Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregim i çuditshëm i një femre !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregim i çuditshëm i një femre !! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregim i çuditshëm i një femre !!

Shko poshtë

Tregim i çuditshëm i një femre !! Empty Tregim i çuditshëm i një femre !!

Mesazh nga remzi Fri 27 Aug 2010 - 22:23

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botërave, paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Si t’ua bësh të tjerëve do të kthehet ty:
Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj, por për ata që bëjnë durim Allahu ka thënë: “… Për durimtarët ka shpërblim pa masë.” (Zumer: 10)

Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërrisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.

Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.

Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezentua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej.Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.
Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç’ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo – iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit …
Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke qarë: unë jam ai.
I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmorr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e don padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.
Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë.
remzi
remzi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 58
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : studimeett

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi