Vrasjet pa gjyq në vitet ’50-të
2 posters
Faqja 1 e 1
Vrasjet pa gjyq në vitet ’50-të
Nga procesi gjyqësor kundër Kadri Hazbiut (3)
Krimet e diktaturës në Shqipëri janë nga më monstruozet që kanë ndodhur në ish vendet komuniste. Lidhur me to me veprimet tradhtare të krerëve komunist dëshmon njëri nga krerët e kundërzbulimit dhe ministri më jetëgjatë i brendshëm në Shqipërinë komuniste Kadri Hazbiu. Gazeta “Panorama” më herët ka botuar pjesë të veçanta të dosjes “Hazbiu”, me dëshmi e dokumente autentike, por edhe me rrëfime të bashkëkohësve e bashkëpunëtorëve të ministrit më jetëgjatë të Policisë Sekrete. Më 15.10.1982, Shkëlzen Bajraktari dhe Thoma Tutulani, hetues të MPB-së, morën në pyetje të pandehurin Kadri Hazbiu. Të pandehurit iu njoftua akuza për “krimin e tradhtisë ndaj atdheut” dhe u pyet rreth saj.
Pyetje: I pandehur, e dëgjuat, e kuptuat dhe ç’kini për të thënë rreth akuzës që ju bëhet?
Përgjigje: Akuzën që më bëhet e dëgjova, e kuptova dhe nuk e pranoj. Unë pranoj se kam bërë gabime të rënda, që kanë sjellë pasoja te dëmtimi i vijës së Partisë në organet e punëve të brendshme. Konkretisht, unë gjykoj se nuk kam mundur të kryej detyrën si ministër i Punëve të Brendshme për të siguruar kuptimin e plotë të vijës së Partisë të shprehur në normat e punës të organeve të punëve të brendshme, ku gjej edhe shkakun e mjaft mungesave dhe shkeljeve që kanë ndodhur në këto organe. Unë këtë përgjegjësi e konsideroj direkt timen, për funksionin që kam pasur si ministër.
Pyetje: Si është shprehur me veprime konkrete ky përfundim që thatë më parë ju, i pandehur?
Përgjigje: Unë nuk kam mundur të siguroj kontrollin e Partisë, në ato forma që ka caktuar Partia, mbi organet e punëve të brendshme. Unë vetë duhet të kisha bërë një punë më të organizuar për të siguruar rolin udhëheqës të partisë mbi gjithë sektorët e drejtimet, sidomos në organet e Sigurimit. Në vitet e para, kur u bëra ministër, tregova kujdes të veçantë për këtë çështje, më vonë, ky kujdes u zbeh nga unë, sepse gjykova se mori rrugë ky problem, sidomos mbi problematikën që mund të diskutohej në organizatat – bazë të Sigurimit.
Pyetje: Pse ju i pandehur nuk u morët me këtë problem themelor për Partinë më vonë dhe ç’pasoja erdhën?
Përgjigje: Unë nuk u mora sa duhet me këtë punë, sepse mendova që pas kaq vjetësh ishte fituar një përvojë mbi problematikën që mund të trajtonin organizatat – bazë të Partisë, nga puna e Sigurimit, duke pasur parasysh se ishin kaluar konceptet që frenonin, si puna e mbyllur e organeve të Sigurimit të Shtetit, sekreti, etj. Ky opinion te unë u krijua edhe si rrjedhim i ndikimit mbi mua të armiqve që kam pasur rreth vetes në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si: Mihallaq Ziçishti, Feçor Shehu etj. Ndikimi i tyre ka qenë i tillë: ata kur shkonin poshtë për kontrolle, kur ktheheshin, më raportonin se puna shkon mirë, probleme të vështira nuk ka. Në këtë frymë më raportonin edhe shokët e tjerë, si Muço Saliut, Lelo Sinajt, Rexhep Kolli kur shkonin poshtë për kontrolle, të cilët më sillnin lajme euforike, se puna ecën, gjendja është mirë në drejtim të kontrollit të punës së mbyllur. Mbi bazën e gjendjes së raportuar nga shokët që shkonin poshtë, sidomos kur ishin degët politike të kufirit, policisë, që e paraqisnin gjendjen mirë, edhe unë arrija përfundimin se gjendja është e mirë. Kjo është e metë imja. Unë mbaj përgjegjësi edhe më të rëndë, sepse nuk kam tërhequr ndihmën dhe kontrollin e duhur nga ana e K.Q. të Partisë së Punës të Shqipërisë për organet e punëve të brendshme. Këto dobësi unë i shikoj në radhë të parë te lidhjet e shumta të varësisë që kisha si Ministër i Brendshëm. Unë kisha lidhje varësie nga sekretari përkatës i K.Q. të PPSH, të cilin duhet ta njoftoja për gjithçka, të ngrija probleme dhe të tërhiqja edhe mendimet e tij. Atij, unë nuk i kam fshehur asgjë me përjashtim të problemeve që i duheshin thënë drejtpërsëdrejti udhëheqësit të Partisë. Në kohën kur në përbërjen e instruktorëve u morën edhe persona që kishin njohuri për punën e Sigurimit, ata shkonin nëpër mbledhje, bile kontrollonin disa tregues e për rrjedhim, informacioni shkonte më i plotë në Komitetin Qendror në PPSH. Megjithatë, kjo nuk më shkarkon nga përgjegjësia për informacionin jo të plotë e sistematik të K.Q. të PPSH për të gjitha problemet. Në të njëjtën mënyrë, unë kam vepruar edhe me ish- kryeministrin, tradhtarin Mehmet Shehu dhe ish-zëvendëskryeministrin, tradhtarin Beqir Balluku, të cilët i kam informuar në të njëjtën shkallë, si edhe sekretarin e K.Q. të PPSH-së për problemet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por këta të fundit, kur unë ngrija probleme me anë të informacioneve ose raportimeve verbale si p.sh. për naftën ose probleme të tjerë, më thoshin se Sigurimi nuk do të bëjë gjithçka: secili duhet të bëjë detyrën e tij, (e kishte fjalën për institucionet e tjera) ju e kini bërë detyrën duke i ngritur problemet. Kjo mënyrë e vlerësimit të punës së Sigurimit nga dy tradhtarët ka pasur ndikimin e saj te unë, duke më krijuar përshtypjen se Ministria e Punëve të Brendshme i kishte punët në rregull dhe po e bënte detyrën. Kjo më krijonte një gjendje euforie dhe më ulte ekzigjencën në kërkesat për punën e organit. Këta tradhtarë kanë ndikuar edhe në vlerësimet zyrtare, që i bëheshin organeve të punëve të brendshme. 16.10.1982
Pyetje: Në ç’drejtime e keni shkelur vijën e Partisë, gjatë kohës që keni punuar në organet e punëve të brendshme?
Përgjigje: Nuk di ta kem shkelur vijën e Partisë. Por periudha është kaq e gjatë që mund të ketë ndonjë rast, por mua nuk më kujtohet.
Pyetje: Na thoni i pandehur, nga ç’qëllime nisej dhe ç’përmbajtje kishte vendimi i Byrosë Politike nr.160 datë 26.12.1973 mbi forcimin e rolit të prokurorisë dhe përqendrimin e hetuesisë?
Përgjigje: Vendimi i Byrosë Politike ka për qëllim forcimin e rolit të prokurorisë dhe heqjen e hetuesisë prej saj. Problemi shtrohej për unifikimin dhe përfundimisht u vendos të lihej pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një nga kushtet kryesore që hetuesia të ruante objektivitetin e saj, ishte që të mos varej nga sektori operativ. Prandaj, për të mënjanuar paligjshmërinë dhe arbitraritetin me të drejtë në vendimin e Byrosë Politike parashikohet që hetuesia të jetë në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme.
Pyetje: Na shpjegoni i pandehur, përse keni kaluar varësinë e hetuesisë tek zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, në kundërshtim me vendimin e Byrosë Politike nr.160, datë 21.12.1973, i cili shprehet në mënyrë të qartë e kategorike që hetuesia të jetë në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme. Çfarë ju shtyu ju të ndërmerrnit një veprim të tillë në kundërshtim të hapur me vendimin e Byrosë Politike.
Përgjigje: E interpretova vendimin e Byrosë Politike që hetuesia mund t’i kalohej edhe zëvendësministrit, i cili varet nga ministri që e realizon edhe kështu këtë detyrë. Unë jam konsultuar edhe me persona të tjerë, se ideja më lindi mua, pasi nuk e kam kuptuar si detyrim kategorik. Hetuesia kishte volum pune të madh dhe pas 5 – 6 muajsh që e mbajta unë, më lindi ky mendim. E bisedova me zëvendësministrat Feçor Shehu dhe Rexhep Kolli, drejtorin e atëhershëm të hetuesisë, me prokurorin e përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe deri tek sekretari përkatës në KQ të PPSH-së. Ranë dakord me mua që hetuesinë mund ta mbante edhe një zëvendësministër. 18.10. 1982

Re: Vrasjet pa gjyq në vitet ’50-të
Tashme eshte shume ndryshe.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ushtari serb refuzon të dëshmojë për vrasjet në Çyshk
» Tiranë, arrestohet i dyshuari për vrasjet në Shkodër, Admir Tafili
» Rihanna në gjyq për “S&M”
» 100 vitet e problemit çam
» Fëmijëria ime, ishin vitet kur...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi