Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?

Shko poshtë

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  Empty Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?

Mesazh nga Binni Thu 26 Aug 2010 - 13:54

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  F.0826162539179_m

Sagës ‘Ibrahimovic te Milani’ së shpejti do t’i vijë fundi, pasi që suedezi është më pranë se kurrë transferimit në San Siro, pasi që sulmuesi ka pranuar shkurtim të pagës, një gjë që u konfirmua pas raundit të dytë të bisedimeve në Camp Nou.

Mundësia e vetme është që Milani ta marrë Ibran në formë permanente, pasi që vetë sulmuesi ka pranuar që t’i shkurtohet paga. Kjo ndihmohet dhe nga dëshira e zjarrtë e tij për të kaluar te Milani, duke parë faktin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me Guardiolën.

“Edhe Barcelona edhe Milani kanë sqaruar pozicionet e tyre respektive dhe në këtë pikë, ne po punojmë në një marrëveshje përmanente. Jo huazim, rruga është e gjatë, por mund të them me 50% siguri se marrëveshja do të finalizohet. Unë dua të sqaroj se Marco Boriello nuk është në shitje dhe nuk ka marrëveshje për Huntelaar”, theksoi Galliani pas takimit të dytë.

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  Galliani%20barca

Nga ana tjetër, edhe Raiola hoqi dorë nga mendimet e tij radikale: “Gjërat janë në tavolinë, ne kemi kuptuar gjithçka tani. A do të pranoj ai shkurtim të pagës? Jo është një mundësi, por për çdo rast kjo mund të ndodhë”.

Raiola dhe Galliani janw takuar personalisht me Ibrën për të diskutuar për detajet e kontratës, pasi morën dhe dritën e gjelbërt nga Rosell. Për më të rejat e takimit, qëndroni me ne për çdo informacion.

Në ndërkohë, Sky Sport 24 në mënyrë sensacionale pohon se Robinho ka arritur marrëveshje me Rossonerët, pasi Ariedo Braida ka biseduar të mërkurën me brazilianin, i cili ose do të vijë i vetmuar ose do të vijë së bashku me Ibran.

Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?  Ibra%20gjon(2)

16:09 – Adriano Galliani nuk do të shkojë në Ibiza me Sandro Rosellin për të kaluar pushimet, pasi që dëshiron që deri nesër transferimi të jetë i kompletuar dhe Ibra të luajë ndaj Lecces të dielën. Nga ana tjetër, Klaas-Jan Huntelaar është fare pranë kalimit te Schalke për 15 milionë euro, një shumë që do t’i ndihmojë Milanit në rastin ‘Ibrahimovic’.

16:29 – Bisedimet mes Ibrës dhe Gallianit do të vazhdojnë në mbrëmje. “Do të ketë bisedime në mbrëmje, pasi që në ora 19:00 fillon stërvitja, përndryshe marrëveshja është shumë pranë”, theksoi Galliani pas takimit të parë më sulmuesin.

17:16 – Gjithnjë sipas MilanNews.it, Zlatan Ibrahimovic është pajtuar ta ulë pagën e tij për 20 deri 25%. Në ndërkohë, suedezi është duke u bërë gati për Milanello, pasi që sipas të gjitha gjasave do të paraqitet ndaj Lecces.

19:20 – Ibrahimovic ka kërkuar 24 orë për të menduar për ofertën e Milanit, ndërsa nga ana tjetër Raiola përsëri vazhdoi me deklaratat kontroverse, duke thënë se edhe klube tjera janë të interesuara për suedezin.

19:30: Zlatan Ibrahimovic nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të paraparë për ora 19:00, që është automatikisht një ndër provat e shumta se bisedimet janë avansuar dhe që vërtetojnë se Ibra definitivisht do të jetë lojtar i Milanit.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi