e buzëve. Dhe e përshkuan ethet.. Kufoma ia ka prekur, ia ka marrë mes shputave të tij të ftohta, mendoi ai tek shihte duart e saj që dridheshin. Pastaj, vijoi ajo e zbehur, si ndodhen pikë për pike ato që i the ti. Pastaj e përcolli jashtë. U kthye në shtëpi, të rrinte i qetë.
Të nesërmen, çastin e fundit i cingëroi celulari. Dhe kundrruall, e mbështjellë me një tis mjegulle, kushërirës së tij, ia bëri me dije se dikush e kërkonte. Atij iu tha pështyma në gojë. Është një vajzë i tha kushëriri butësisht. Përzemërsia e kushëririt ishte e papritur, dhe e çuditshme. E brejti një dyshim. Skena që përjetonte i kujtonte diçka të njohur. Doemos, tha, kjo është pikërisht momenti ku priste telefonatën e kufomës. Ajo kishte bërë vetëvrasje. Atijë iu dukë sikur ia shpuan trupin me mijëra gjilpëra njëherazi, sikur njëherazi po e kafshonin mijëra qenë të tërbuar. Ai nuk flejti më.
Kur më në fund mbeti vetëm, duke kaluar nëpër korridorin e katit të parë për t’u ngjitur në të tretin, diçka e sëmboi. Ai qëndroi për një çast, rrëmoi trurin të gjente përse kishte qëndruar, tundi dorën dhe shkoi mëtej. Edhe e dinte dhe nuk e dinte ç’ishte ai sëmbim. Me siguri donte vetëm një gjë: tash e tutje do të vegjetonte si një kufomë midis të gjallëve. Të gjallët i përkisnin një bote tjetër. Edhe Lejla.
Re: Dashuria e hidhur
Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete: "te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te. Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni.
Autori i keti shkrimi Toni
Autori i keti shkrimi Toni
Re: Dashuria e hidhur
Që kur i shkëmbyem fjalët e para e kam ditur
se je i veçantë dhe se jam duke “u lëshuar” në diçka serioze, në diçka
që mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. E kam ditur këtë.
E kam
ditur nga ato fjalët e tua të mira se do të dashurohem në sytë e tu të
ftohtë, të cilët aq shumë më kanë tërhequr, dhe e dija se do të vuaja.
Ndërmjet nesh gjithmonë ka qenë ose dashuria ose urrejtja.
Momentalisht
është kjo e dyta. Megjithatë, edhe kur të urrej jashtëzakonisht më
mungon, edhe pse të gjithë që janë përreth meje i bindi se jam “OK” dhe
se të kam harruar e tejkaluar. Por e vërteta është ndryshe. E dhimbshme…
Sinqerisht,
më duhesh. Jashtë mase më nevojitesh. Sikur të jem e bërë e varur në
ty, në të vërtetë, ti je droga ime. Kur nuk të shoh, çmendem, ndërsa kur
të shoh, kur je afër meje, vuaj. Vuaj pasi që më je aq afër, dhe nuk
mund të përqafojë.
Vuaj se më nevojitesh dhe ... të dua... por
perëndia ka plane të tjera me ne. Shpesh i kujtojë disa ditë të lumtura
nga lidhja jonë, të cilat janë të shumta. Më kujtohet kur nuk e kam
ditur se çka janë lotët, por tani këtë shumë mirë e di.Më ke lënduar, por sidoqoftë të dua. Askush
nuk mundet të më sqarojë se pse të dua kaq shumë. Dhe e di se dashuria
jonë nuk është sikur zjarri, që përsëri të ndizet. Por jeta është duke
më shkuar tutje me mendime për ditët e dështuara...
E kujtoj,
kemi qenë atëherë vetëm një, unë e ti. I kujtoj të gjitha, edhe atë të
cilën më është dashtë ta harrojë që moti. E kujtoj shijen e buzëve tua
të cilat nuk kam guxuar t’i puth.
E di, nuk mund t’i harrojë të gjitha kur do të doja, por pyetem se pse të kam dashur, edhe pse nuk kam guxuar.
se je i veçantë dhe se jam duke “u lëshuar” në diçka serioze, në diçka
që mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. E kam ditur këtë.
E kam
ditur nga ato fjalët e tua të mira se do të dashurohem në sytë e tu të
ftohtë, të cilët aq shumë më kanë tërhequr, dhe e dija se do të vuaja.
Ndërmjet nesh gjithmonë ka qenë ose dashuria ose urrejtja.
Momentalisht
është kjo e dyta. Megjithatë, edhe kur të urrej jashtëzakonisht më
mungon, edhe pse të gjithë që janë përreth meje i bindi se jam “OK” dhe
se të kam harruar e tejkaluar. Por e vërteta është ndryshe. E dhimbshme…
Sinqerisht,
më duhesh. Jashtë mase më nevojitesh. Sikur të jem e bërë e varur në
ty, në të vërtetë, ti je droga ime. Kur nuk të shoh, çmendem, ndërsa kur
të shoh, kur je afër meje, vuaj. Vuaj pasi që më je aq afër, dhe nuk
mund të përqafojë.
Vuaj se më nevojitesh dhe ... të dua... por
perëndia ka plane të tjera me ne. Shpesh i kujtojë disa ditë të lumtura
nga lidhja jonë, të cilat janë të shumta. Më kujtohet kur nuk e kam
ditur se çka janë lotët, por tani këtë shumë mirë e di.Më ke lënduar, por sidoqoftë të dua. Askush
nuk mundet të më sqarojë se pse të dua kaq shumë. Dhe e di se dashuria
jonë nuk është sikur zjarri, që përsëri të ndizet. Por jeta është duke
më shkuar tutje me mendime për ditët e dështuara...
E kujtoj,
kemi qenë atëherë vetëm një, unë e ti. I kujtoj të gjitha, edhe atë të
cilën më është dashtë ta harrojë që moti. E kujtoj shijen e buzëve tua
të cilat nuk kam guxuar t’i puth.
E di, nuk mund t’i harrojë të gjitha kur do të doja, por pyetem se pse të kam dashur, edhe pse nuk kam guxuar.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pse Dashuria sot ka ndryshuar dhe qfar vlere ka dashuria sot??
» Dashuria për nënën.
» Lëngu nga pjepri i hidhur shëron tumoret më të rrezikshme
» Dashuria !
» Si vdes dashuria?
» Dashuria për nënën.
» Lëngu nga pjepri i hidhur shëron tumoret më të rrezikshme
» Dashuria !
» Si vdes dashuria?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi