Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nate Pa Ty!!!... (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nate Pa Ty!!!... (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

4 posters

Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 11 Jun 2010 - 12:59

NATË PA TY!!!...

Pika të vogla shiu nisën të bienin nga qielli, i cili qe mbushur
me re dendura e të murrme.
Edhe përse ndodhesha nja njëzetë minuta larg shtëpisë i shpejtova aq shumë hapat,
saqë edhe vetë u habita kur u gjenda përpara derës së shtëpisë, për një periudhë
fare të shkurtër kohore dhe pa u lagur aspak nga shiu që tashmë ishte kthyer në një
rrebesh të vërtetë!
Duart, kërkonin të shfrenuara nëpër xhepa për të gjetur çelësat, sikur të kërkonin
çelësat e portave të kënaqësisë që kishte filluar të më mungonta pa masë këto ditët
e fundit!

Hapa portën me shpejtësi dhe hyra brenda. Në mënyrë të pavetëdijshme drejtohem për
në dhomën e pritjes e cila shumë shpejt më bën të ndjehem disi i nervozuar më zbraztësinë
e saj! U ktheva mbrapa, eca pak hapa përpara dhe më pas u drejtova në të majtë, ku nisa
të ngjisja njëra pas tjetrës me radhë shkallët e mermerta, të cilat më dërguan në katin e dytë
të shtëpisë, kat në të cilin gjendet edhe dhoma ime e punës...
Pasi u sigurova mirë që e kisha vendosur dorën mbi dorëzën e derës e shtypa poshtë lehtë
dhe dera u hap në çast. Në fillim hezitova të futesha brenda, pasi i'u frikësova faktit, se mos
më ndodhte ashtu sikurse në dhomën e pritjes!

I hodha shpejt e shpejt një sy përreth aty nga pragu i derës ku isha dhe e mora me mend që
nuk do të ndjehesha i nervozuar, po të futesha në brendësinë e dhomës.
Shkova dhe zura vend në karrigen që ndodhej përpara kompjuterit. Ndryshe nga herët e tjera
që sapo ulesha në këtë karrige, menjëherë ndizja kompjuterin për të punuar, sonte si për
çudi nuk e kisha një të tillë dëshirë!
Me duar të lidhura mbas qafës, ngrita kokën lart dhe sytë më vajtën menjëherë tek fotografia
jote që gjendej brenda një kornize të vogël e të bukur, varur në mur të cilën ti ma dhurove vetëm
pak ditë pasi në të dy ishim njohur...

Dhe ja, unë akoma vazhdoj t'a mbaj atë fotografi si kujtim nga ti edhe përse ti tashmë nuk më
përket më mua, por nj tjetër personi!
Ashtu me shikimin e fiksuar në brendësinë e asaj kornize të drunjtë e të gdhendur mjeshtërishtë,
ku ndodhet portreti yt shumë i bukur, mendja nisi fluturimin e saj për në të kaluarën për t më
kthyer në kujtesë, ato netë dhe çaste të hareshme e të paharruara që kaloja dikur me ty...
Teksa shihja tiparet e tua tepër të bukura në atë fotografi, zemra ime e plagosur i shtonte akoma
më shumë rrahjet pulsante të saj dhe kërkonte që të të kishte pranë me ç'do kusht!
Fatkeqësishtë ishte kjo dëshirë ishte e pa arritshme, pasi ti pate ikur larg meje dhe unë i mjeri
as që isha në dijeni për vendodhjen tënde aktuale!
Isha i gatshëm të jepja ç'do gjë të shtrenjtë që i përkiste jetës sime, vetëm të më ktheheshe ti
sërish e të m'a shuaje flakën e atij zjarri të madh që më ishte ndezuar në shpirtë e që po më
përvëlonte si llavë vullkani përbrenda!

I pangopur vetëm nga ajo fotografi, nga sirtari i tavolinës nxorra një album të madh fotografish,
të cilat i patëm bërë ne të dy përgjatë periudhës kohore që ndenjtëm sëbashku.
Pasi i vështrova me mall e nostalgji të gjitha fotot dhe vura re që përsëri zjarri i mallit që më ishte
ndezur për ty nuk po më shuhej, por përkundrazi rritej edhe më tepër, vendosa që të dilja sërishtë
nga shtëpia e të shkoja të gjeja ndonjë ambient të zhurmshëm me qëllim që të lehtësohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe malli i madh që më pati kapluar atë natë pa ty...
Me mendime ashtu si të trazuara, dola nga shtëpia dhe akoma pa e pasur të qartë se për ku po shkoja, nisa nisa të ecja si një i dehur nëpër rrugicën e ngushtë përmes lagjes sime të vogël e cila sonte po më dukej më e errët se kurrë ndonjë natë tjetër!
Megjithëse shiu tashmë kishte ndaluar së rëni, unë as që e vura re një gjë të tillë!
Shumë shpejt këmbët më dërguan tek Kafeneja e vogël e lagjes, ku isha i pranishëm pothuajse për ç'do natë... Pa u menduar gjatë, ndryshova mendje dhe vendosa të mos futesha brenda, për të vetmen arsye se të gjithë të pranishmit në atë Kafene më njihnin dhe mbi të gjitha sonte nuk ndihesha në formë ashtu sikurse netët e tjera!
U largova nga aty dhe vajta në një tjetër Bar, ku shkoja shumë rrallë dhe që nuk më njihnin as edhe kamarierët e jo më klientët. Hyra brenda dhe zura vend në njërën nga nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezet e neonëve ndriçues përreth e kishin të vështirë të depërtonin plotësishtë!

Ende pa e vendosur se ç'farë do të merrja për të pirë, trupi i hollë, elegant dhe i gjatë i një kamariereje të veshur me një bluzë të kuqe e me një palë pantallona të zeza që i rrinin ngjitur për trupi, m'u shfaq pranë dhe me një zë të ëmbël porsi të një harabeli, më pyeti;
- Me se mundem t'ju shërbej, zotëri?
- Një birrë Tirana, i'u përgjigja.
E ndërsa sytë vështronin errësirën e natës, përmes parmakëve të dritares që kisha përbri, humbisja thellë e më thellë në humnerat e pafundme të mendimeve që sonte po më ndërlikoheshin në mënyra nga më të çuditshmet!
Tavolinat e tjera përreth ishin mbushur me kliente të tjerë që ndryshe nga unë, bisedonin më ndërmjet tyre dhe që herë pas here i'a jepnin me ndonjë të qeshur...

Dëgjoja plot zëra të ndryshëm por ngaqë nuk isha i interesuar se përse bënin fjalë, më dukeshin si zëra të vdekur dhe që vetëm jehona i'u kishte ngelur nga pas!
Me gishtat si të ngrirë, mbërtheja fort shishen e birrës që më kishte shërbyer kamarierja dhe e rrëkëlleja furishëm herë pas here! Ashtu i vetmuar e i përhumbur në atë gjendje depresionante që më pati kapluar, vazhdova të pija atë natë, deri në orët e para të mëngjesit!

E ndërsa ti mund të ishe duke fjetur gjume e qete dhe ndoshta duke shijuar edhe ndonjë ëndërr të bukur, unë vuaja me shumë dhimbje e në vetmi mungesën tënde që po më torturonte aq shumë atë natë të errët, kur nuk të kisha pranë dhe nuk të shihja dot me sy!
Me zemër të plagosur, mendje të trazuar nga kujtimet e shumta për ty dhe me qepallat e syve të rraskapitura për gjumë, rrëkëlleja furishëm sëbashku me shishen e birrës edhe dhimbjen time, në këtë natë pa ty!!!...



© Saimir Murati...


Londër,
Korrik - 2004
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Grejza Fri 11 Jun 2010 - 23:07

Shume tregim I bukure BRAVO vazhdo te shkruash ...
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 11 Jun 2010 - 23:43

Faleminderit Grejza, per kohen qe ke vene ne dispozicion per ta lexuar kete tregim, dhe njekohesishte edhe per komplimentin.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Grejza Sat 12 Jun 2010 - 5:37

Ska perse ishin fjale nga zemra dheqe i meritoje..Respekt..Grejza
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jun 2010 - 5:38

Une tani e lexova me pelqej shume por un dua librin saimiri si i behet
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 12:06

Grejza shkruajti:Ska perse ishin fjale nga zemra dheqe i meritoje..Respekt..Grejza

Gjithsesi te falenderoj edhe njehere per kohen e vene ne dispozicion per ti lexuar vargjet e mia, dhe per ti vleresuar.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 12:08

Kle@Love@Forum shkruajti:Une tani e lexova me pelqej shume por un dua librin saimiri si i behet

Faleminderit shume mike e nderuar dhe mbi se gjithash me behet qejfi qe te ka pelqyer.

Per sa i perket librit, me keqardhje me duhet te te them, qe ende nuk kam botuar ndonje te tille, por pse jo, mbase ne te ardhmen, ne qofte se e botoj nje te tile, te jap fjalen qe do e ruaj edhe nje kopje, enkas per ty.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Jun 2010 - 12:09

shkrim i bukur dhe me kuptim,urime e suksese ne shkrime te tjera me te reja
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Jun 2010 - 12:11

Anna shkruajti:shkrim i bukur dhe me kuptim,urime e suksese ne shkrime te tjera me te reja

Te faleminderit Anna, dhe me behet qejfi shume qe te ka pelqyer edhe ty tregimi im i mesiperm.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Hera Tue 15 Jun 2010 - 13:43

Sa tregim i bukur!!
Hera
Hera
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne mes te asgjekundit.
Postime Postime : 1967
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/05/2010
Hobi Hobi : Piktura

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 15 Jun 2010 - 13:45

Hera shkruajti:Sa tregim i bukur!!

Faleminderit Hera, qe more mundimin ta lexoje, dhe me behet qejfi qe te ka pelqyer gjithashtu.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Re: Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi