Ibra i jep fitoren Milanit
Faqja 1 e 1
Ibra i jep fitoren Milanit
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për t’i dhënë fitoren 1-0 Milanit në derbin përballë Genoas të zhvilluar në San Siro.
Pavarësisht disa rasteve të krijuara përmes Ronaldinho, Robinho e Boateng në pjesën e parë të ndeshjes, goli i parë për Rossonerët erdhi vetëm në pjesë të dytë. Katër minuta pas pauzës, pas një harkimi të Pirlo, Ibrahimovic reagoi me këmbën e gjatë të tij për të shënuar golin e avantazhit (49’).
Ndryshe nga Genoa që pati raste më të rralla, vendasit krijuan raste të shumta edhe gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, por asnjëri prej tyre nuk arriti të konkretizohet.
Fitorja është e dyta në pesë ndeshje në Serie A për Milanin, dhe e para që nga java a parë. Rosonerrët tash mbledhin tetë pikë në pozitën e katërt, e cila megjithatë rrezikohet nga Cesena, Lazio dhe Chievo, që kanë nga shtatë pikë dhe nesër luajnë ndeshjet e radhës.
Sonte më vonë zhvillohet edhe derbi i javës në Serie A, ai mes Romës dhe Interit në Olimpico.
Similar topics
» Ibra lojtar i Milanit?
» Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?
» Ibra: Fanela e Milanit, më e bukura që kam veshur
» Ibra: Guardiola nuk ka përvojë
» Ibra të kthehet te Barcelona?
» Ibra dhe Robinho lojtarë të Milanit?
» Ibra: Fanela e Milanit, më e bukura që kam veshur
» Ibra: Guardiola nuk ka përvojë
» Ibra të kthehet te Barcelona?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi