Boateng: Nuk kam frikë nga Interi
Faqja 1 e 1
Boateng: Nuk kam frikë nga Interi
Transferi i ri i Milanit, Kevin-Prince Boateng, nuk është vonuar dhe ka lansuar një sulm drejt rivalit të përbetuar Interit, duke thënë se nuk ka frikë nga Nerazzurët dhe se ndjen që me Milanin mund t’i fitojë të tri titujt.
“Unë nuk kam frikë nga Interi. Nëse të gjithë japin 100 përqindëshin, ne mund të fitojmë të tri titujt”, theksoi Boateng.
“Unë mund të luaj në të gjitha pozitat në mesfushë, majtas, djathtas dhe kjo do të më ndihmoj të futem në ekip edhe pse unë e di se këtu kemi kampionë dhe nuk do të jetë e lehtë të gjendet hapësira. Unë ndjehem 100 përqind Rossoner dhe do të tregoj se jam në gjendje të luaj në këtë nivel. Konkurrenca nuk më brengos, por unë dua të punoj shumë dhe të mësoj nga Pirlo, Seedorf dhe Gattuso”.
“Ky është hap i madh në karrierën time. Unë falënderoj zotin dhe familjen time, ndërsa tani është koha t’i shpaguaj ata që besuan në mua. Është ëndërr që po bëhet realitet. Bashkëlojtarët, stafi, trajneri, të gjithë më mirëpritën si familja ime. Unë kurrë nuk kam parë qendër sportive si Milanello”, deklaroi Boateng.
Similar topics
» Boateng: Milani, ekipi i jetës time
» Interi i papermbajtshem
» Interi në çerekfinale
» Ky është Interi i vjetër!
» Rummenigge: Interi ishte me fat
» Interi i papermbajtshem
» Interi në çerekfinale
» Ky është Interi i vjetër!
» Rummenigge: Interi ishte me fat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi