Anelka e dërgon në gjyq gazetën "L'Equipe"
Faqja 1 e 1
Anelka e dërgon në gjyq gazetën "L'Equipe"
Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, ka paditur gazetën franceze
"L'Equipe", pasi pikërisht kjo e kishte publikuar lajmin për fyerjen
që ia kishte bërë sulmuesi trajnerit të Francës, Raymond Domenech.
Gazeta "L'Equipe" kishte shkruar atë që ia kishte thënë Anelka
trajnerit Domenech pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes
Francës dhe Meksikës në Botërorin 2010 të futbollit.
Për shkak të
këtij teksti sulmuesi i Chelseat edhe u suspendua nga Federata e
Futbollit e Francës, gjë që në fund çoi në përkeqësimin e gjendjes edhe
ashtu të brishtë. Pas kësaj, futbollistët e tjerë francezë bojkotuan
stërvitjet dhe Franca e mbylli Botërorin 2010 me vetëm një pikë të
fituar.
Anelka thotë se nuk i ka thënë ato fjalë që janë shkruar nga gazeta "L'Equipe" dhe për këtë kërkon drejtësi në gjykatë.
Por,
me të marrë informacionin për hapat e Anelkas, gazeta franceze në
faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se ka mjaft dëshmitarë që kanë
qenë prezentë në vendin e ngjarjes dhe se ata janë të gatshëm të
dëshmojnë në këtë rast.
Dështimi i Francës në Botërorin 2010 u bë
çështje shtetërore. Trajneri i Francës, Raymond Domenech, u detyrua të
jepte shpjegim në Parlamentin francez. Ndërsa pas këtij skandali,
trajneri i ri i Francës, Laurent Blanc, ka vendosur që të mos ftojë
asnjërin nga 23 futbollistët pjesëmarrës të Botërorit 2010 për ndeshjen
miqësore të 11 gushtit kundër Norvegjisë.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Mourinho e dërgon Casillasin në konferencë për shtyp
» Rihanna në gjyq për “S&M”
» Miranda dërgon puthje (Foto)
» Mourinho i dërgon ultimatum Realit?
» Vrasjet pa gjyq në vitet ’50-të
» Rihanna në gjyq për “S&M”
» Miranda dërgon puthje (Foto)
» Mourinho i dërgon ultimatum Realit?
» Vrasjet pa gjyq në vitet ’50-të
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi