Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

+2
WebMaster
Poeti Dhimbjes
6 posters

Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:09

Vdekja e saj...

Ishin rralluar ditet, kur mbizoteronte te ftohtet dhe acari, pasi tashme po merrte fund
edhe stina bardhe e zi e dimrit. Dita dites, klima ngrohej e thahej sa me shume.
Ndersa peizazhi , sa vinte e zbukurohej me teper, pasi vete stina e pranveres ne te cilen
ndodheshim e vishte me pelhuren madheshtore te gjelberimit. Qendimi ne ambient te hapur,
ishte teper i kendshem dhe mahnites, sepse nuk mungonte ajri i paster, rrezet e ngrohta te
diellit dhe aromat e fresketa te luleve qe kishin celur, neper lartesite e pemeve dhe ne
siperfaqen e gjelberuar, te fushave te gjera.
Keto do te ishin te fundit dite te bukura dhe kenaqesisjellese ne jeten time, te cilat do t’i
kujtoja dhe do t’i ruaja me me te madhen nostalgji, per gjithe jeten time ne vazhdim,
sepse pas ketyre diteve , nuk do te kisha fatin qe te ndjehesha me, kaq i lumtur!

Nje fatkeqesi e zeze, do te behej shkaktare qe ti humbisja pa dashur , te gjitha ditet e
bukura , se te ardhmes time dhe ti zevendesoja ato, vetem me hidherime e plage te
renda qe do te me ndiqnin nga pas, kemba kembes per tere jeten ne vazhdim!
Ketu, merrte fund njehere e pergjithmone, c’do gje e bukur e jetes sime dhe humbiste ne
greminat e pafundme te mjerimit, ku askush nuk ta rikthem me, lumturine!
Do te ishte vdekja e papritur e shpirtit tim binjak e cila do te fundoste, ne thellesite e detit
te kujtimeve, anijen me te cileen lundronte e qete, kenaqesia e jetes sime!

Nata ne te cilen u njftova, se Danjela kishte mbyllur syte, njehere e pergjthmone per kete
jete, do te mbetet nata me e pret ne jeten time, deriva te me rrahe zemra! Kishta me teper
se pese dite qe nuk ngrihej nga shtrati, pasi semundja qe e pati kapluar, ishte teper e rende
dhe e pasherueshme, sikurse e kishin bere te ditur edhe mjeket, pas gjithe atyre analizave te bera!

Ajo kishte rezultuar me tubérculos ne Koke, semundje kjo e pakurueshme deri me sot!
Te verteten mbi semundjen qe ajo pati rezultuar, nuk e dinte askush tjeter, pervec te atit te saj.
Nga dhimbja e madhe qe kishte ne shpirte, i ati nuk e kishte marre dot guximin qe t’i tregonte te bijes,
te verteten per fatin e saj te pret!
Perkundrazi here pas here e ngushullonte dhe se shume shpejte do te sherohej. Ndersa nga ana tjeter,
vajtonte pa pushim, ne brendesine e shpirtit te tij, per te ardhmen e se bijes qe nga dita ne dite, i priste
vdekjen e zeze!

Gjjate periudhes qe ndenjti e semure ne shtrat, shkoja dhe e vizitoja dy here ne dite.
Me shqetesonte shume fakti qe ajo ishte e semure, por nuk e bisoja dhe as qe e kisha menduar
ndonjehere qe ajo te vuante Tuberkulozin! Sa here qe shkoja dhe e gjeja ne castin qe e kishin
zene krizat, me vinte me te vertete shume keq dhe ne te njejten kohe edhe inat per veten qe
nuk isha i afte, te beja ndonje gje per t’ia lehtesuar sadopak, ato kriza aq te forta qe e detyronin
te derdhte lote, si nje foshnje e njome!
Dhimbjet qe semundja i shkaktonte asaj, ne te njejten kohe me rendonin edhe mua thelle ne shpirte.
Nuk qendroja gjate, kur i shkoja per vizite, pasi nuk mundesha qe ta shihja ne ate gjendje teksa
perpelitej ne shtrat nga krizat e medha qe kishte! Megjithate, kurre nuk e pata besuar faktin qe ajo
do te largohej kaq shpejte dhe pa kujtuar nga kjo bote, pasi ishte ende shume e re dhe kishte plot
enderra dhe deshira per te realizuar ne jete! Ate nate, kur ajo i dha lamtumiren e fundit kesaj bote,
une per fat te keq nuk e gjeta pak kohe te lire, per ti bere nje vizite te shkurter, sikurse c'do dite
tjeter.

Ishte ora 22:10 minuta e mbremjes, kur nga dhoma tjeter, degjova zilen e telefonit. Nuk u ngrita
menjehere per ta hapur telefonin, pasi mendova se mos ishte ndonje telefonate e parendesishme,
sikurse ndodh rendomte.
Por kur zilja nuk po pushon se reni, nje tronditje te rende ndjeva ne zemer dhe menjehere mendja
me vajti tek ajo, te cilen heren e fundit kur e vizitova e lashe me te semure se sa ditet e tjera.
Me te shpejte u ngrita dhe vrapova per ne dhomen ne te cilen ndodhej telefoni. E ngrita receptorin
e tij dhe degjova nje ze te mekur e te mbytur qe recitonte dhimbshem disa fjale.
Por une nuk po arrija qe te kuptoja qarte, se cfere po me thoshte ai ze i trishtuar!
Te vetmet fjale qe munda te degjoja paksa qarte, ishin tri fjale te vetme, te cilat mua mu duken si
nje roman i perbere nga tre kapituj!
Konkretishte, keto ishin fjalet qe degjova; '' .......mbylli syte, perjete!''
Ne castin kur keto fjale, dolen nga receptori i telefonit dhe u futen ne veshin tim nga ku me pas, u
transmetuan drejte e ne epiqender te trurit, mu duk sikur nje komete e madhe, u leshua perposhte
nga lartesite marramendese te qiellit te erret qe ishte ate nate dhe me nje shpejtesi sketerre, per
pak sekonda u zbarkua mbi catine e shtepise, ku sebashku me copat e betonit, rane mbi koken time!
Plaget qe keto fjale shkaktuan ne shpirtin tim, qene shume te renda dhe te pasherueshme per mua!
Ashtu i trullosur dhe i vrare ne shpirte, me veshtiresi arrita ta permblidhja pak veten, pasi me nevojitej
te pregatitesha dhe te shkoja per ne shtepine e se ndjeres.
Por nje mendim venites qe me erdhi spontanishte ne mendje, qe edhe po te shkoja atje, nuk do ti shihja
me syte e saj te kalter dhe plot drite si ngahere, pasi ato ishin mbyllur njehere e pergjithmone, beri qe
edhe kembet te me ngrinin ne vend!
Keshtu qe ate nate, nuk e mora me mundimin qe te shkoja ne shtepine e saj, ku prehej ne heshtje,
ne mes te dhomes e me vajtime te shumta perreth, trupi i pajete i saj!
Tere naten e kalova i ulur ne kolltukun, ku zinte vend ajo, sa here qe vinte e qendronte ne shtepine time.
Lotet qe derdha ate nate per te, qene te shumte dhe te pareshtur. Kujtime te shumta me vinin nder mend,
nga ditet e bukura qe patem kaluar sebashku, per kohen qe qeme njohur, dhe patem qendruar prane njeri
tjetrit. Premtime te pafundme qe i kishim bere njeri tjetrit, por qe per per fat te keq mbeten ne gjysem te
udhes dhe qe kurre nuk do te ecnin me perpara!
Shpesh here, kur me mbylleshin syte per gjume, perpara me shfaqeshin dy syte e saj te kalter, te cilet me
shikimin e tyre qortues, ma largonin gjumin menjehere!

Rrezet e forta dhe ndricuese te diellit qe rane ne mengjes dhe u futen ne dhomen ku pata ndenjur tere naten
pa gjume, sikur mi thane paksa, lotet nga syte qe me ishin enjtur. Ne kete dite kaq te bukur pranverore, une
do te shihja per here te fundit, shpirtin tim binjak qe ne te ardhmen do te me mungonte aq shume!
Ndaj me te shpejte u pregatita, per te ikur e per te marre pjese ne funeralin e saj. Ndryshe nga heret e tjera,
kur shkoja dhe e takoja, sot per here te pare pare, u vesha me nje kostum te zi qe do te me ngelte ne trup,
per tere jeten time ne vazhdim!
I rraskapitur dhe i vrare ne shpirte si asnjehere tjeter, mora rrugen per ne shtepine, ku gjithmone e gjeja duke
me pritur ne oborrin e vogel te shtepise, por qe sot nuk ishte duke me pritur me ne vendin e zakonshem, por ne
nje arkivol te kuq e te zbukuruar me Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 66833 te shumta perreth! Ne castin qe po futesha ne dhomen ku prehej trupi
i se ndjeres i mblodha forcat e mia per te fundit here, me qellim qe te mos e jepja veten ne ate ambient.
Me hapa teper te ngadalte, iu drejtova atij arkivoli qe mbante ne brendesine e tij, njeriun qe e desha dhe me
deshi pa mase! Kur u gjenda perbri saj, u perkula ngadale dhe e putha lehte ne balle.
Ndersa me doren qe me dridhej, i vendosa nje trendafil te kuq, ne floket e saj te gjata, qe nuk do ti shihja me
kurre, duke i ledhatuar flladi i fresket i buzembremjeve te kesaj vere, qe sapo kishte trokitur!
Me pas, pa u kthyer fare, bera disa hapa prapa dhe zura vend ne radhen e njerezve qe me dhimbje te madhe,
veshtronin ne heshtje fytyren e saj me nje buzeqeshje te ngrire, pergjysem!

Kur ja ne dhome u futen kater persona qe me nje perkujdesja shume te madhe, i vendosen duarte neper kater
cepat e arkivolit dhe me ngadale e ngriten, per te vazhduar rrugen, e cila nuk te conte ne vend tjeter, pervecse
ne banesat e fundit! Kortezhi qe ndiqte nga pas makinen, ne te cilen udhetonte per ne nje udhe te pakthyeshme
trupi i saj i pajete, ishte teper i gjate dhe gjithsejcili ndjente thelle ne shpirte nje dhimbje te madhe per ate vajze,
qe ne stinen me te bukur dhe me te shtrenjte te jetes, fati e detyroi qe ti jepte fund, c'do gjeje ne kete bote!
Kur makina qe bartte arkivolin e saj, arriti ne varreza, te pranishmit qe gjendeshin ne ate moment, u shperndane
nga radha qe qene vendosur, dhe zune vend ne formen e nje rrethi, ne vendin ku ndodhej varri i hapur dhe qe po
priste i uritur trupin e saj te njome!
Te njejtet persona perseri, e barteb arkivolin e saj nga makina dhe e sollen prane asaj grope te erret, ku pas nje
pushimi disi te shkurter, e leshuan me lehtesi dhe keqardhje shume te madhe, ne fundin e atij varri kobezi, arkivolin
e saj!

Te gjithe te pranishmit qe ndodheshin ne kete funeral, mbushen nga nje grushte me dheun qe kishte dale, kur qe
hapur ajo grope dhe ia hodhen persiper, arkivolit te saj ne shenje respekti per shpirtin e se ndjeres!
Ndersa shikoja grushtat e dheut qe hidheshinmbi arkivolin ku prehej i pajete, shpirti im binjak, mua me vinte se i gjithe
ai dhe, po biente mbi lumturine dhe te ardhmen e jetes sime!
Pas pak castesh, i tere varri u mbush perseri me dheun e tij, por ndryshe nga me pare, tani kishte edhe nje dhurate brenda!

Tashme une nuk mundesha me, te shihja as edhe arkivolin, e jo me trupin e saj qe ishte ne brendesi te atij varri!
I vetmi person qe nuk mundi te hidhte, as edhe nje molekule dheu mbi arkivolin e saj, isha une!
Nuk me bente zemra, te hidhja dheun ne ate varr, per te vetmen arsye, sepse sebashku me trupin e saj, ne ate varr
ishte mbuluar lumturia dhe kenaqesia e jetes sime!
E si do te merrte guximin shpirti im i plagosur qe te hidhte dheun, mbi shpirtin e tij binjak dhe mbi gjerat me te shtrenjta
qe i perkisnin?! Keshtu pra, kjo stine e bukur pranvere qe sapo pati trokitur ate vit, per mua do te rikthehej perseri ne dimer,
ku furtunat, te ftohtet dhe acari i ashper do te mbeteshin te pazevendesueshem per ditet e mia ne vazhdim !!!...


© Saimiri. Qershor - 2004
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga WebMaster Mon 21 Feb 2011 - 2:13

Saimiri e kam lexuar komplet me vemendje kete mbreme edhe me ka ber me verte te hedh lote se ka dhimbje ne kete shkrim saqe ska mbarim kurre dhimbja lot
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga bobi 10 Mon 21 Feb 2011 - 2:15

Saimir.

Me le pafjale,edhe sinqerisht dicka gozhduese me mblodhi kraharorin.

Sa rrenqethese aq e vecante ne stilin tend te te pershkruarit.

Saimir ish vetem ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,?

Ju pergezoj i nderuar.

Miqesisht

BOBI 10
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:16

Klea@Love shkruajti:Saimiri e kam lexuar komplet me vemendje kete mbreme edhe me ka ber me verte te hedh lote se ka dhimbje ne kete shkrim saqe ska mbarim kurre dhimbja Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738

Dhimbja vertet s'ka aspak mbarim, por gjithsesi mundohemi t'a mbysim me shpresa sepse ato n'a mbajn gjalle.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:18

bobi 10 shkruajti:Saimir.

Me le pafjale,edhe sinqerisht dicka gozhduese me mblodhi kraharorin.

Sa rrenqethese aq e vecante ne stilin tend te te pershkruarit.

Saimir ish vetem ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,?

Ju pergezoj i nderuar.

Miqesisht

BOBI 10

Bobi te falenderoj per kohen qe hatxhon duke lexuar shkrimet
apo thurjet e mia dhe te jam mirenjohes per cdo fjale komentuese
qe me shkruan si mik me perzemersi dhe rrespekt:

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Yll Qielli Mon 21 Feb 2011 - 2:22

lot lot lot lot lot lot me vjen shume keq Saimir histori shume e dhimbshme me bere vertet te qaj dhe arsya ishte se nje person i imi dashur vuan na nje semundje pothuajse te ngjashme por der tani c'do gje ecen mire shpresoj qe me kalimin e kohes te sherohen cdo plag qe te ka len kjo histori me respekt Emanuelita
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:23

emanuelita shkruajti: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738 me vjen shume keq Saimir histori shume e dhimbshme me bere vertet te qaj dhe arsya ishte se nje person i imi dashur vuan na nje semundje pothuajse te ngjashme por der tani c'do gje ecen mire shpresoj qe me kalimin e kohes te sherohen cdo plag qe te ka len kjo histori me respekt Emanuelita

Faleminderit Emanuelita per fjalet e tua miqsore dhe per urimet e tua.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:25

Pershendetje te gjithe atyre qe kane lexuar kete tregimin e mesiperm, dhe me lejoni qe tju them se, nuk eshte se me ka ndodhur mua personalisht kjo tragjedi, por i ka ndodhur dikujt tjeter, ndaj une vetem e kam shkruar...

Ju faleminderit per mirkuptimin...

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Yll Qielli Mon 21 Feb 2011 - 2:29

Saimiri shkruajti:Pershendetje te gjithe atyre qe kane lexuar kete tregimin e mesiperm, dhe me lejoni qe tju them se, nuk eshte se me ka ndodhur mua personalisht kjo tragjedi, por i ka ndodhur dikujt tjeter, ndaj une vetem e kam shkruar...

Ju faleminderit per mirkuptimin...

Sinqerisht:
Saimiri...
kujt do qe i ka ndodhur eshte prap nje histori e dhimbshme mua prap me behet qejfi qe ti personalisht se ke perjetuar nje gje te till tregimi ishte mbreslenes dhe plot dhimbje e lot
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:34

E vertete eshte, se njerzit ndjehen keq, madje edhe derdhin lot thjesht me nje lexim terthorazi kesaj historie, por mendoni sa se e hidherueshme, trishtueshme dhe e veshtire eshte per nje person qe i ka rene ne koke, ka patur fatkeqesin qe ta perjetoj ne jete...
E pra kjo eshte jeta, gjithmone mbushur me surpriza sa te embla aq edhe te hidhura.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Yll Qielli Mon 21 Feb 2011 - 2:44

pak me lart fola per nje njeri te dashur qe ka nje semundje te ngjashme ky person eshte i familjes time gjaku im ose me mire drita qe solla ne jet po u them nuk ka me keq se te denoj zoti ne kete menyr nga nje dite te gezuar krejt papritur te mesosh qe ky person dita dites smund te jet me ne jet por ja qe ndodhin dhe mbrekullira aty ku humba gjith shpresat sot e shoh gjith jete dhe gjalleri dhe pse akoma ska mbaruar i jap vetes kurajo qe do jet me mua gjithmon qe zoti do me degjoj dhe sdo ma mari driten e jetes time luletyyyyy time :10578: per te
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:49

Zoti esht i madh, ndaj uroj qe te te ndihmoje e nderuar duke t'a larguar kete dhimbje, ankth dhe frike.
Te uroj qe drita juaj sikurse e quani edhe ju vete, te mos shuhet por te ndricoje gjate dhe tjua shendrise jeten sa me mire.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Emona Mon 21 Feb 2011 - 2:50

E Lexova Me kujdes dhe eshte shum e trishtushem sepse ma Kujtoj humbaje e nje Personi Me myshi Syte me lote ... Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738

Te Pergzoj Per Kete Tregim Qe solle ktu

Me Respekt Emona!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:53

EmoNa shkruajti:E Lexova Me kujdes dhe eshte shum e trishtushem sepse ma Kujtoj humbaje e nje Personi Me myshi Syte me lote ... Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) 465738

Te Pergzoj Per Kete Tregim Qe solle ktu

Me Respekt Emona!

Pershendetje EmoNa dhe faleminderit per minutat e kohes tuaj qe harxhuat per te lexuar kete shkrim timin.
Gjithmone shpirtrat e ndjeshem preken shpejt me pak fjale, sepse e ndjejn menjehere dhimbjen apo trishtimin.


Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 18:13

qenka shum e trishte si histori;jeta te vendos perpara shum sfidave,sidomos para nje semundje te tille;shum e trisht...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 24 Jun 2012 - 12:18

KingiaBurrel shkruajti:qenka shum e trishte si histori;jeta te vendos perpara shum sfidave,sidomos para nje semundje te tille;shum e trisht...

Kjo eshte jeta.
Dikend e toleron dhe dikend tjeter e denon.
Por gjithsesi mbetet gjithnje e shtrenjte per njeriun, si do q te jete, e hidhur apo e embel.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Saimiri - Vdekja e saj (Tregim) Empty Re: Saimiri - Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi